PËR AHMETIN MARRËVESHJA E OHRIT AKOMA NUK ËSHTË PËRMBUSHUR

a:1:{s:9:"td_source";s:35:"KodraeDiellit,(SAKAMDAKAZAM.MK)

PËR AHMETIN MARRËVESHJA E OHRIT AKOMA NUK ËSHTË PËRMBUSHUR

15 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit sot u shënua me konferencën me temë: “Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garanci për integrim”. Në konferencë ishin të pranishëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, Piter Fejt nga Instituti për paqe dhe pjesëmarrës aktiv në përgatitjen e marrëveshjes, Festim Halili – zëvendës kryetar i Qeverisë dhe Nikolla Todorov si përfaqësues i VMRO-DPMNE-së. Në konferencë kishte mysafirë të shumtë, mes të cilëve edhe përfaqësues të LSDM-së.

“Nuk kishte mënyrë të shmangej ajo që ndodhi, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij, kur fliste për pakënaqësinë e shqiptarëve që nga koha e ish Jugosllavisë dhe protestat në Prishtinë, e deri te konflikti i vitit 2001. Ai i falenderoi NATO-n dhe të gjithë ndërmjetësuesit  dhe burrështetasit për mundin e dhënë për zgjidhjen e “problemeve të atëhershme të pazgjidhura”.

“Marrëveshja e Ohrit iu përket të gjithëve dhe ajo e shpëtoi shtetin nga përçarja. Ai është dokument shumë i rëndësishëm me të cilin u zgjidhën shumë probleme, por ekzistojnë akoma shumë Ligje, të cilat janë miratuar në Parlament, por akoma nuk zbatohen”, tha Ahmeti.

Ambasadori Bejli shprehu se shteti i tij është krenar për rolin që ka pasur në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Me marrëveshjen u shmang lufta dhe u arrit paqja”, tha Bejli. Në pika të shkurtra, ai e komentoi edhe gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe porositi :’’Qytetarët dhe politikanët, në vitin 2001 bënë çfarë bënë dhe e shmangën krizën, bëjeni këtë edhe kësaj here, që Maqedonia të mund të futet e bashkuar në NATO dhe BE’’.

Gjatë kohës së konfliktit të vitit 2001, Piter Fejt ishte një nga ndërmjetësuesit dhe krijuesit e marrëveshjes së Ohrit. Teksa rikujtonte ato ngjarje, Fejt tha:”Vizioni i arkitektave të marrëveshjes së Ohrit ishte të mos mbahen anë, por të ndërpritet vuajtja e popullit dhe të gjendet bazë për bashkëjetesë”.

Nikolla Todorov, si përfaqësues i VMRO-DPMNE-së tha se popujt e këtyre viseve gjithmonë kanë jetuar sëbashku dhe duhet që të vazhdojë ndërtimi dhe përkujdesja për bashkimin.

Festa për shënimin e 15 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit u organizua nga Sekretariati i qeverisë për zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира