PERSONAT E PADUKSHËM TË SISTEMIT MË NË FUND MARRIN CERTIFIKATA TË LINDJES, SULEJMANI THOTË SE DERI NË FUND TË VITIT DO TË DUHET TË REGJISTROHEN TË GJITHË

PERSONAT E PADUKSHËM TË SISTEMIT MË NË FUND MARRIN CERTIFIKATA TË LINDJES, SULEJMANI THOTË SE DERI NË FUND TË VITIT DO TË DUHET TË REGJISTROHEN TË GJITHËDrejtori i Drejtorisë për udhëheqjen me librat amë Emir Sulejmani (Foto: K.Popov)

Po rregullohet puna e regjistrimit të personave pa certifikata të lindjes dhe pa të dokumente të tjera personale, që kryesisht i takojnë popullatës rome, ndërsa Drejtoria për udhëheqjen me librat amë nxiton deri në afatin ligjor 31.12.2023  t’i regjistrojë dhe t’u japë certifikata lindjeje plot 526 personave – fantazmë që janë paraqitur vetë apo janë gjetur nga qendrat sociale dhe organazitat joqeveritare.

U mitaruan edhe ndryshime ligjore për qëndrim, banim dhe për kartë identieti, e kështu bashkëqytetarët tanë do të munden me certifikatën e lindjes të paraqesin kërkesë edhe për dokumente personale.

Për herë të parë këta persona marrin një identitet. Tani do të mund të përdorin sigurim shëndetësor, të shkojnë në shkollë, kurse më të rritur të punësohen, t’u rrjedhë stazhi, të hapin llogari bankare, të kenë numra celular me parapagesë, të marrin kredi, të kalojnë provimin e vozitjes dhe t’i gëzojnë të gjitha të drejtat si qytetarët e tjerë të shoqërisë.

Deri më tani në të gjitha njësitë rajonale në përbërjen e Drejtorisë janë nxjerrë rreth 150 certifikata. Në periudhën që vijon, do të organizohen ditë për pranim në Drejtorinë për udhëheqjen me librat amë të të lindurve.

S.K. DELEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира