PAS PESË VJETËSH ENDJEJE NËPËR GJYKATA, PROFESORESHA ARJETA VELIU KTHEHET NË PUNË

PAS PESË VJETËSH ENDJEJE NËPËR GJYKATA, PROFESORESHA ARJETA VELIU KTHEHET NË PUNËDrejtoresha e shkollës ekonomike në Tetovë për një vit nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Supreme për të kthyer profesoreshën e pushuar nga puna në vendin e saj të punës. – Profesoresha Arjeta Veliu (Foto: SDK.MK)

 Pesë vjet i kaloi duke vrapuar nëpër gjykata, plot afate, gjykime, ankesa dhe rigjykime. Më në fund, profesoresha Arjeta Veliu u kthye në punë në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë. Nga e hëna, ajo do të vijojë së punuari si profesoreshë e lëndë së ekonomisë.

“Thjesht nuk mund ta besoj se beteja ime ka korrur sukses dhe se më në fund po kthehem në punë. Një betejë e cila zgjati plot pesë vjet, më në fund ka përfunduar. Mora lajmërimin të enjten në ora 10 që të shkoj te drejtoresha e shkollës për të filluar me punë të re. Kuptohet se unë shkova në kohë, por drejtoresha nuk ishte aty. Megjithatë, kjo nuk kishte rëndësi. Përgjegjësi i shkollës më tha se duhej të takohesha me pedagogun e shkollës për të marrë programin mësimor. Të premten, gjithashtu, shkova për të marrë orarin, kurse të hënën zyrtarisht do të nis me punë. Do të ligjeroj 4 lëndë të fushës së ekonomisë me orar të plotë prej 20 orësh dhe me marrëdhënie punë me kohë të papërcaktuar”, na tregoi tërë gëzim Arjeta.

Për dy vjet e gjysmë, Arjeta ka punuar te shkolla e mesme e komunës së Tetovës “8 Shtatori” duke dhënë lëndë profesionale të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 2013, kur është shpallur konkursi për pranimin e 11 profesorëve për lëndë profesionale të ekonomisë, Arjeta nuk ka figuruar mes personave të pranuar, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret që kërkohen me anë të konkursit. Drejtoresha e shkollës ekonomike, Ramije Kurtishi, nuk ka dashur të dëgjojë asgjë në lidhje me ankesat dhe arsyet e Arjetës.

Nga ky moment e tutje, për Arjetën fillon një betejë nëpër gjykata për të rikthyer drejtësinë. E fitoi çështjen në Gjykatën themelore të Tetovës, Gykatën apeluese në Gostivar dhe më së fundi me Gjykatën Supreme. Por edhe pas kësaj, nuk përfunduan problemet e saj, pasi drejtoresha Kurtishi, për një vit të tërë nuk pranonte të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme. Për këtë rast janë interesuar dhe kanë intervenuar dhe Avokati i popullit dhe Ministri për arsimit dhe media, pasi bëhet fjalë për moszbatim të vendimit më të lartë gjyqësor.

“Unë mendoj se pa ndihmën e mediave, të televizionit Alsat M dhe portalit Sakam da Kazam, që shkruanin mbi rastin tim, unë do të isha ende duke në shtëpi duke pritur pa shpresa që të kthehesha në punë. Gjithashtu, jam  shumë mirënjohëse ndaj Ministrit të arsimit dhe Avokatit të Popullit, të cilët ndihmuan që vendimi i gjykatës më në fund të zbatohej në shkollë.Gjatë këtyre 5 vjetëve kam zhvilluar dy beteja të mëdha dhe të dyja kanë mbaruar me sukses.  Pas 10 vjetëve steriliteti, më në fund kam një fëmijë, vajzën time të mrekullueshme Erina, ndërsa fitorja ime e dytë është kthimi im në punë. Tani mbetet vetëm të gjendet punë edhe për tim shoq, por mendoj se edhe kjo gjë do të zgjidhet së shpejti.

Z. ANDONOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира