SHBA-JA IA DHA RRUGËN BDI-SË PËR SHKAK  TË BLLOKADËS SË PSP-SË, GJË QË E LARGON MAQEDONINË NGA NATO

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

SHBA-JA IA DHA RRUGËN BDI-SË PËR SHKAK  TË BLLOKADËS SË PSP-SË, GJË QË E LARGON MAQEDONINË NGA NATO

Përfaqësues të ambasadës amerikane në Maqedoni, në mënyrë intesive po mbajnë takime me partitë e tjera shqiptare, që kur deputetët e BDI-së dhe PDSH-së, të martën nuk votuan për mbështetjen e ligjeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Lëvizja për reforma e PDSH-së, e Zijadin Selës dhe Besa lajmëruan se sot kanë pasur takime me delegacione amerikane, ndërsa Uniteti i Gëzim Ostrenit për SAKAMDAKAZAM.MK konfirmoi se do të takohet me përfaqësues të ambasadës amerikane nesër.

Takimet e shpeshtuara të diplomatëve amerikanë me partitë më të vogla politike shqiptare në Maqedoni vijnë që kur partnerët tradicionalë të SHBA-së nga blloku politik shqiptar nga BDI, të martën u solidarizuan me VMRO-DPMNE-në në bllokimin e punës së PSP-së, të cilën amerikanët e konsiderojnë  institucion kryesor për daljeDn e Maqedonisë nga kriza politike, gjë që do ta kthente shtetin në rrugën euroatlantike.

Vetëm katër deputetë të BDI-së kanë votuar për vazhdimin e afatit të hetimeve të Prokurorisë speciale publike dhe për kërkesën e Katica Janevës për dëshimtarët e mbrojtur.

Në fakt, ambasada e Amerikës këtë gjë e deklaroi përmes një kumtese të martën, kur i vlerësoi kërkesat e Prokurosrisë speciale publike për ndryshimin e ligjit për dëshmitarë të mbrojtur dhe për vazhdimin e afatit pët hetime duke iu bërë thirrje edhe njëherë “të gjitha partitë t’i bashkëngjiten detyrimeve të marra në marrëveshjen e Përzhinos nga 20 korriku, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje të besueshme dhe punë të pandërprerë të Prokurorisë speciale publike dhe të vëzhguesve të pavarur të mediave.” Sipas lajmërimit të SHBA-së “vendosja e transparencës  për përgjimet e paautorizuara dhe dyshimet për keqpërdorimin nga ana e qeverisë janë esenciale që Maqedonia të mund të dalë nga kriza e vazhduar”.

Këto deklarata të përfaqësuesve të administratës amerikane në Shkup janë në një vijë me Kumtesën nga Samiti i fundit i NATO-s, që u mbajt në fillim të korrikut këtë vit, në Varshavë. Në kumtesën paralajmërohet që Maqedonia ka rrëshqitur larg vlerave të NATO-s dhe që kjo gjë është shqetësuese për partnerët.

“Duke marrë parasysh shqetësimin për ngjarjet politike në Maqedoni, të cilat e sollën shtetin edhe më larg vlerave të NATO-s, kërkojmë nga të gjithë liderët politikë të shtetit tërësisht t’i implementojnë detyrimet e marra në Marrëveshjen e Përzhinos në qershor dhe korrik, si kornizë për zgjidhje të qëndrueshme të krizës politike”, qëndron në Kumtesën e Samitit të NATO-s në Varshavë.

Zhgënjimi që ka SHBA-ja nga sjellja e BDI-së, tashmë e tronditur nga të gjitha aferat të lidhura me dyshime për krime, që burojnë nga përgjimet e paligjshme të bisedave, bëjnë që ajo të kthehet drejt partnerëve të tjerë, të cilët do të garantojnë balancë ndëretnike dhe stabilitet të Maqedonisë dhe do të jenë garancion për përkushtimin e shtetit ndaj vlerave të NATO-s, theksojnë për SAKAMDAKAZAM.MK përfaqësues të partive shqiptare, që gjatë këtyre ditëve kanë pasur biseda intensive me diplomatët amerikanë.

Zijadin Sela, lideri i Lëvizjes për reforna të PDSH-së, pas takimit të sotëm me ambasadën e Amerikës, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK që me diplomatët amerikanë ka biseduar për “rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike, rolin e Prokurorisë speciale publike dhe përfaqësimin real të kërkesave politike të shqiptarëve”.

“Ne i kemi dhënë  dhe do t’i japim mbështetje pa rezerva Prokurorisë speciale publike, kurse nga ana tjetër dy partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH, të cilat thonë që e kanë mbështjetjen e faktorit ndërkombëtar, tashmë është e qartë që nuk do ta kenë atë mbështetje”, deklaroi Sela për SAKAMDAKAZAM.MK. Ai thotë që “shqiptarët janë të zhgënjyer që BDI-ja nuk ka shprehur mbështjetje për Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve dhe mbështetje të PSP-së” dhe që ata “në mënyrë të dukshme duan të implemetojnë një sistem që do të ngjajë me Lindjen, e jo me Perëndimin.”

“Shumë shpejt të dy partitë do të bëhen histori, një pjesë e keqe e historisë së partive politike shqiptare”, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK kryetari i Lëvizjes dhe kryetari i Strugës, Zijadin Sela.

Edhe nga Lëvizja Besa, kanë njoftuar që sot janë takuar me Dejvid Stivensonin, udhëheqës  për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e ShBA-së. Lideri Bilall Kasami deklaroi që lëvizja e tij e mbështet fort punën e Prokurorisë speciale publike, por gjithashtu insiston që të formohet gjykatë speciale. “Ne nuk duam të merremi me BDI-në, për të cilën konsiderojmë që është e kaluara e hidhur e shqiptarëve në Maqedoni, por të merremi me atë se si pas 11 dhjetorit, ta bëjmë Maqedoninë të pranueshme për shqiptarët”, deklaroi Kasami pas takimit me diplomatët amerikanë.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира