SI TË FLASIM PËR SHËNDET MENSTRUAL KUR NE NUK KEMI AS TUALETE PUBLIKE, THONË AKTIVISTET

SI TË FLASIM PËR SHËNDET MENSTRUAL KUR NE NUK KEMI AS TUALETE PUBLIKE, THONË AKTIVISTETHulumtimi i fundit në Maqedoni i vitit 2024 tregoi se 34 përqind prej grave nuk kanë qasje te prodhimet për menaxhim me shëndetin menstrual. (Foto: K.Popov)

Shkupi është kryeqyteti i vetëm në rajon ku nuk ka tualet publik, thotë Natasha Dokovska nga Shoqata Gazetarë për të drejtat e njeriut, duke e prezantuar raportin e ri për menaxhim me shëndetin menstrual. Sipas analizave të tyre të sanitacionit, në vendet më të vogla në disa qytete ka tualete publike, dhe atë brenda pazareve.

Në të gjitha shtetet e fqinjësisë, madje edhe në qytetet më të vogla ka tualete publike dhe atë sipas standardeve për menaxhimin me higjienë menstruale.

Në majë ndodhet Shqipëria, ku, thotë Dokovska, nuk ka asnjë tualet në ndonjë kafe, spital, i cili nuk është bërë sipas standardeve për menaxhim me higjienën menstruale.

“Maqedonia si nënshkruese e Komitetit për eliminimin e diskriminimit kundër grave (CEDAW) në Kombet e Bashkuara (OKB), është e detyruar të sigurojë qasje falas te këto produkte. Nëse te ne shkolla është e detyrueshme, nëse fëmijët duhet patjetër të shkojnë në shkollë, shteti duhet t’u sigurojë kushte. Nuk mund të kemi tualete ku nxënëset nuk mund të shkojnë, ku pastruesja e ka pastruar tualetin dhe e ka kyçur sepse nuk do që ta pastrojë prapë, ku nuk ka shporta për hedhjen e mbeturinave. Shtatëdhjetë përqind e kanalizimeve në tualetet shkollore janë zënë sepse aty hidhen produkte të higjienës menstruale. Kur i pyesim vajzat se përse i hedhin mjetet direkt në tualet, ato thonë: “Po nuk ka shporta për mbeturina”, thotë Dokovska.

Kjo shoqatë, e cila tashmë 10 vjet avokon për çrrënjohjen e varfësirë menstruale, deri më tani, me Institutin për shëndetin publik (ISHP) ka adaptuar 28 tualete shkollore sipas standardeve për menaxhim me higjienën menstruale. Një pjesë e tyre me ndihmë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, kurse një pjesë më e madhe me ndihmën e Agjencisë së të rinjve dhe sportit.

Mes aktiviteteve të fundit të Shoqatës është fakti se do të dorëzojnë propozime për ndryshime ligjore, sipas të cilave, gratë e punësuara në Maqedoni të mund të kenë dy ditë mungesë menstruale.
Shoqata gjithashtu sugjeron subvencionimin e çmimit të prodhimeve për shëndetin menstrual dhe uljen apo anulimin e TVSH-së për prodhimet menstruale, si dhe sigurimin e paqetave falas me prodhime menstuale për të gjithë nxënëset në procesin arsimor.

Shoqata propozon që, përveç letrës së tualetit, firmat në tualetet e tyre, në kabinat e femrave të mbajnë edhe produkte menstruale që do t’i lënë në dispozicion të grave, që ato të kenë qasje falas deri te produktet menstruale në tualetet e grave në qendrat tregtare dhe në dhomat e hoteleve.

Hulumtimi i fundit në Maqedoni, nga viti 2024, i bërë me 1.118 anketues, ka treguar se 34 përqind e grave apo 380 gra, kanë qasje te produktet për menaxhimin me shndetin menstrual. Në Serbi , 31 pëqind e grave të anketuara nuk kanë qasje në produketet për menaxhim me shëndetin menstrual, në Shqipëri 62 përqind, ndërsa në Kosovë 40 përqind.

Ajvaz në bashkëpunim me arkitekten Natali Veleska,  më 18 maj, paraqitën një propozim-zgjidhje përmes një maketi, gjegjësisht një konstruksion me një tualet të printuar në Parkun e qytetit. Nga ana e maketit shfaqej harta e Qytetit të Shkupit, me lokacione të shenjuara, se ku do të ishin vendet ideale në qytet ku më së shumti nevojiten tualete për kryeqytetin dhe komunat.

SHOQATA GAZETARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT PROPOZON QË GRATË E PUNËSUARA NË MAQEDONI TË KENË DY DITË MUNGESË MENSTRUALE NGA PUNA 

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира