Një numër i madh i mërgimtarëve të shkuar në Itali prej para 30 e ca vjetësh, të cilët tani plotësojnë kushtin e pensionit, nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë, sepse Maqedonija me Italinë duhet të komunikojë me anë të Konventës për sigurim social të vitit 1957, të miratuar nga Republika Popullore Federale e Jugosllavisë, e cila nuk ekziston. Nuk ka as ndonjë marrëveshje bilateriale për sigurime sociale, pensionale shëndetësore apo tjetër mes Maqedonisë dhe Italisë. Ndërkaq marrëveshje të këtilla janë lidhur me 22 shtete (Kroacia, Austria, Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Turqia, Bosnja, Çekia, Holanda, Polonia, Romania, Luksemburgu, Belgjika, Australia, Mali i Zi, Hungaria, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Kanadaja).
Përveçse me Italinë, Konventa të tilla të vjetra, nga koha kur shteti ka qenë pjesë e RSFJ-së, Maqedonia vazhdon dhe i përdor me Francën, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën. Komunikimi mes Fondit të këtushëm pensional dhe invalidor dhe fondet e këtyre shteteve për relizimin e të drejtës së pensionit dhe të drejta të tjera sociale të mërgimtarëve tanë shkon ngadalë, pothuajse fare.
Në SAKAMDAKAZAM.MK u paraqitën shtetas të Maqedonisë, që pohojnë se edhe pas dy vjetëve prej kur kanë marrë të drejtën e pensionimit, ata përballen me burokraci dhe akoma nuk mund të dalin në pension.
Por, ndërkohë që Fondi pensional dhe Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se problemi ekziston sepse nuk ka marrëveshje bilaterale, mërgimtarët thonë se ai ndodhet te paaftësia e njësive rajonale të Fondit.
“Një qind herë kam blerë biletë të avionit dhe erdha që të mund të mbledh dokumentacione për stazhin e punës që kam pasur këtu para se të shkoja për punë në Itali. Më nevojitet. Ka dy vjet që nuk mund ta mbaroj këtë punë, prej kohësh duhet të kisha dalë në pension. Nga njësia rajonale e Fondit më thonë se kanë siguruar gjithçka, se i kanë dërguar tek kolegët në Itali.
Këtu, nga ana tjetër, më thonë “nuk kemi komunikim me fondin tuaj pensional.” E ç’të bëj unë tani?”,
pyet bashkëbiseduesi.
Kësaj gjëje nga qendra e Fondit në Shkup i përgjigjen se, për fat të keq, dokumenacionin çdo mërgimtar duhet ta ndjekë në qytetin ku ka punuar para se të largohet. Por udhëzuan se palët mund të drejtohen edhe te e-posta në Shkup [email protected], nëse kanë ndonjë problem me njësitë rajonale brenda shtetit.
Ministria dhe Fodi thonë se në vitin 2014 është lidhur një marrëveshje me pushtetet italiane, por Parlamenti i tyre nuk e miraton ka 10 vjet, gjë për të cilën disa here kërkohen urgjenca përmes ambasadës së Italisë.
“Marrëveshja bilaterale për sigurimet sociale e lidhur në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë në Shkup më 25 korrik 2014, është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës. të Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për sigurimet sociale, në seancën e mbajtur më 27 tetor 2014, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së RMV-së më 30 tetor 2014 (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 159/ 2014), por nuk ka hyrë në fuqi. Në përputhje me dispozitat e nenit 48 të Marrëveshjes, të cilat rregullojnë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, kjo Marrëveshje do të ratifikohet nga të dy Shtetet Kontraktuese sipas procedurave dhe instrumenteve të duhura të ratifikimit, të cilat do të shkëmbehen në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe Marrëveshja do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të tretë pas muajit në të cilin do të shkëmbehen instrumentet e ratifikimit dhe në atë datë ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën Konventa për sigurimet shoqërore ndërmjet Republika e Italisë dhe Republika Popullore Federale e Jugosllavisë do të pushojnë së qeni të vlefshme, të nënshkruara më 14 nëntor 1957”, thanë të dy institucionet.
Kështu, me këto marrëveshje shumë të nevojshme, mundësohet realizimi i të drejtave të sigurimeve sociale për punëtorët dhe anëtarët e familjes së tyre, pra e drejta për pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, të drejtat nga sigurimet shëndetësore për punëtorët dhe përfituesit e pensioneve, si dhe për anëtarët e familjes së tyre, të drejtën për kompensim në të holla gjatë papunësisë dhe të drejtën për ndihmë për fëmijë, nëse ata punojnë ose kanë punuar në një ose të dy shtetet kontraktuese.
Për shkak të zbatimit praktik, shtetet kontraktuese nënshkruajnë edhe një marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes, në të cilën përcaktohet saktësisht se cilat janë organet ndërlidhëse në procedurën për realizimin e llojeve të caktuara të të drejtave, bartësit kompetent të sigurimit, si dhe nxirren formularë dygjuhësh që shkëmbehen ndërmjet autoriteteve në lidhje me shkëmbimin e të dhënave të nevojshme për realizimin e të drejtave të qytetarëve të dy shteteve kontraktuese që punojnë/kanë punuar në territorin e njërit prej shteteve kontraktuese.
S.K.DELEVSKA