Deponia e egër e mbeturinave në hyrje të Tetovës është një bombë e vërtetë ekologjike para shpërthimit, që rritet nga dita në ditë, ndërsa erë e rëndë dhe e keqe kundërmon dhe arrin pothuajse në qendër të qytetit. Tona mbeturina lihen në rrugët e asfaltuara për shkak se zona tjetër është përplot me mbeturina në pritje për t’u transportuar.
“Gjendja është më e keqe në mëngjes dhe pasdite vonë. Ne jetojmë vetëm 300-400 metra larg deponisë dhe era që përhapet është e padurueshme. Jemi të detyruar të rimë me dritare të mbyllura. Ndërsa kur ia venë zjarrin deponisë, atëherë është një katastrofë e vërtetë. Nuk e di edhe sa do mund ta durojmë këtë. Ndërmarrja komunale dhe komuna duhet me të përfundimisht të ndërmarrin masa urgjentisht,” ankohet Peter R. (46) nga Tetova.
Nga njësia territoriale zjarrfikëse e Tetovës na konfirmuan se deponisë i vihet zjarri qëllimisht.
“Disa herë kemi ndërhyrë deri tani për të shuar zjarrin. Dikush qëllimisht i vë zjarrin plehrave. Ja pra, rasti më flagrant ndodhi më 10 këtë muaj, kur brenda vetëm disa orësh, patëm 5 ndërhyrje”, tha komandanti i Njësisë zjarrfikëse të Tetovës, Uka Aliti.
Por deri tani nuk ka pasur as denoncime dhe as dënime kundër dikujt për këtë.
Ndërmarrja komunale publike në Tetovë thotë se është e pafuqishme të zgjidhë këtë problem. Arsyeja kryesore sipas tyre është bllokimi i rrugës që çon në deponinë rajonale në Gostivar Rusino.
“Tani për tani, duart i kemi të lidhura dhe nuk mund të arrijmë kohë për të grumbulluar mbeturinat e qytetit që mblidhen gjatë ditës dhe t’i transportojmë në pikën e grumbullimit”, ka thënë Xhelil Ceka, drejtor i në NKP Tetovës. “Banorët e Rusinos nuk lejojnë që kamionët tonë të kalojnë përmes fshatit të tyre deri në deponinë Rusino. Ata kërkonin që të ndërtohet rruga dhe tani kërkojnë të ndërtohet fabrikë për përpunimin e plehrave. Sa i përket ndërtimit të rrugës edhe ne si NPK jemi të interesuar për këtë, pasi kështu do të hapet edhe rruga për kamionët tanë për të hyrë në deponi. Ndërsa ndërtimi i një fabrike nuk është një çështje që mund të zgjidhet brenda natës” thotë Ceka.
Komuna e Tetovës njofton se nesër ka gjasa të organizohet një takim me banorët e Rusinos dhe shpresojnë se do të mënjanohet pengesa.
“Nëse zhbllokohet rruga, ne brenda dy-tri ditëve do të mund t’i heqim mbeturinat,” thotë drejtori Ceka. “Tani jemi të detyruar që mbeturinat t’i transportojmë në deponinë Drisla në Shkup. Në qytet brenda ditë mblidhen 100 deri 150 tonë mbeturina dhe në Rusino transportonim deri 20 turne në ditë ndërsa tani në Drisla mund të transportojmë maksimum 9 turne për shkak se transporti deri atje merr kohë. Prandaj, në pikën e grumbullimit çdo ditë grumbullohet sasi e madhe e mbeturinave që ne nuk arrijmë ta transportojmë në kohë, “tha Ceka.
Por këto justifikime të shërbimeve komunale të Tetovës nuk i pranojnë banorët e Tetovës, të cilët janë shumë të revoltuar nga kjo situatë që me vite është e pranishme në Tetovë.
Si zgjidhje për mënjanimin deponisë të egër, respektivisht stacionit të transferimit, është ndërtimi i një objekti të brendshëm ku së pari do të kryhej klasifikimi i mbeturinave, dhe pastaj transporti. Por edhe pse projekti tanimë është gati, me muaj priten lejet përkatëse nga ministritë përgjegjëse.