PERSONAT QË KANE HUMBUR DËGJIMIN DHE SHIKIMIN PAS MBYLLJES SË MOSHËS 65 VJEÇARE, TË LËNDUARIT RËNDË DHE TË PALËVIZSHMIT, SI DHE ATA ME AFTËSI TË KUFIZUARA TË RËNDA MENDORE NUK KANË TË DREJTËN E NDIHMËS, AVOKATI I POPULLIT

PERSONAT QË KANE HUMBUR DËGJIMIN DHE SHIKIMIN PAS MBYLLJES SË MOSHËS 65 VJEÇARE, TË LËNDUARIT RËNDË DHE TË PALËVIZSHMIT, SI DHE ATA ME AFTËSI TË KUFIZUARA TË RËNDA MENDORE NUK KANË TË DREJTËN E NDIHMËS, AVOKATI I POPULLITAvokati i Popullit parashtroi iniciativë për kthimin e dispozitave në Ligjin për mbrojtje sociale prej para vitit 2017 dhe ndalimin e diskriminimit të kësaj kategorie të personave me aftësi të kufizuara. (Foto arkivi nga një protestë në Manastir)

Qytetarë nga Kërçova, Kavadari, Gjevgjelia, Kriva Pallanka, Shtipi, Dellçeva, Negotina, Velesi dhe Strumica, vitin e kaluar dhe në vitin 2020 janë refuzuar për ndihmë nga shteti, sepse pas moshës 65 vjeçare kanë marrë lëndime të rënda fizike dhe kanë mbetur invalidë, janë verbuar ose shurdhuar. Avokati i Popullit, në një hetim të gjerë nëpër të gjitha Qendrat për punë sociale në Maqedoni, konstatoi se në 10 prej tyre, për dy vjet, janë refuzuar gjithsej 23 kërkesa për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, me arsyetimin: “për shkak të mbylljes së moshës 65 vjeçe”.

Ky diskriminim i rëndë ndaj personave me aftësi të kufizuara, lëndime të rënda dhe shurdhëri apo verbëri pas moshës 65 vjeçare, vazhdon që nga viti 2017 e në vazhdim. Prandaj, Avokati i Popullit Naser Ziberi ka paraqitur iniciativë në Ministrinë e Punës dhe Mbrojtjes Sociale me të cilën kërkon që të fshihet kufizimi nga “65 vjet” në Ligjin për mbrojtje sociale dhe kërkesë që kompensim për herë të parë të mund të paraqesin personat pas moshës 65 vjeç kur pa fajin e tyre janë bërë invalidë, të verbër ose kanë humbur dëgjimin.

Duke qenë se dispozita ekzistuese e nenit 44 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje sociale është kufizuese dhe krijon mundësinë e trajtimit të pabarabartë të qytetarëve në ushtrimin e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar me Ligjin për mbrojtje sociale, Avokati i Popullit rekomandon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të marrë masa për vendosjen e një regjimi ligjor për zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë qytetarët në vend pavarësisht moshës.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира