VAJZA ME TË PAMURIT E DËMTUAR DHE PARALIZË CEREBRALE QË MËSOI ALFABETIN BRAIL DHE DËSHIRON TË PUNOJË ME MINISTREN CAROVSKA

VAJZA ME TË PAMURIT E DËMTUAR DHE PARALIZË CEREBRALE QË MËSOI ALFABETIN BRAIL DHE DËSHIRON TË PUNOJË ME MINISTREN CAROVSKAAskush nuk ka vendparkim për ne, apo qasje, për shembull për në teatër, ku kam shumë dëshirë të shkoj. Kur shkoj bashkë me nënë time në ndonjë institucion, presim që dikush të na ndihmojë në vend që të lëvizim vetë”, thotë Tanja 15 vjeçare, një nga fëmijët e rrallë në shtetin tonë e cila ka arritur të mësojë alfabetin Brail, ndonëse me dëmtim total të syve. (Foto:SDK.MK)

Pesëmbëdhjetëvjeçarja Tatjana Bojkovska me të pamurit krejtësisht të dëmtuar dhe paralizë cerebrale është një nga fëmijët e rrallë në këtë shtet e cila ka arritur të mësojë alfabetin Brail pavarësisht dy sëmundjeve të rënda që ka. E lindur në fshatin e Kumanovës Obllavcë, që kur mbaroi shkollën fillore në Shkollën shtetërore për fëmijë dhe të rinj me të pamurit e dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup, intensivisht përgatitet për shkollë të mesme, të cilën do ta vazhdojë në shkollën e njëjtë në drejtimin e komunikacionit PTT. Ëndrra e saj është që pasi të përfundojë procesin arsimor të mund t’u ndihmojë njerëzve me nevoja të veçanta, pasi është e vetëdijshme që pa ndihmë nga bashkësia, kjo kategori e qytetarëve vështirë të ketë vendin që meriton në shoqëri.

“Si rregull, me përfundimin e studimeve të mia do të duhet të punoj në postë ose në Komunë, të ridrejtoj lidhjet telefonike dhe t’u përgjigjem telefonatave të ndryshme. Por unë dua të punoj në ministrinë për punë dhe politikë sociale, te ministrja Milla Carovska, të luftoj për të drejtat e personave me hendikep. Më pengon shumë që askush nuk na respekton. Askush nuk ka vendparkim për ne, apo qasje, për shembull për në teatër, ku kam shumë dëshirë të shkoj. Kur shkoj bashkë me nënë time në ndonjë institucion, presim që dikush të na ndihmojë në vend që të lëvizim vetë”, thotë Tanja.

Rezultatet shumë pozitive në zhvillimin e dreitanishëm të Tanjës janë arritur falë përpjekjes dhe këmbënguljes së vazhdueshme të prindërve të saj, të cilët plot 9 vjet punojnë çdo ditë me të duke e çuar deri në shkollë, e cila është të paktën 130 km larg.

“Unë, bashkëshorti im dhe Tanja zgjohemi çdo ditë në 6 të mëngjesit për në Shkup. Ai shkon në punë, e ne të dyja në shkollë. Derisa ajo është në mësime, unë pres bashkë me nënat e tjera nga qytetet e tjera e kur i mbarojnë mësimet, kthehemi në shtëpi. Të nesërmen përsëri e njëjta gjë. Nëse vajza ime do të kishte qenë vetëm e verbër atëherë do të kishte qëndruar në konviktin e shkollës, por me pengesat e saj nuk kanë kushte që të kujdesen për të”, thotë Ivana, nëna e Tanjës.

Rezultatet shumë pozitive në zhvillimin e dreitanishëm të Tanjës janë arritur falë përpjekjes dhe këmbënguljes së vazhdueshme të prindërve të saj, të cilët plot 9 vjet punojnë çdo ditë me të duke e çuar deri në shkollë, e cila është të paktën 130 km larg. (Foto: SDK.MK)

Tanja nuk ka vetëm hendikep intelektual, por edhe fizik. Paralizën cerebrale e ka që në lindje, mund të ngrihet në këmbë por nuk mund të lëvizë, kurse të pamurit i ka humbur kur ka qenë në inkubator si foshnjë, pasi ka lindur 27 javë përpara me masë prej 1.100 gr. Deri më tani sytë i ka operuar tri herë në Rusi, por pa asnjë rezultat.

Nga shteti, ajo fiton një kompensim mujor prej 5.000 denarësh, është e çliruar nga pagesa e pjesëmarrjes për sigurimin shëndetësor deri në moshën 26 vjeçe. Si nxënës ka pasur kompensim për transport me autobus nga fshati i saj deri në Shkup, por kjo nuk mbulon as gjysmën e harxhimeve të naftës. Nga pajisjet invalidore, falas ka vetëm karrocën invalidore çdo tri vjet, por jo edhe maqinë për shkruar me alfabet Brail.

Me iniciativën e prindërve të saj dhe me mbështetjen e Komunës Staro Nagoriçane dhe organizatës humanitare “Krepost” nga Kumanova, Tanja fitoi dhuratë – një maqinë Brail.

“Jemi shumë të lumtur për këtë maqinë të re, pasi deri më tani shfrytëzohej ajo e shkollës. Kjo do të ishte diçka shumë me vlerë për të, por edhe realisht shumë e nevojshme për të shkruar. Ajo nuk mund të shkruajë asgjë pa ndihmën e një maqine të tillë, pasi nuk mund të shohë dhe të kuptojë alfabetin tonë. Nga shkolla na thanë se Tatjana është fëmija i parë me pengesa e cila ka mësuar të shkruajë me alfabetin Brail, i cili është relativisht i vështirë për t’u shkruar dhe lexuar. Për momentin leximin e ka më të vështirë për shkak të problemeve nga paraliza në gishta, por shkrimin e ka përmirësuar”, thotë Ivana.

Kryetarja e Komunës Staro Negoriçane Zhaklina Jovanovska, thotë se ata ndihmojnë në varësi të mundësive të tyre të 40 familjeve që kanë persona me hendikep, dhe ideja për të blerë një makinë për të shkruar alfabet Brail për Tanjën e kanë pranuar me kënaqësi.

“Këshilli i komunës njëzëri ka pranuar iniciativën dhe ka marrë vendimin që të dhurojë mjetet për të blerë makinën e nevojshme. Kontributi jonë i vogël le të jetë një nxitje e madhe që Tanja të vazhdojë arsimin dhe t’i realizojë dëshirat e saj”, thotë kryetarja Jovanovska.

Aksioni i organizatës humanitare “Krepost” ka pasur shumë ndikim dhe për pak kohë janë mbledhur shumë para, ndërsa maqina është marrë në Gjermani.

Tanja ka filluar të shkruajë esenë e saj të parë në maqinë. Dëshiron të shkojë në shkollë dhe të tregojë se me një dorë të hapur nga bashkësia, realizimi i ëndrrave të personave me pengesa në zhvillim mund të jetë realitet.

S. NIKOLIQ

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари