PSE DISA PACIENTË TË MOSHUAR SHËROHEN, KURSE DISA TË RINJ VDESIN, INXHINIERËT GJENTIKË DHE BIOTEKNOLOGJIKË NË ASHAM JANË AFËR GJETJES SË NËNTIPEVE DHE MUTACIONEVE TË KORONAVIRUSIT

PSE DISA PACIENTË TË MOSHUAR SHËROHEN, KURSE DISA TË RINJ VDESIN, INXHINIERËT GJENTIKË DHE BIOTEKNOLOGJIKË NË ASHAM JANË AFËR GJETJES SË NËNTIPEVE DHE MUTACIONEVE TË KORONAVIRUSITNjëri nga projektet e ASHAM është sekuencionimi i genomeve të viruseve që ndodhen në shtetin tonë, pasi për epidemiologët është e rëndësishme të shohim subtipet e virusit, mes tjerash që të mund të bëhet “trejsing” i mënyrës së ngjitjes së virusit dhe krijimit të klastereve të reja, që të mund të intervenojnë me masa specifike – Akademik Aleksandar Dimovski nga Qendra për inxhienieri gjenetike dhe bioteknologji “Gjorgji Efremov” (Foto: K. Popov)

Qendra për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji “Gjorgji Evremov” në ASHAM, nën udhëheqjen e profesorit të Fakultetit të farmaceutikës në Shkup Aleksandar Dimovski është në prag të rezultateve të para mbi funksionimin e koronavirusit te pacientët e grupeve të ndryshme, të cilët poashtu kanë pasoja të ndryshme. Qëllimi është të arrihet sa më shpejt te një ilaç, i cili do t’i zbusë gjendjet e rënda që çojnë drejt vdekjes. Të dhënat që kjo Qendër mbledh dërgohen në bazën botërore të të dhënave, në mënyrë të të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur vaksina kundër këtij virusi.

Akademiku Dimovski thotë se për herë të parë në historinë e mjekësisë botërore, janë gjeneruar kaq shumë të dhëna.

“Sa i përket infektimit me COVID, ne fillimisht nuk kishim planifikuar të futemi në diagnostikë,  kishim synimin që të ofronim diçka për nga aspekti hulumtues. Mirëpo, kapaciteti i kufizuar i testimeve bëri që të duhej të merrnim një pjesë nga barra e Institutit të shëndetit publik. Gjatë muajve të fundit kemi bërë diagnostikë rutinore për praninë e virusit, gjë e cila na merr një pjesë të konsiderueshme të kohës, pasi veç kësaj, bëjmë dhe 200 teste në ditë. Bëhet fjalë për teste nga pacientë të cilët kryesisht ndodhen jashtë Shkupit. Ne bëjmë gjithashtu skriningun e kopshteve në Shkup, si dhe testet e para e të dyta për lirimin e njerëzve që kanë pasur kontakt me të infektuar”, thotë Dimovski.

„Ne fillimisht nuk kishim planifikuar të futemi në diagnostikë, kishim synimin që të ofronim diçka për nga aspekti hulumtues. Mirëpo, kapaciteti i kufizuar i testimeve bëri që të duhej të merrnim një pjesë nga barra e Institutit të shëndetit publik.“ thotë akademiku Aleksandar Dimovski (Foto: K. Popov)

Shumë më e rëndësishme se të ndihmuarit e Institutit për testime dhe skriningje është hulumturmi i virusit, që momentalisht po zhvillohet në mënyrë dinamike në Qendrën në ASHAM.

Që në fillim ne propozuam dy projekte gjenerale. Njëri do të shërbente për të sekuencionuar genomet e viruseve që ndodhen në shtetin tonë. Meqenëse kishte disa indikacione mjekësore, donim të shihnim se nga na vijnë viruset. Së dyti, për epidemiologët është e rëndësishme që t’i shohin këto subtipe, pasi të gjitha viruset RNK janë jostabile dhe me kohë kanë tendencën për të gjeneruar ndryshime brenda vetes, të cilat nuk është e thënë të kenë ndonjë rëndësi klinike, megjithatë lënë gurmë. Atëherë do të mund të shikoni dhe të ndiqni se kush me kë dhe si është lidhur te pacientë të ndryshëm. Mund të shihni se si transmetohet dhe për epidemiologët është e rëndësishme të bëhet “trejsing” i mënyrës së ngjitjes së virusit dhe krijimit të klastereve të reja, në mënyrë që të mund të intervenojnë me masa specifike”, thotë bashkëbiseduesi.

Synimi i dytë ishte që shkencëtarët të shohin se nëse ekzistojnë subtipe të ndryshme, a mund të kenë manifestim klinik të ndryshëm nga njëri-tjetri. Prandaj te disa individë, subtipet fuqizohen nga ndonjë sëmundje e lehtë paraparake, disa nga ndonjë më e rëndë dhe disa në varësi me reagimin e terapisë së caktuar.

“Disa pacientë trajtohen me një gjë, disa të tjerë me diçka tjetër. Ekzistojnë subtipe të ndryshme dhe nëse gjejmë diçka të vlefshme ,terapia mund të bëhet më individuale dhe e niveluar, sipas pacientit. Ky ishte qëllimi i këtij projekti”, thotë bashkëbiseduesi. Kjo është një punë e vazhdueshme për njerëzit e shkencës në Qendrën “Gjorgji Efremov”.

“Tani jemi në fazën e mbledhjes së mostave. Ky është menduar si një projekt i ASHAM, por është folur dhe me Klinikën infektive dhe Institutin për shëndet publik. Merrem mostrat specifike të cilat mund të na japin përgjigjet e pyetjeve tona. Ne jemi gati dhe mendoj se për disa javë do të mund të sekuencionojmë 100-200 genomë dhe të gjejmë përgjigjet. Një gjë tjetër që duam të shohim është – nëse me kalimin e kohës një klaster i caktuar muton dhe se cila është shkalla e mutacionit në popullsinë tonë.

Ndoshta në vetvete numri i mostrave nuk mjafton, por e konsideruam të nevojshme, duke pasur kapacietetin që kemi, të kontribuojmë te baza botërore e të dhënave. Sa më shumë të dhëna të mblidhen, aq më të sigurta dalin provat”, shprehet i bindur profesor doktor Dimovski.

NE DUAM TË ARRIJMË PËR 3 MUAJ DIÇKA QË ZAKONISHT MJEKËSISË I ËSHTË DASHUR DEKADA PËR TA ARRITUR. PËR FAT TË KEQ DUHET TË KEMI PAK DURIM. E VËRTETA ËSHTË SE GJITHÇKA PO SHKON SHUMË SHPEJT – ASNJËHERË NË HISTORINË E MJEKËSISË NUK JANË GJENERUAR KAQ SHUMË TË DHËNA PËR NJË SËMUNDJE DHE NUK KA EKZISTUAR NJË AMBIVALENCË KAQ E MADHE RRETH INTERPRETIMIT TË TYRE.

Ekziston një bazë botërore të të dhënave, ku mblidhen të dhëna nga të gjitha shtetet e botës dhe më pas gjenerohen ndryshme specifike të pararashikueshme , të cilat mund të kenë ndikim pozitiv në të adhmen sa i përket krijimit të vaksinave. Për shembull, për gripin, çdo vit kemi vaksinë të re.

“Momentalisht po presim që të marrim mostrat nga pacientët, ato që i selektojmë. Është e nevojshme që këto mostra të jenë nga një grup i targetuar pacientësh, që siç ju thashë kanë pasqyra të ndryshme klinike, që janë në Klinikën infektive dhe nuk janë testuar te ne, dhe duhet marrë p.sh. dikë nga Dibra, dikë nga Shtipi, dikë nga Manastiri etj…Epidemiologët janë ata që duhet të na udhëzojnë rreth mostrave, të na i dërgojnë ato, në mënyrë që ne të mund t’i kryjmë analizat”, thotë Dimovski.

Diçka tjetër e rëndësishme sipas Dimovskit është të shikohet nëse virusi që është përhapur në familjet e njëjta është i njëjtë prej para tre muajsh, nëse ka pësuar ndryshime apo jo.

“Kemi të bëjmë me në viruse të tipit të viruseve SIDA, hapatit –C, që janë viruse që zgjasin. Ky virus është i një tipi tjetër. Nëse infektoheni me Hepatit – C apo SIDA, nuk do të mund të shëroheni asnjëherë. Tani kemi ilaçe për trajtim, por ato u shpikën pas 30 vjetëve. Ne duam të bëjmë për 3 muaj diçka që mjekësisë normalisht i duhen dekada për ta bërë. Duhet të kemi më shumë durim. E vërteta është se numrat po rriten shumë shpejt. Nuk mbahet mend në historinë e mjekësisë botërore të jenë gjeneruar kaq shumë të dhëna dhe ambivalencë mbi to”, thotë Dimovski.

“Tani jemi në fazën e mbledhjes së mostave. Ky është menduar si një projekt i ASHAM, por është folur dhe me Klinikën infektive dhe Institutin për shëndet publik. Kështu merren mostrat specifike të cilat mund të na japin përgjigjet e pyetjeve tona.” Shpjegon akademiku Dimovski nga Klinika Infektive në Shkup (Foto: K. Popov)

Ai vazhdon të shpjegojë problemin me viruset RNK, siç është koronavirusi. “Këto viruse RNK janë problematike për shkak të jostabilitetit të tyre dhe prandaj mund të krijojnë problem në krijimin e vaksinës kundër tyre si dhe në përcaktimin e terapisë. Sa i përket terapisë, kinezët reaguan shkumë shpejt. Provuan gjithçka, për grip, për Ebola, për SIDËN dhe shumë shpejt bën dhe studime klinike, prej të cilave u doli një efekt minimal. Mjekësia është një disiplinë shumë konzervative, pasi mbrohet shumë parimi “nëse i afrohesh një pacienti, të paktën mos bëj dëm”, shprehet Dimovski mbi kujdesin e madh që kanë mjekët për sa i përket provave të ilaçeve për trajtimin e koronës.

Sa u përekt numrave, duke pasur pasraysh se disa shtete nuk i regjistrojnë të gjithë të vdekurit nga koroanvirusi si të vdekur nga ky virus, dhe paraqesin numra jorealë të të infektuarve, Dimkovski shprehet:
“Ne përpiqemi të jemi shumë të sinqertë dhe të hapur në lidhje me numrat. I ndjekim rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetit. Numrat nuk mund t’i fshihni. Është e qartë se 10-15 përqind do të shkojnë në spital. Nuk mund të fshihet fakti se po mbushen spitalet. Kjo përqindje është gjithandej nëpër botë”.

Qendra për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji “Gjorgi Efremov” në ASHAM, e cila kryen hulumtim në fushën e bilologjisë molekulare dhe inxhinierisë gjenetike dhe që mban një qasje multidiciplniare kundrejt të gjitha shkencave natyrore, nga formimi i saj në vitin 1986 hulumtimet e saj i ka fokusuar parimisht në fushën e mjekësisë dhe shkencave biologjike.

Gjatë fundit të viteve 80 dhe fillimit të viteve 90 kemi pasur vizitorë për trajnim te Qendra jonë nga gjithë ish Jugosllavia dhe Evropa. Këtu bëhen teste gjenteike të cilat sot përdoren jo vetëm si diagnostike por edhe parashikuese në terapi. Nga këta njerëz është formuar një grup i trajnuar që aktualisht punon në shumë laboratore të shtetit duke u marrë me hulumtime dhe sidomos detektime të sëmundjeve virale.

S. K. DELEVSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари