PACIENTET ME KANCER NË GJI NUK MUND TË BËJNË EHO APO MAMOGRAFI NË SHËNDETIN PUBLIK, POR DUHET TË PAGUAJNË NËPËR KLINIKA PRIVATE

PACIENTET ME KANCER NË GJI NUK MUND TË BËJNË EHO APO MAMOGRAFI NË SHËNDETIN PUBLIK, POR DUHET TË PAGUAJNË NËPËR KLINIKA PRIVATENjë pjesë e pacientëve në këtë pandemi, nuk kanë vendosur të bëjnë kontroll të kancerit pasi kanë frikë se do të infektohen. Kështu njëkohësisht ata e zvogëlojnë rrezikun nga koronavirusi, por e rrisin rrezikun që vjen nga vonesa në vizitë mjekësore. (Foto: Arkivi privat)

Pacientëve me kancer të gjirit u është bërë e pamundur të bëjnë eho ose mamografi në shëndetin publik dhe për një ekzaminim të tillë u duhet të shkojnë në një ordinancë private që ofron shërbime të këtilla, thonë nga “Љубов сме – Jemi dashuri”, një grup joformal në rrjetet sociale, qëllimi i të cilit është të mbështesin personat me kancer. Por, ata shtojnë, problemi është se disa prej tyre nuk mund ta përballojnë kontrollin financiarisht, ndërsa të tjerët kanë frikë të “përzihen” me njerëzit dhe kanë vendosur që ta shtyjnë atë.

“Fatkeqësisht, kimioterapitë, edhe pse një aleat i mirë në luftën kundër kancerit, mund të ndikojnë në shumë organe, gjë që sigurisht që është një arsye se pse pacientët e onkologjisë vizitojnë specialistë në fusha të ndryshme si kardiologjia dhe gjinekologjia. Një pjesë e pacientëve në këtë pandemi nuk zgjedhin t’i bëjnë këto ekzaminime, dhe arsyeja për këtë është frika se mos infektohen, kështu që në të njëjtën kohë ata zvogëlojnë rrezikun e virusit, por rrisin rrezikun e vonimit të vizitës te mjeku. Prandaj ne apelojmë drejt publikut tonë që të respektojë masat në mënyrë që virusi të çrrënjoset sa më shpejt dhe kështu të mos përkeqësohet gjendja e personave me kancer”, tha Makedonka Ikonomova-Davçeva nga Shoqata.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi për SAKAMDAKAZAM.MK se “mamografia, duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, kryhet në një numër minimal”, duke shtuar se të gjithë pacientët me udhëzim urgjent 24-orësh pranohen pa pengesë.

Nga kabineti i Ministrit Venko Filipçe nuk mund të japin një përjgigje rreth asaj se kur do të normalizohet puna e spitaleve në shëndetin publik.

Më 17 mars, Klinika për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup njoftoi se të gjitha terminet e pacientëve për kontrolle të rregullta po shtyhen, ndërsa pacientët që marrin kimioterapi dhe imunoterapi gjatë kësaj periudhe, duhet të vazhdojnë të paraqiten rregullisht në terminin e caktuar, në mënyrë që të marrin me kohë terapinë e duhur. Klinika rekomandoi që terapia me pilula të merret nga një prej anëtarëve të familjes së pacientit.

Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë në fillim të krizës së koronës rekomandoi që terapia pilula të merret nga një prej anëtarëve të familjes së pacientit. (Foto: SDK.MK)

“Nëse pacientët kanë pyetje të tjera, mund të telefonojnë në numrin e klinikës: 02-314-7900. Shërbimet gjatë kujdestarisë në onkologji vazhdojnë të funksionojnë si më parë ”, thanë nga Klinika për Radioterapi dhe Onkologji.

Sa i përket qasjes drej shërbimeve mjekësore gjatë krizës së koronës, Ikonomova-Davçeva pajtohet se qëllimi i këtij vendimi të drejtorit të Klinikës ishte ulja e nivelit të qarkullimit të njerëzve, me anë të së cilës do të bëhet edhe rritja e hapësirës për ruajtjen e distancës së nevojshme sociale.  Kimioterapitë dhe rrezatimi janë zhvilluar pa probleme gjatë gjithë kësaj kohe, tha ajo, por kontrollet janë anuluar, përveç rasteve urgjente, në mënyrë që tani përsëri të mund të fillojnë të caktohen.

“Për fat të mirë, më shumë se një muaj më parë, terapia me pilula nga Shkupi filloi të shpërndahet në Manastir, Shtip dhe Tetovë, kështu që pacientëve të onkologjisë u është mundësuar një qasje më e madhe ndaj ilaçeve”, shtoi ajo.

Me Davçevën gjithashtu kemi diskutuar se si masat kufizuese ndikojnë në shëndetin e personave me sëmundje malinje, dhe ajo thotë se pandemia ka ndikuar në shëndetin psikofizik të pacientëve. Ata që marrin kimioterapi duhet të dalin për të bërë shëtitje, por nuk e bëjnë atë aq shpesh sa është e nevojshme, sepse disa qytetarë nuk i respektojnë masat, kështu që ata do të ishin në rrezik  nëse e gjejnë veten në bllokim trafiku pa distancë fizike, ose mes njerëzve që nuk mbajnë maska. Fatkeqësisht, tha ajo, për grupin e qytetarëve me rrezikshmëri të lartë, nuk kishte leje për të lëvizur gjatë orarit të policisë, i cili në të vërtetë do të ishte shumë i dobishëm për ta.

“Të gjithë ne që përbëjmë “Љубов сме – Ne jemi dashuri” besojmë se dashuria është një armë e fuqishme në luftën kundër kancerit,” deklaruan Makedonka Ikonomova-Davceva dhe Misrete Edipi. (Foto: Arkivi privat)

“Kthimi në shtëpi çon në mendime negative, sepse pacientët e dinë që duhet të izolohen për shkak të skepticizmit të dikujt për rreziqet e virusit ose sepse dikush ka shumë vapë me maskë, pa menduar për situatën e njerëzve që ndodhen mes katër mureve. Disa pacientë nga onkologjia kanë përfunduar kimioterapinë dhe rrezatimin e tyre pas fillimit të pandemisë. Pra, arritën deri në atë pikë sa të presin shumë gjatë pa mundur të gëzohen ashtu siç e prisnin, pa qenë në gjendje të merrnin një përqafim nga familja e tyre, sepse kurrë nuk mund të dihet nëse dikush është apo jo një bartës asimptomatik i koronavirusit. Numri i pacientëve të tillë po rritet dhe fundi i pandemisë nuk është në horizont.  Sidoqoftë, mbështetja psikologjike nuk ka pushuar në asnjë moment. Psikologët tanë janë të disponueshëm për ne përmes telefonit dhe në internet. Çdo të mërkurë në ora 18.00 ne organizojmë takime në Zoom”, thotë Davçeva.

Ajo theksoi se nëse virusi është akoma i pranishëm në vend dhe po organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e mundur që disa persona me kancer të mos dalin në zgjedhje pikërisht për shkak të rritjes së rrezikut të përkeqësimit të sëmundjes së tyre nga koronavirusi. Mbase politikanët duhet të konsiderojnë mundësinë që disa grupe të cenueshme të qytetarëve të votojnë në shtëpitë e tyre dhe fletët e votimit t’iu jepen nga përfaqësues të bordit zgjedhor, në mënyrë që ata të mos rrezikohen dhe njëkohësisht të mund të kryejnë të drejtën e tyre për të votuar.

Kjo javë u është dedikuar të gjithë atyre që kanë mundur kancerin, dhe Davçeva thotë se aktualisht janë duke ndërmarrë aktivitete për regjistrimin e shoqatës dhe kur të zyrtarizohet, presin që përmes implementimit të projekteve të ndihmojnë sa më shumë njerëz që është e mundur, të cilët përballen me këtë sëmundje.

“Ky grup ka ekzistuar për gati tre vjet, që kur ne vetë u përballëm me sëmundjen. Duke dashur të ndajmë këshilla dhe përvoja të dobishme, kemi formuar një grup mjekësh dhe onkologësh, si dhe infermieresh. Falë komunikimit që kemi atje, pacientët me sëmundje malinje arrijnë të marrin informacione të dobishme dhe të verifikuara që kanë një rëndësi të veçantë për ta, sepse në internet mund të ketë shumë keqinformime, sidomos nga portalet që duan vetëm të fitojnë klikime në dëm të dikujt tjetër. Edhe pse grupi është akoma joformal, ne shpesh jemi në kontakt me autoritetet shëndetësore, falë të cilave kemi arritur të kemi mbështetje psikologjike falas për pacientët me kancer. “Të gjithë ne që përbëjmë “Љубов сме – Jemi dashuri” besojmë se dashuria është një armë e fuqishme në luftën kundër kancerit,” thanë Makedonka Ikonomova-Davçeva dhe Misrete Edipi.

B. NESTOROSKA 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира