NDALESA E KONTROLLEVE PËR SHKAK TË COVID-19 DO TË SJELLË MË SHUMË TË SËMURË ME KANCER TË ZORRËS SË TRASHË DHE LUKTHIT, THOTË DR. JUSUF VEJSELI NGA SPITALI “8 SHTATORI”

NDALESA E KONTROLLEVE PËR SHKAK TË COVID-19 DO TË SJELLË MË SHUMË TË SËMURË ME KANCER TË ZORRËS SË TRASHË DHE LUKTHIT, THOTË DR. JUSUF VEJSELI NGA SPITALI “8 SHTATORI”Dr. Jusuf Vejseli, kryetari i repartit Gastroenterohepatologjik në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit (GOB) “8 Shtatori” apelon që të mos injorohen simptomat dhe kontrolli për virusin të bëhet në kohë. (Foto: GOB “8 Shtatori”)

Për shkak të kontrollit të shkaktuar nga koronakriza, një nga pasojat më të mëdha do të jetë rritja e numrit të pacientëve me sëmundje gastroenterohepatologjike, mbi të gjitha me kancer në zorrën e trashë dhe kancer në lukth, paralajmëron Dr. Jusuf Vejseli, kryetar i repartit Gastroenterohepatologjik në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit (GOB) “8 Shtatori”.

Dr. Vejseli thotë se frika nga pandemia e kovid -19 ka ulur numrin e të gjitha kontrolleve dhe skriningjeve të rregullta gastroenterohepatologjike për 80 përqind, dhe për këtë arsye janë vënë në plan të dytë sëmundjet e rrezikshme dhe ato vështirë të shërueshme që lidhen me sistemin gastrointestinal. (Foto: GOB “8 Shtatori”)

Në mars, për shkak të krizës së koronës, spitali “8 Shtatori” u kthye në një qendër kovidi dhe deri në 1 shtator u pezullua funksionimi i zakonshëm i të gjitha reparteve të tij, gjegjësisht nuk kryhej asnjë kontroll tjetër përveç të kontrollit për kovid 19. Dr. Vejseli thotë se frika nga pandemia e kovid – 19 ka ulur numrin e të gjitha kontrolleve dhe skriningjeve të rregullta gastroenterohepatologjike për 80 përqind dhe për këtë arsye janë vënë në plan të dytë sëmundjet e rrezikshme dhe ato vështirë të shërueshme që lidhen me sistemin gastrointestinal.

Ai apelon që të mos injorohen simptomat dhe që të kryhen me kohë kontrollet dhe testet e koronës.

“Kanceri i zorrës së trashë dhe i lukthit janë sëmundje malinje me përhapje më të shpeshtë se sa të tjerat. Kolonoskopia është një mënyrë shumë e mirë për të zbuluar ndryshimet në zorrën e trashë madje edhe në një fazë asimptomatike, kurse gastroskopia është mënyrë për të zbuluar ndryshime të hershme neoplastike të lukthit”, thotë dr Vejseli.

Ai thotë se pothuajse për gjashtë muaj në spital kanë qenë të ndërprera të gjtiha procedurat gastroenterohepatologjike dhe janë kryer vetëm procedurat urgjente endoskopike.

“Para çdo procedure, fillimisht kryhej një skrining për kovid – 19, duke përfshirë këtu edhe temperaturën e trupit, rutinën e gjakut, mushkëritë e bardha, kontrollin e antitrupave etj. Të gjitha procedurat e mëtejshme vareshin nga rezultati i këtyre testeve”, thotë dr. Vejseli.

Në “8 Shtator” gjatë viti 2019 janë bërë rreth 2.000 procedura kolonoskopike dhe mbi 2.000 procedura gastroskopike, mbi 5.000 ehotomografi bazike dhe metoda të tjera që luajnë rol të madh në parandalimin e sëmunjdeve malinje. Këtë vit, që kur spitali u shndërrua në një qendër të re kovidi, të gjitha procedurat u minimizuan, duke bërë që të rritet lista e pritjeve.

Edhe pse spitali u hap nga 1 shtatori, duke pranuar kontrolle të rregullta dhe intervenime kirurgjike, një problem tjetër është fakti se në ditë do të kontrollohen më pak pacientë për shkak të protokolleve për mbrojtje nga kovidi, ndërkohë që është ulur dhe kapaciteti për pranimin e pacientëve.

M. ILIOSKI

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира