GJYKATA CIVILE SHKUP I SHPALLI FAJTORË QEVERINË DHE KOMUNËN MANASTIR DHE SHTIP PËR SEGREGIMIN E FËMIJËVE-ROMË QË TE REGJISTRIMI I TYRE NË SHKOLLË

GJYKATA CIVILE SHKUP I SHPALLI FAJTORË QEVERINË DHE KOMUNËN MANASTIR DHE SHTIP PËR SEGREGIMIN E FËMIJËVE-ROMË QË TE REGJISTRIMI I TYRE NË SHKOLLË Gjykata i ka detyruar të gjitha organet e paditura t’i ndërmarrin masat e nevojshme për desegregimin e fëmijëve romë në sistemin arsimor dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për rikategorizimin e fëmijëve romë që mësojnë në shkollat speciale.

Gjykata themelore civile në Shkup me aktgjykim vërtetoi se Qeveria, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e punës dhe politikës sociale, Ministria e shëndetësisë, Inspektorati shtetëror i arsimit, Komuna e Manastirit dhe Komuna e Shtipti, kanë bërë diskriminim mbi fëmijët – romë – në procesin arsimor.

Nga të gjitha dëshmitë e dhëna nga ana e Komitetit të Helsinkit për të drejta e enjeriut si paditës, Gjykata ka vërtetuar se në rastin konkret ka ndodhur një segregim i fëmijëve romë në procesin arsimor, në mënyrën se si janë formuar paralelet e SHF “Gjorgji Sugarev” në Manastir dhe SHF “Goce Dellçev” në Shtip, si dhe me orientimin joadekuat të fëmijëve romë në institucionet arsimore të cilat janë për nxënës me pengesa intelektuale.

Gjykata ka vërtetuar se të gjykuarit për diskriminim (segregim) të fëmijëve-romë, e kanë kryer diskriminimin si në vijim: Qeveria, MASH, Komuna e Manastirit dhe Komuna Shtip nuk kan ndërmarrë aktivitete për rregullimin e mënyrës së organizimit, me qëllim të shmangies së segregimit të mundshëm apo largim të fëmijëve romë nga bashkëmoshatarët e tyre të nacionaliteteve të tjera.

SHKOLLA FILLORE NË PRILEP KA BËRË SEGREGIM ETNIK, I KA NDARË FËMIJËT ROMË NË PARALELE TË VEÇANTA

Gjykata i ka detyruar të gjitha organet e paditura t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për desegregim të fëmijëve romë në sistemin arsimor dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për rikategorizim të fëmijëve romë që mësojnë në shkollat speciale.

Veç kësaj, Gjykata i detyroi të paditurit të botojnë në media këtë aktgjykim në format të aksesueshëm, në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.

Gjykata themelore civile e solli këtë aktgjykim që kur Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, nëpërmjet avokates Pavlina Zefiq, më 1 shkurt 2021 ngriti padi për mbrojtje nga diskriminimi të interesit publik (actio popularis)

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира