THYERJA E MUREVE NË BANESA MUND TA SHKATËRROJË STABILITETIN E NDËRTESËS E MË TË RREZIKSHMET JANË NDËRTIMET E PALIGJSHME, THONË NGA IITS

THYERJA E MUREVE NË BANESA MUND TA SHKATËRROJË STABILITETIN E NDËRTESËS E MË TË RREZIKSHMET JANË NDËRTIMET E PALIGJSHME, THONË NGA IITSKur blini një banesë, duhet të kërkoni një inspektim të të gjithë projektimit dhe dokumentacionit teknik, të pyesni se çfarë materialesh janë përdorur, nëse ka pasur ndonjë problem gjatë ndërtimit dhe për sa kohë është ndërtuar ndërtesa, sepse kjo ndikon edhe te qëndrueshmëria e ndërtesës.(Foto: K. Popov)

Nuk duhet të kryhen mbindërtime të ndërtesave të vjetra, kurse sa i përket thyerjes së mureve në banesa, për këtë gjë duhet të merret leje nga Komuna, thotë drejtori i Instituti për Inxhinieri të Tërmetit dhe Seizmologji (IITS) Dr. Vllatko Sheshov. Në Shkup, pikërisht këto lloje të ndërtesave konsiderohen më të rrezikuara nga tërmetet.

Sheshov thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes kur blejnë banesa.

“Nuk i kuptoj dot njerëzit kur blejnë një banesë pa i menduar mirë gjërat. Kur njerëzit blejnë një makinë të re, ose një makinë të përdorur, pyesin për gjithçka rreth saj.. Kurse për një banesë, që kushton shumë herë më shumë dhe ku do të jetojnë me familjen e tyre, nuk pyesin asgjë, blejnë pa asnjë garanci se do të marrinakt pronësie, thotë prof. Sheshov.

Askush nuk blen veturë që nuk mund ta regjistrojë, kurse njerëzit blejnë banesa që nuk janë të regjistruara në Kadastër, e kështu nuk e dinë nëse janë të sigurta – Prof. Dr. Vllatko Sheshov – (Foto: SDK:MK)

Ai thotë se me rastin e blerjes së një banese duhen bërë të paktën disa pyetje që njerëzit të dinë se çfarë janë duke blerë. I gjithë projekti dhe dokumentacioni teknik duhet të kërkohet për inspektim, për të pyetur se çfarë materialesh janë përdorur gjatë ndërtimit, nëse ka pasur ndonjë problem gjatë ndërtimit dhe sa kohë ka qenë objekti në ndërtim, sepse kjo ndikon edhe në stabilitetin e ndërtesës.

Nuk ka të dhëna se sa banesa janë pa dokument pronësie. Nuk ka asnjë fond objektesh në vend, ndaj inxhinierët nuk mund të thonë se sa të sigurta janë sizmikisht objektet dhe ndërtesat. Problem i madh është numri i madh i ndërtimeve pa leje të legalizuara për të cilat nuk ka të dhëna se si janë ndërtuar.

 

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира