NXËNËSIT E KLASËS SË DYTË DHE MËSUESJA E TYRE NDIHMOJNË DY NGA NXËNËSIT NË KLASË QË KANË DIABET

NXËNËSIT E KLASËS SË DYTË DHE MËSUESJA E TYRE NDIHMOJNË DY NGA NXËNËSIT NË KLASË QË KANË DIABETMësuesja Vesna Avramovska-Dimitrovska nga Shkolla fillore “Kliment Ohridski” në Manastir u mësoi 25 nxënësve saj të klasës së dytë se si t’i pranojnë shokët e tyre dhe ta informojnë atë në rast e gjendja e tyre përmirësohet apo përkeqësohet; - Nxënësit dhe mësuesja në një ngjarje publike prezantuan një video, e cila shfaqte se si këta dy nxënës ndeshen me sëmundjen çdo ditë, në mënyrë që të ngrenë vetëdijen për personat me diabet. (Foto: SDK.MK)

Mësuesja është si një nënë e dytë dhe shembull i vërtetë i kësaj është mësuesja Vesna Avramovska-Dimitrovska e Shkollës fillore “Kliment Ohridski” në Manastir. Ndërsa mësues të tjerë frikësohen nga fakti se mos kanë ndonjë nxënës me diabet, ajo në klasën e saj ka aktualisht dy nxënës me diabet 1. Gjatë ditës ua mat nivelin e sheqerit, u jep mjaltë kur përjetojnë hipoglukemi, e madje u jep edhe ineksione të insulinës.

Por, më e rëndësishmja nga të gjitha është se edhe 25 nxënësit e saj mësuan nga ajo se si t’i pranojnë dy shokët dhe ta lajmërojnë me qetësi mësuesen në rast se gjendja e tyre përkeqësohet apo përmirësohet. Nxënësit dhe mësuesja gjatë këtyre ditëve në një ngjarje publike prezantuan një video se si këta dy nxënës kalojnë betejën ditore me sëmundjen që kanë, në mënyrë që të ngrenë vetëdijen për personat me diabet.

“Kjo është çanta ime. Përveç pajisjeve shkollore, mbaj me vete dhe tërë këto gjëra!”, thotë njëri nga dy nxënësit në video, teksa demonstronte pajisjen për matje dhe rregullim të nivelit të sheqerit. “Shumë gjëra, apo jo? Por, gjëja më e vështirë është injeksioni, matja, korrigjimi”, shton fëmija.

Edhe mësuesja është këtu për të ndihmuar në gjithë këtë proces. Ndërkohë te video kalonin nxënësit, të cilët në shenjë solidariteti po ngjisnin fletë te tabela ku kishin shënuar fjalë të përzemërta  miqësie, dhembshurie, pjekurie, përgjegjësie dhe guximi për dy shokët e klasës.

“Përballemi me shumë probleme. Ndër këto është insulina jocilësore, matësit jocilësorë që tregojnë dallime të mëdha në nivelin e sheqerit. Apeloj që sa më shpejt të sigurohen mjete të paktën për fëmijët deri në moshën 12 vjeçe, senzorët “libre” për matje pa shpim, pasi do t’ua lehtësonin jetën. Është tragjike të shohësh se si një fëmijë shpohet të paktën 10 herë në ditë, përveç terapisë me insulin, vetëm për të matur sheqerin”, shton mësuesja. (Foto: SDK.MK)

“Kemi arritur që të matim glikeminë në mënyrë më të zgjuar dhe të përballemi me situatat e ndryshme, jo vetëm unë, por edhe nxënësit e mi, që mund të dallojmë nëse ka ndryshuar gjendja te fëmijët me diabet. Në momentet e hiper ose hipoglikemisë, kemi zhvilluar një komunikim të veçantë, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet pa pengesë, por ndërkohë edhe t’u jepet ndihma përkatëse. Kemi krijuar gjuhën tonë të shenjave, për të bërë të ditur nëse situata është serioze apo nëse rreziku është i madh. Në klasë duhet të mbizotërojë heshtje absolute dhe të reagohet në një mënyrë të caktuar”, thotë mësuesja.

Meqenëse nuk kanë mjetet e duhura, siç i kanë shkollat fillore në shtetet tjera, ku përballen me situata të tilla, mësuesja përdor mjaltin për të rritur sheqerin apo injeksionin në rast se niveli i sheqerit është i lartë. Njëri prej fëmijëve me diabet një senzor në dorë që i tregon nivelin e sheqerit, por tjetri duhet të shpohet që ta kontrollojë.

“Përballemi me shumë probleme. Ndër këto është insulina jocilësore, matësit jocilësorë që tregojnë dallime të mëdha në nivelin e sheqerit. Apeloj që sa më shpejt të sigurohen mjete të paktën për fëmijët deri në moshën 12 vjeçe, senzorët “libre” për matje pa shpim, pasi do t’ua lehtësonin jetën. Është tragjike të shohësh se si një fëmijë shpohet të paktën 10 herë në ditë, përveç terapisë me insulinë, vetëm për të matur sheqerin”, shton mësuesja.

Mirëpo, jo të gjitha përvojat në arsim janë të këtilla. Shpesh herë fëmijët me sëmundje të sheqerit diskriminohen, por ka dhe raste kur prindërit shkojnë me ta në shkollë, për t’u dhënë insulinë.

“Vazhdon të ekzistojë diskriminimi te këta fëmijë. Personalisht, unë njoh një fëmijë i cili nuk shkon në shkollë për shkak të hipoglikemisë, që mendoj se është diçka që nuk duhet lejuar”, thotë internistja diabetologe, Mirjana Mlladenovska.

Nga Shoqata e diabetikëve të Manastirit thonë se nevojitet një edukim nëpër shkolla.

“Ne bëjmë një edukim të tillë në gjimnaz. Këta fëmijë duhet të lirohen dhe të thonë se e kanë diabetin pasi ky nuk është turp, por një gjendje që u ka rastisur të kenë. Fëmija duhet të pranohet në mjedisin ku i ka takuar të jetojë”, thotë kryetari Boris Mijallçev.

Nga spitali i Manastirit thonë se për 1 përqind nga vjet deri sivjet është rritur numri i adoleshentëve nga 14 deri në 18 vjet të sëmurë nga diabeti. Fëmijët më të vegjël çohen për mjekim në Klinikën për fëmijë në Shkup, kështu që nuk dihet numri i saktë, por mesatarisht janë nga 10 deri në 15 vjet.

“Diabeti tashmë ka karakteristika pandemie në botë, me rreth 400 persona të sëmurë. Në Manastir nuk kemi një numër të saktë por me siguri ka mbi 15.000, nga të cilët mbi 7.000 janë me insulinë. Kemi një rritje prej vitit të kaluar, sidomos të diabetit 2 te fëmijët, për shkak të të ushqyerit joadekuat. Diabeti, i cili ishte karakteristik për të moshuarit, tani po shfaqet edhe te popullsia më e re”, thotë doktoresha Liljana Naçevska, interniste e cila merret me problematikën e sëmundjes së sheqerit për një kohë të gjatë

ZH. ZDRAVKOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира