PERSONAT MJEKËSORË QË NUK KANË MARRË FTESË PËR VAKSINË KUNDËR KOVID-19 DUHET TË PARAQITEN ELEKTORIKISHT NË UEB FAQE, THOTË MINISTRI I SHËNDETËSISË

PERSONAT MJEKËSORË QË NUK KANË MARRË FTESË PËR VAKSINË KUNDËR KOVID-19 DUHET TË PARAQITEN ELEKTORIKISHT NË UEB FAQE, THOTË MINISTRI I SHËNDETËSISËPasnesër në spitalin modular në Qendrën klinike të Shkupit do të fillojë vaksinimi i punonjësve shëndetësore kundër kovid-19. (Foto: K.Popov)

Punonjësit shëndetësorë të cilët nuk kanë marrë ftesë për vaksinim kundër kovid-19 duhet të regjistrohen elektronikisht nëpërmjet faqes oficiale www.vakcinacija.mk, thotë Ministria e shëndetësisë. Pasnesër, në spitalin modulor në Qendrën klinike të Shkupit do të fillojë vaksinimi i punonjësve shëndetësorë me furnizimin e parë të vaksinave nga “Fajzer” të Serbisë.

Deri më tani janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësorë, prej të cilëve, rreth 2.000 janë nga Shkupi, e të tjerët nga qytete të tjera. Sipas Planit nacional të imunizimit ata janë në fazën e parë.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur reagime prej mjekëve amë për faktin se nuk kanë qenë të pyetur nëse do të vaksinohen apo jo, por kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë dr. Lilija Çollakova-Dervishova na deklaroi se për më shumë se dhjetë ditë, përmes Moj termin, janë pyetur nëse do të vaksionohen për mbrojtje nga kovid-19.

Ministria sot ka publikuar se ueb-faqja “Vakcinacija.mk” ndodhet edhe në shqip në këtë link. 

Deri më tani formularin e uebfaqes e kanë plotësuar 46.023 persona. Në këtë mënyrë ata regjistrohen në sistemin elektronik Moj termin, ndërsa mjeku amë mund t’i shohë të dhënat e çdo pacienti. Nëpërmjet këtij aplikacioni, qyetarët shprehin interes, por nuk paraqesin termin për vaksinim, thotë Ministria. Moj termin konfirmon datën dhe orën e vaksinimit në përputhje me fazat që përfshihen në Planin nacional për imunizim të popullsisë së shtetit.

Në shtetin tonë dje ka mbërritur furnizimi i parë i vaksinave, 4,680 nga gjithsej 8.000 vaksina të Serbisë. Ato mbahen në frigoriferë në Institutin e transfuziologjisë. Vaksinimi do të zhvillohet në pesë lokacione, ndërsa në ekipet e imunizimit ndodhen mjekë dhe infermierë. Spitali modular do të punojë në dy turne nga ora 8 deri në 20.

P. PEÇKOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира