SELA E AKUZOI BDI-NË SE JANË TË PAFTYRË QË FSHIHEN PAS VMRO-DPMNE-SË

a:1:{s:9:"td_source";s:44:"Струга(САКАМДАКАЖАМ.МК)

SELA E AKUZOI BDI-NË SE JANË TË PAFTYRË QË FSHIHEN PAS VMRO-DPMNE-SË

Shqiptarët duhet të kërkojnë llogari nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarët partiakë, sepse BDI-ja, nga viti 2008 e deri më sot, ka votuar 16 buxhete për projektin Shkupi 2014 të VMRO-DPMNE-së. Njëkohësisht, kanë dhënë pajtimin e tyre për shkurtimin e buxheteve për komunat në të cilat, shumica e popullatës është shqiptare, thotë për SAKAMDAKAZAM.MK, lideri i Partisë për Reforma të PDSH-së dhe kryetari i Strugës, Zijadin Sela. Ai konsideron se BDI-ja është bërë një parti e personave të pafytyrë.

“BDI-ja filloi me hipokrizi dhe u bë parti hipokritësh. Duke filluar nga Ahmeti e deri te të gjithë funksionarët e BDI-së, votojnë buxhete, rebalancë të buxheteve, e më pas akuzojnë VMRO_DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin se pse nuk investojnë në komunat ku jeton edhe popullatë shqiptare. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Shqiptarët duhet të kërkojnë llogari nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, sepse kjo parti lavdërohet se ka legjitimitet tek shqiptarët!, thotë Sela, dhe shton:

“Hap debatin për Shkupin 2014 dhe i dëgjon se ai paska qenë ndonjë projekt në kohën e BDI-së dhe VMRO-DOMNE-së. Ky është budallallëk i atyre funksionarëve hipokritë. Ata harrojnë se nga 2008 e deri më sot, për projektin në fjalë, kanë votuar 8 buxhete, që bashkë me rebalancët, bëjnë 16 buxhete. Edhe sot e kësaj dite votojnë për projekte për komunat me popullatë maqedonase, e nga ana tjetër në komunat ku shqiptarët janë shumicë, shkurtojnë mjete. Për shembull, Nga zëri kultura, Stuga, Gostivari, Tetova, Çairi morën zero. Këta njerëz nuk di si t’i klasifikoj, me të vërtetë e kanë tepruar”, thotë Sela.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili foli  të shtunën në Konferencën për 15 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, në Kodrën e Diellit, tha se nuk ka pasur mënyrë të shmanget kjo që ka ndodhur dhe se “Marrëveshja e Ohrit u takon të gjithëve dhe ajo e ka shpëtuar shtetin nga përçarjet.”

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира