VIKTIMË E RE ME KREDITË E SHPEJTA ME LETËR NJOFTIME TË VJEDHURA, NJË INFERMIERE NGA SHKUPI DUHET TË KTHEJË 163.000 DENARË KREDI QË DIKUSH TJETËR KA MARRË NË EMËR TË SAJ

VIKTIMË E RE ME KREDITË E SHPEJTA ME LETËR NJOFTIME TË VJEDHURA, NJË INFERMIERE NGA SHKUPI DUHET TË KTHEJË 163.000 DENARË KREDI QË DIKUSH TJETËR KA MARRË NË EMËR TË SAJNga ajo që e dëmtuara në fjalë di, kondicioneri është blerë online. Me shumë siguri kredia e shpejtë nuk është dorëzuar në dorë, por mjetet janë kaluar drejtpërdrejt në dyqanin online. (Foto: SDK.MK)

Aneta Petrovska, infermiere e punësuar në një nga spitalet më të mëdha të shtetit në Shkup, së cilës i janë vjedhur të dhënat nga letra e njoftimit, është edhe një viktimë tjetër e krimit të pakontrolluar me kreditë e shpejta, e për kredinë që e ka marrë dikush në emër të saj, tani i duhet të kthejë 162.854 denarë.

Avokati i popullit, i përfaqësuar nga zëvendëjsa Suzana Saliu i shkroi MPB-së, kërkon përgjigje në afat prej 8 ditësh.

Parashtruesja në kërkesën e saj shpjegon se më 20.04.2023 ka qenë e thirrur në bisedë zyrare në Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik në lidhje me padinë penale të ngritur nga ana e saj. Ndërkohë, me shumë siguri për shkak të mospërditësimit të organeve kompetente policore për zgjidhje të rastit, gruaja në fjalë më 19.06.2023 merr Vendim për lëshimin e urdhërpagesës nga noteri në bazë të një dokumenti kredencial, me të cilën ajo është e detyruar t’i paguajë shoqatës financiare nga Shkupi shumë prej 162.854 denarëve, dhe atë në afat prej 8 (tetë) ditëve”, shkruan Saliu në shkresën drejt MPB-së.

  • DËRGONI INSPEKSION NËPËR SHOQATAT FINANCIARE PËR KREDI TË SHPEJTA, KËRKON AVOKATI I POPULLIT NG A MINISTRIA E FINANCAVE, E CILA BËHET JOKOMPETENTE

Për shkresën, mes tjerash, ajo kërkon infomacion nga MPB nëse është sjellë masë për ndalimin e procedures për pagesë të borxhit pranë shoqatës financiare në Shkup?

“Cilat masa dhe veprime janë marrë pas padisë së ngritur, dhe për çfarë arsye 3 muaj pas padisë, personi Aneta Petrovska nuk ka asnjë lloj informacioni për masat dhe aktivitetet e marra nga ana juaj, se a ekzistojnë baza për dyshim se ka ndodhur vepra penale “Keqpërdorim i të dhënave personale”, e dënueshme sipas nenit 149 të KP të RM, e nëse ka baza, a është dorëzuar lajmërim drejt prokurorisë të caktuar, a janë zbuluar autorët e mundshëm të veprës penale, a është marrë masë për ndalimin e procedures për pagesën e borxhit pranë shoqatës financiare nga Shkup”, janë përgjigjet që kërkon Avokati i popullit nga MPB-ja.

  • MARRJA E KREDIVE TË SHPEJTA ME TË DHËNA PERSONALE TË VJEDHURA ËSHTË PROBLEM I POLICISË, E JO I YNI, THONË NGA MINISTRIA E FINANCAVE E CILA DO T’I KONTROLLOJË FIRMAT PËR PARA TË SHPEJTA

Petrovska thotë se nuk do ta paguajë borxhin, po qoftë edhe nëse përfundon në burg. Ajo as nuk ka para për të mbuluar krime që janë mundësuar nga shteti, gjegjësisht nga Ministria e financave, e cila ka përgjegjësi për të kontrolluar shoqatat financiare, ndërsa ka lejuar që të plaçkiten qytetarët pa kontrolluar se kujt i japin kredi të shpejta.

“Në hapësirën ku kemi gjërat personale, dikush në qershor të vitit të kaluar më mori çantën, ka gjetur letrën e njoftimit dhe e ka fotografuar, pastaj e ka kthyer përsëri në çantë. Unë kisha shumë punë në atë periudhë, mungova për rreth 2 orë nga ajo hapësirë, e cila nuk është as e kyçur. Ai apo ajo i kanë marrë të dhënat e mia personale – emrin, mbiemrin dhe numrin amë, dhe menjëherë kanë marrë kredi të shpejtë, e cila, pasi e mora vesh, kur më thirrën na policia, kishte qenë për një kondicioner të shtrenjtë. Kanë dhënë kredi pa u siguruar për të dhënat, imagjinoni!”, rrëfen Petrovska.

Kur e kanë thirrur në MPB, ka parë se policia ka arritur të hyjë në bisedë me kërkuesit e kredive në shoqatën financiare të lartpërmendur. Por ajo nuk ka arritur ta dallojë zërin e mashtruesit, gjegjësisht të mashtrueses që është paraqitur në emrin e saj dhe dyshon se zëri është i fshehur.

Në marrjen e kredisë nga shoqata financiare, thotë Petreska, ëstë paraqitur një burrë i cili është prezantuar si “bashkëshorti i Aneta Petrovskës” dhe ka pyetur: “A e paguan dikush kredinë e saj?”

Ndërkohë, përderisa zhvillohet hetimi policor, kredia është e mbyllur, sepse askush nuk ka paguar për 50 ditë. Shoqata financiare është drejtuar te noteri, vendimin për ta paguar mengjëherë Petrovska e ka marrë më 19 qershor.

Nga ajo që e dëmtuara në fjalë di, kondicioneri është blerë online. Me shumë siguri kredia e shpejtë nuk është dorëzuar në dorë, por mjetet janë kaluar drejtpërdrejt në dyqanin online. Dhe ashtu siç është skema e këtij krimi të përhapur me kreditë e shpejta të cilat askush nuk i kontrollon, më pas kargo e lë mallin në rrugë, në një terren neutral. Mashtruesit nuk lënë adresë të shtëpisë, e kjo gjë për dyqanet dhe për kargon nuk ka rëndësi.

E njëjta gjë i ndodhi edhe shkupjanit L.I. me paralizë të rëndë cereblrale, prindërit e të cilit tashmë paguan 3 kredi të mëdha të marra nga shoqatat financiare për keqpërdorim të të dhënave nga kartela e tij nga ana e mashtruesve ende të paidentifikuar. Për kredinë e katërt të pambërritur, ata nuk kanë para që ta kthejnë, “të gjitha kursimet e djalit të cilat i ka planifikuar t’i mbeten pas vdekjes së saj, i kanë harxhuar për kredi që asnjëherë nuk i kanë marrë.

Për këtë rast, Ministria e financave e ka njoftuar Avokatin e popullit se nuk ka kompetenca për përndjekje të mashtrimeve me kredi të shpejta, por se ky është problem i MPB-së.

Avokati i popullit Naser Ziberi në shkresën kthyese kërkonte që Miniastria e financave të mos fshihet pas MPB-së dhe të mos i përziejë kompetencat.

Në këtë shkresë i vërtetohet Ministrisë se ajo është organi i vetëm kompetent për ta hetuar punën e shoqatave financiare, ndërsa të njëjtën gjë për SAKAMDAKAZAM.MK e deklaruan nga kabineti i guverneres së Bakës popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Ditë për ditë paraqiten viktima të reja të mashtruesve me vjedhje të të dhënave personale. Ministria e financave nuk vë rregull, e të dëmtuarit, por edhe i gjithë publiku, tashmë konfirmojnë se bëhet fjalë për një gjë qëllimisht të lejuar. Dyshimet janë rritur dhe më tepër për faktin se pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre shoqatave financiare mbi të cilët, për fat të keq, nuk ka kontroll Banka e popullit, janë të politikanëve dhe biznisemenëve ish-politikanë apo të fëmijëve të tyre.

S. K. DELEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира