BANDAT E ZVËRLEVSKIT DHE ÇAVKOVIT ME PUSHKA MA TREMBËN FAMILJEN, THOTË KRYESHEFI I SPB KUMANOVË

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:49:"Куманово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    BANDAT E ZVËRLEVSKIT DHE ÇAVKOVIT ME PUSHKA MA TREMBËN FAMILJEN, THOTË KRYESHEFI I SPB KUMANOVË

    Kryeshefi i  SPB Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq tha që trazira e mbrëmshme e familjes së tij, ka qenë me qëllim që ta trembin në lidhje me, siç thotë ai, fitoren e opozitës në Kumanovë.

    “Në ora 18.30 erdhën që të më arrestojnë bandat e Marko Zvërlevskit, të organizuara nga Mitko Çavkovi. U futën me pushka automatike, ma trembën familjen dhe filluan të bastisin shtëpinë time. Manipulonin me lista dhe deshën të më frikësojnë me fitoren në Kumanovë. Askush nuk ka pasur vërejtje për zgjedhjet në Kumanovë. Gërmuan brenda çantës sime, ma kontrolluan defterin dhe gjetën dokumente të cilat janë rreptësisht të besuara. Le të zhvillojnë procedurë dhe nëse dal fajtor, do të përgjigjem. Unë nuk jam kryetar i ndonjë partie politike, por i të gjithë qytetarëve.”, deklaroi Veliçkoviq, i cili ishte emëruar si personi i parë i SPB Kumanovë nga ministri Oliver Spasovski.

    Drama para shtëpisë së familjes Veliçkoviq në rrugën “Potok Serava” në Kumanovë ka filluar pas orës 18, kur disa automjete me njerëz të policisë speciale kanë arritur në shtëpinë e tij pas urdhëresës së Prokurorisë së Marko Zvërlevskit që të bëjnë bastisje, për shkak të parregullsive zgjedhore.
    Jozyrtarisht, shkaku i sulmit kanë qenë dokumentet dhe listat për ndarjen e druve për familjet e dëmtuara rome para fushatës parazgjedhore, për të cilën thuhej që e kryen një organizatë joqeveritare, ndërsa pushteti fajësoi se është një ryshfet parazgjedhor i opozitës.

    Pasi që u përhap lajmi se do të arrestohet kryeshefi i policisë, disa qindra qytetarë dhe simpatizantë të LSDM-së u mblodhën para shtëpisë së tij, të gatshëm ta pengojnë arrestimin. U krijua një gjendje e tensionuar, kurse në disa momente u drejtuan ofendime drejt policave dhe funksionarëve të pushtetit qendror, sidomos kur përhapeshin informacionet që kryeshefin do ta çojnë nga ana tjetër e rrugës, apo që po vjen përforcim nga njësia speciale e Shkupit.

    Protesta mbaroi pa incidente rreth orës 21, pasi që Veliçkoviq doli nga shtëpia, i hipi automjetit policor dhe qytetarët e mbledhur i luti që t’i lejojnë njësisë speciale të zbresë, sepse i kishin premtuar që nuk do ta arrestonin.

    Kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski fajësoi që bastisja e shtëpisë së kryeshefit të SPB Kumanovë është një tentim që të bëhet skenar si në vitin 2001 dhe 2015.

    “Ky është një tentim si në 2001 dhe 2015, të bëhet një skenar, të frikësohen qytetarët në këtë gjendje të padefinuar kur akoma rezultatet zgjedhore nuk janë përfundimtare”, deklaroi Damjanovski në protestën e mbrëmshme.

    “Mendoj që kjo është një gjë jashtëzakonisht e ashpër dhe e pafytyrë, krijohet gjendje e panevojshme tensioni, e cila krijon revoltë dhe rebelizëm te qytetarët. U drejtohem të gjithë qytetarëve që të jenë të qetë dhe të përmbajtur”, shtoi Damjanovski.

    Vendi ku jeton Veliçkoviq është në afërsi të Lagjes së Trimeve, kështu që prania e madhe e policisë dhe protesta shkaktuan shqetësim edhe te banorët e Kumanovës.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира