NATË E PËRGJAKUR NË PARLAMENT, BE DHE SHBA E PRANOJNË TALATIN

NATË E PËRGJAKUR NË PARLAMENT, BE DHE SHBA E PRANOJNË TALATINKryetari i LSDM-së Zoran Zaev, me kokë të gjakosur u transferua nga Parlamenti deri te selia e partisë në Bihaqka. (Foto; O. Teofillovski për Rojters)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, zëvendësja e tij Radmilla Sheqerinska, lideri i ASH Zijadin Sela dhe disa deputetë të tjerë u rrahën gjatë sulmit të mbrëmshëm në Parlament nga protestuesit e “ Za zaednicka Makedonija”. Të lënduar ishin rreth 100 deputetë, policë dhe qytetarë në sulmin që filloi pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit nga BDI për kryetar të ri të Parlamentit diku pas orës 18.

Gjatë kohës së sulmit në Parlament, BE dhe SHBA e përshëndetën përzgjedhjen e Xhaferit dhe lajmëruan se do të bashkëpunojnë me të dhe e gjykuan ashpërsisht sulmin në Parlament. Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg tuitoi se është i shokuar nga sulmet dhe i thërriti të gjitha partitë që ta respektojnë procesin demokratik.

Në Parlament, njësitë speciale në fillim i nxorën deputëtët e LSDM-së dhe kryetarin e ri të Parlamentit Talat Xhaferi, të cilët ishin të bllokuar në pres-qendrën, kurse më vonë me automjetet e tyre i larguan nga ndërtesa parlementare.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili gjatë kësaj kohe ndodhej në Vjenë, në Fejsbuk shkroi se nuk është kohë për dhunë. Presidenti Gjorge Ivanov rreth orës 10.30 u bëri thirrje liderëve të partive parlamentare për takim, edhe pse dy prej tyre, Zijadin Sela dhe Zoran Zaev kishin marrë lëndime vetëm tre orë më parë.

Polici pothuajse nuk kishte fare në fillim, kështu turma shumë lehtë e mposhti sigurimin e Parlamentit dhe lirisht i rrihte dhe i gjuante me pajisje deputetët e shumicës parlamentare. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev i mbronte kolegun e plagosur të SDSM-së Zoran Zaev dhe Petre Shilegov, kurse më pas bashkëpartiaku Nikolla Todorov dhe një ekip mjekësor në zyrën e VMRO-DPMNE-së u ndihmonin kolegëve të plagosur. Bashkë me deputetët, të bllokuar në Parlament ishin edhe gazetarët të cilët u larguan në fund.

Plot tre orë pas fillimit të sulmit, periudhë kjo gjatë së cilët u rrahën deputetët dhe u demolua parlamenti, policia filloi ta zbrazë Parlementin dhe ta pastrojë turmën para objektit. Një pjesë e vogël e protestuesve mbetën në parkun karshi Parlamentit për kampim.

S.K.Delevska/G.Trpenoski

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира