PRONARËT PUSHUAN PUNËTORET E TEKSTILIT NË KOHË TË MASAVE PËR QËNDRIM NË SHTËPI, “GLLASEN TEKSTILEC” DHE INSPEKTORATI I KTHYEN NË PUNË

PRONARËT PUSHUAN PUNËTORET E TEKSTILIT NË KOHË TË MASAVE PËR QËNDRIM NË SHTËPI, “GLLASEN TEKSTILEC” DHE INSPEKTORATI I KTHYEN NË PUNË“Mos nënshkruani asnjë lloj marrëveshje për largim nga puna. Refuzoni ato. Në këtë mënyrë as Inspektorati i punës, as Gjykata nuk mund të vërtetojë asgjë, pasi ju nuk keni nënshkruar”, paralajmëron Kristina Ampeva, kryetare e organizatës joqeveritare “Gllasen tekstilec” e cila gjatë kohës së pandemisë është kapluar nga paraqitjet dhe parashtresat në lidhje me rrogat e ulura, largimet nga puna dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga pronarët e konfeksioneve në të gjithë shtetin. (Foto: Gj. Liçovski)

Në industrinë e tekstilit në Shtip ka ndodhur një seri keqpërdorimesh të të drejtave të punëtorëve nga fillimi i koronavirusit. Dallga e parë e pushimeve nga puna i kaploi nënat e reja të cilat ishin të detyruara të qëndrojnë në shtëpi për të ruajtur fëmijët e tyre, meqënëse kopshtet dhe shkollat nuk punojnë.

Punonjësja e re, e cila është nënë e 3 fëmijëve të vegjël, ka dërguar parashtresë drejt Shoqatës për punëtorët e tekstilit, lëkurës dhe këpucave “Gllasen tekstilec”, meqënëse shefi i konfeksionit ku ajo punon ka dashur ta pushojë nga puna që në fillim të pandemisë, ndërkohë që gruaja në fjalë ka qenë duke i shfryëtzuar masat e qeverisë për lirim nga puna të një prindi për ruajtjen e fëmijëve nën 10 vjeç.

Punonjësja në fjalë ka pasur marrëveshje punë për një kohë të caktuar, me përfundim në datë 27 mars, por pronari i konfeksionit e ka pushuar 10 ditë para afatit. Pas këtij incidenti ajo ka paraqitur rastin te Inspektorati i punës, i cili e ka kthyer punëtoren në marrëdhënie të rregullta pune.

Pas kësaj punëdhënësi i saj i ka dërguar në shtëpi aneksin e të vulosur, por pa nënshkrimin e tij. Me këtë ankeks pa nënshkrim ka vazhduar procesi i punës së saj nga 26 mars deri 26 qershor 2020.

“Punonjësja (emrin e së cilës nuk do ta themi, ashtu siç nuk do ta përmendim as identitetin e shefit), është dashur të shkojë në kompani, që t’ua kthejë aneksin dhe t’i detyrojë që të nënshkruajnë dhe t’i japin një kopje të dokumentit edhe asaj. Bëhet fjalë për një nga punëtoret më të mira dhe më produktive, por me këtë lloj sjellje të shefit, ajo s’kishte tjetër zgjidhje veçse të dorëzohej. Thoshte me vete: Nëse kanë vendosur të jetë kështu, le të më humbin si punonjëse. Kështu, në vend që të shkojë te kompania për të kërkuar nënshkrimin e aneksit, ajo mbetet në shtëpi, pasi objektivisht, nuk ka se kush t’ia ruajë fëmijët. Inspektori mbetet i pafuqishëm. Shefi “e kthen” në punë vetëm për një muaj dhe pastaj vazhdon ta paguajë me pagesë për shkurtim nga puna. Marrëveshjen e punës për dy muajt e mbetur e ndërpresin përgjithnjë dhe në këtë mënyrë punonjësja më e mirë përfundon para Agjencisë së punësimit. Mbetet në pamundësi që edhe të kërkojë punë, ka tre fëmijë, kopshtet nuk punojnë”, flet në emër të saj Kristina Ampeva, kryetare e “Gllasen tekstilec”.

Ampeva thotë se punonjësja ka hequr dorë nga lufta kundër shefit të saj dhe ka humbur dëshirën për punë kur ka parë qëndrimin e tij çnjerëzor kundrejt punonjësve, sidomos nënave të fëmijëve të vegjël, të cilave, për më tepër, me ligj u takon mundësia për të mos shkuar në punë deri sa të kalojë kriza e koronavirusit.

Asaj i vjen keq që tani, kur më në fund inspektorët e punës mbajtën anën e punonjësve, ajo nuk ishte në gjendje të rendë pas institucioneve për të luftuar kundër shefit që e ka pushuar pa pikën e së drejtës.

Inspektorati i punës dhe gjykata janë të pafuqishëm kur punëtoret nënshkruajnë transferim nga një orar pune i papërcaktuar në të përcaktuar, kur janë interne, apo kur humbin dëshirën për të luftuar për të drejtat e tyre dhe kështu nuk i paraqesin në kohë keqpërdorimet që u bëhen” – Kristina Ampeva (Foto: Gj. Liçovski)

Në emër të një punonjëseje tjetër anonime nga një qytet tjetër, Ampeva tregon se ekziston diskriminimi gjinor edhe në rastet kur punonjësja është në marrëveshje pune për kohë të papërcaktuar, me anë të cilës asaj i sigurohet statusi i punës.

“Përsëri kemi të bëjmë me punëtore-nënë, e cila punon tashmë disa vjet në një nga firmat-bija të shefit të konfeksionit të tekstilit. Fillimisht ai e ka transferuar atë në një tjetër firmë-bijë për një kohë të caktuar prej një muaji. Marrëdhënia e punës atje i ka përfunduar në prill. Kjo punëtore i ka shfrytëzuar masat e qeverisë për ruajtjen e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit dhe nuk ka qenë në dijeni për gjërat, derisa i ka ardhur letra në shtëpi. Për momentin ajo akoma nuk mund të kërkojë punë.”, shprehet Ampeva për gruan në fjalë.

Ampeva nuk dëshiron të zbulojë më tepër mbi këtë rast ku, përveç Inspektoratit të punës, janë të përfshira edhe organe të tjera shtetërore.

Pronarët e konfeksioneve kërkojnë mënyra të ndryshme për ruajtjen e kapitalit në kushte kur niveli i prodhimtarisë ulet, si zvogëlimi i porosive dhe eksportit dhe diskriminimi i atyre që përdorin masat qeveritare gjatë pandemisë.

Kemi dhe një rast tjetër, të një nëne të fëmijëve të vegjël nga Shtipi, e cila gjithashtu po shfrytëzonte masat e mbrojtjes nga kovid -19, duke qëndruar në shtëpi, me rrogë të zvogëluar. Kur është paraqitur në  “Gllasen tesktilec” , i kanë sugjeruar të nxjerrë formularet M1 dhe M2 dhe të shohë se çfarë është problemi.

“Me t’i nxjerrë formularët, shikon se shefi i saj me vetëiniciativë ia ka ndryshuar orarin e punës, nga 8 në 5, në mënyrë që të mos ia paguajë rrogën minimale prej 14.500, por më pak se kaq, pasi kjo shumë është vetëm për punëtorët që punojnë 8 orë në ditë. Shteti i ka lejuar me Dekret që t’i shfryëtojë masat dhe shefi nuk guxon të mos ia japë rrogën siç i takon. Ajo e ka paraqitur rastin te Inspektorati i punës dhe pas intervenimit të tij, pronari i konfeksionit e ka korrigjuar orarin e saj të punës”, shprehet Ampeva për këtë rast.

“Inspektorati i punës u bë partneri ynë. Do t’i kisha veçuar sidomos inspektorët e Shkupit, Shtipit, Manastririt, dhe Dellçevës, të cilët reaguan menjëherë ndaj kërkesave tona. Ndërkohë që ishim duke folur me të, u lajmërua një punëtore duke thënë se do të vinte në Shoqatë për të paraqitur rastin e keqpërdorimit të të drejtave të saj të punës. Ndërkohë të tjerë Ampevës i shkruanin mesazhe private në profilin e saj të FB, pasi ajo vazhdimisht shprehet publikisht mbi gjendjen, duke i paralajmëruar punëtorët rreth keqpërdorimve të mundshme nga punëdhënësit e tyre.

S. K. DELEVSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари