TERAPITË ME SEDATIVË DHE ANTIDEPRESIVË TË FËMIJËVE NGA ENTI ED TETOVO KANË ZGJATUR SHUMË PA MARRË MENDIM TË DYTË, THOTË OMBUDSMANI

TERAPITË ME SEDATIVË DHE ANTIDEPRESIVË TË FËMIJËVE NGA ENTI ED TETOVO KANË ZGJATUR SHUMË PA MARRË MENDIM TË DYTË, THOTË OMBUDSMANIEkipi i Avokatit të popullit pasi kishte gjetur personat e Entit ED të përgjumur nën terapinë e fortë antidepresive e cila për disa prej tyre ka arritur deri në 20 miligramë në ditë, vërejtjen më të madhe kanë në lidhje me fëmijët dhe të miturit që ankoheshin se ndjenin plogështi, lodhje dhe përgjumje, por ndërkohë askush nuk ka treguar interes për këto simptome. – Ambulanca ku janë kontrolluar personat e Entit EK “Tetovo” (Foto: Avokati i populli)

Sipas raportit të Avokatit të popullit se në Entin edukues-korrigjues (EK) “Tetovo” që ndodhet në Ohër, edukatoret u japin personave terapi të vazhdueshme me diazepam, heleks, depakin dhe antidepresivë të tjerë. Inspektorati shtetëror i shëndetësisë kryen kontroll sipas terapisë së shënuar nga neuropsikologët.

Ekipi i Avokatit të popullit pasi kishte gjetur personat e Entit ED të përgjumur nën terapinë e fortë antidepresive e cila për disa prej tyre ka arritur deri në 20 miligramë në ditë, vërejtjen më të madhe kanë në lidhje me fëmijët dhe të miturit që ankoheshin se ndjenin plogështi, lodhje dhe përgjumje, por ndërkohë askush nuk ka treguar interes për këto simptome. Terapia ka vazhduar, thuhet sipas raportit të Ombudsmanit, pa të punësuarit e Entit KE “Tetovo” që t’i çojnë në kontroll këta “pacientë” dhe të kërkojnë mendim të dytë nga neuropsikiatrat.

“Për Avokatin e popullit është krejtësisht e papranueshme që të mos ndiqet gjendja e fëmijëve duke marrë parasysh se ata marrin një terapi kaq serioze si dhe të mos u kushtohet rëndësi simptomave të cilët shumë qartë tregohen nga vetë fëmijët, dhe në këtë kontekst të kërkohet një mendim i dytë në lidhje me terapinë e shkruar nga një person mjekësor”, thotë Avokati i popullit te raporti.

Përveç kësaj, Avokati i popullit konstaton se në trajtimin e fëmijëve nuk ka një qasje multidisiplinare.

“Kuadri i vetëm specialist i cili është përfshirë në mundësimin e mbështetjes profesionale dhe trajtimit të fëmijëve janë dy psikologë të cilët sipas sistemimit figurojnë si edukatorë. Mungojnë dhe profile të tjera profesionale, si pedagogë specialë, edukatorë dhe rehabilitues, psikoterapistë, (kurse sipas nevojës edhe persona të tjerë profesionistë) të cilët do të mund të jepnin një qasje më gjithëpërfshirëse në trajtimin e fëmijëve”, thuhet në vazhdim të raportit.

Psikologët e punësuar nuk përdorin tekste të standardizuara apo metoda në të punuarit me fëmijët, por qasja ndaj tyre është më tepër intuitive dhe udhëhiqen nga eksperiencat e tyre të kaluara nga puna me këtë kategori fëmijësh, ka konstatuar ekipi i Ombudsmanit, i cili për vizitën e tij ka angazhuar një bashkëpunëtor – psikiatër të jashtëm.

“Psikologët e punësuar përgatisin një të ashtuquajtur mendim psikologjik për ecurinë e fëmijës me informacione minimale. Ata kryejnë një evidence të bisedave të realizuara me fëmijët, por vetëm në një formë të shkurtër përshkruese të temës së bisedimit”, thuhet te raporti.

Që këtu parashtrohet pyetje se si pas një bisede të tillë me personat e mitur, ata kanë përfunduar në neuropsikiatri me doza diazepami, heleksi, mendileksi, depakini dhe antidepresivash të tjerë në baza ditore prej 5 deri në 20 miligramë, siç thotë dhe Ombudsmani.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit, si dhe nga të dhënat e marra nga shërbimi i Entit EK Tetovo, konkludohet se fëmijët të cilët kanë marrë masa edukuese janë nga mosha 16 deri në 22 vjeçe. Prej gjithsej 12 fëmijësh, 5 kanë kryer vepër penale vjedhje të rëndë, 2 fëmijë kanë kryer vjedhje, 2 të tjerë sulm gjinor mbi një të mitur dhe 3 kanë grabitur. Numri më i madh i fëmijëve i përkasin bashkësisë rome, 1 prej tyre është maqedonas, 1 shqiptar dhe 1 turk. Një fëmijë ka filluar të marrë masa edukuese në viti 2014, 2 në vitin 2015, dy të tjerë në vitin 2017, pesë fëmijë në vitin 2018 dhe dy të tjerë në 2019. Numri më i madhi fëmijëve (në total 5 persona) janë pa arsim, një fëmijë është klasa e parë, 2 klasa e tretë, 2 e pesta dhe dy me shkollë fillore të kryer”, thuhet te raporti.

Të miturit e gjykuar për vrasje gjenden në burgun për të mitur, dhe jo në Ent, kur gjithashtu marrin masa edukuese, dhe jo dënime.

Drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve Jovica Stojanovi, menjëherë ka bërë një mbikqyrje urgjente në aspekt të terapive të shkruara, të cilat nuk janë nën Drejtorinë, por nën ingerencat e Ministrisë së shëndetësisë.

Stojanoviq deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK se të gjitha rekomandimet nga raporti i fundit i Avokatit të popullit i ka kryer dhe se gjatë këtyre ditëve do të zbatohen edhe tenderat e fundëm rreth energjisë elektrike në objektin e sapondërtuar për fëmijët e Volkovisë, e cila është sipas standardeve evropiane, si për qëndrim ashtu edhe për edukim dhe risocializim të fëmijëve me masa edukuese të dhëna në procese gjyqësore. Ai ka folur me personat dhe të punësuarit, të cilët i kanë thënë se e vetmja gjë që ata kanë bërë ka qenë të ndjekin terapinë që u është dhënë nga neuropsikiatri nga Enti shëndetësor Ohër.

S. K. DELEVSKA

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари