QYTETARËT E TETOVËS SOT NË PROTESTË KUNDËR DEPONISË QË IA MERR FRYMËN QYTETIN

a:1:{s:9:"td_source";s:44:"Тетово(САКАМДАКАЖАМ.МК)

QYTETARËT E TETOVËS SOT NË PROTESTË KUNDËR DEPONISË QË IA MERR FRYMËN QYTETIN

Tetovarët nuk e durojnë më deponinë e paligjshme dhe kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Revoltin e tyre ndaj këtij problem shumëvjeçar do të shprehin nesër në një protestë para komunës së Tetovës.

“Kërkojmë që deponia të largohet nga qyteti. Jo të zhvendoset nga një vend në një tjetër, por të largohet nga qyteti. Me zhvendosjen e saj nga një vend në tjetrin nuk do të zgjidhet problemi. Duhet një herë e përgjithmonë të largohet nga Tetova. Erë e keqe është tashmë e padurueshme, për shkak se çdo ditë persona të panjohur ia  vënë zjarrin duke na lënë pa frymë. Prandaj, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos të dalim në protesta,” tha Artan Etemi kryetar i BL Dereboj i cili bëri thirrjen për protesta para komunës së Tetovës.

Deponia e paligjshme ose pika e grumbullimit të mbeturinave si e quajnë zyrtarët komunalë, e vendosur më pak se një kilometër nga qendra e qytetit dhe shumë pranë siloseve dhe fabrikës së “Zhito Pollog” një nga prodhuesit më të mëdhenj të bukës në Tetovë. Banorët e BL Dereboj janë vendbanimi më i afërt i deponisë ilegale dhe më të rrezikuar. Ata kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u takuar dhe për të biseduar me autoritetet komunale dhe kryetaren Teuta Arifi, por këto përpjekje kanë qenë pa sukses. Askush nuk ka qenë i gatshëm t’i takojë ose t’i dëgjojë problemet e tyre.

Zoran Andonov

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари