PAS ZBULIMIT SE FËMIJËT RISOCIALIZOHESHIN ME DIAZEPAM DHE HELEKS, NË ENTIN EDUKUES “TETOVO” U NDËRMOR NJË KONTROLL UGJENT I ÇRREGULLT

PAS ZBULIMIT SE FËMIJËT RISOCIALIZOHESHIN ME DIAZEPAM DHE HELEKS, NË ENTIN EDUKUES “TETOVO” U NDËRMOR NJË KONTROLL UGJENT I ÇRREGULLT"Krijohet përshtypja se për shkak të dozave të forta të terapisë të cilën pranojnë, shumica e tyre nuk kanë përqendrim të qartë dhe duken sikur nuk janë të pranishëm dhe nuk kanë interes për rrethin ku ndodhen”, thotë zëvendës Avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa – Dollapi ku mbahen ilaçet në Entin EK “Tetovo”. (Foto: Avokati i popullit)

“Pas lajmit të shpallur në portalin “SAKAMDAKAZAM.MK” drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve Jovica Stojkoviq kreu një kontroll të çrregullt dhe urgjent të entit në Ohër ku janë akomoduar personat e Entit edukues-korrigjues “Tetovo”, por edhe të miturit e burgut të të miturve (persona të mitur të gjykuar me dënim burgu)”, informoi sonte Drejtoria për kryerjen e sanksioneve.

Në “Tetovo” Avokati i popullit gjatë kontrollit të fundit ka takuar të gjithë 16 personat nën terapi të fortë me diazepam, heleks dhe mjekime të tjera antidepresive dhe ilaçe për çrregullime psikike.

Sipas informacioneve tona në Entin EK “Tetovo” i cili përkohësisht ndodhet në burgun e të miturve në Ohër, drejtori Stojanoviq ndodhet akoma në Drejtori duke biseduar me fëmijët dhe edukatoret.

Fëmijët nuk ishin të fokusuar, vetëm rrinin ulur dhe u flihej. Të gjithë ishin në dozën e fortë prej 5 deri në 20 miligramëve diazepam, heleks dhe mjekime të tjera të shkruara nga psikiatri”, tha mbrëmë Zëvendës avokati i popullit Vaska Bajramovska-Mustafa.

“Drejtoria për kryerjen e sanksioneve dha urdhër me anë të të cilit udhëzojnë që një numër shtesë i të punësuave në Sektorin për risocializim në Entin EK “Tetovë” të punojnë bashkë me të strehuarit.
Informacione më të sakta në raport me përmbushjen e rekomandimeve nga Avokati i popullit dhe gjendjen e personave në “Tetovo” do të shpallen nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve gjatë ditës së nesërme”, u tha mbrëmë nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve.

S. K. DELEVSKA

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари