Kryetari i Parlametnit, Talat Xhaferi këtë mëngjes ka hyrë në kabinetin e tij në Parlament pas takimit të parë me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, kanë konfirmuar deputetët e shumicës parlamentare, Pavle Bogoevski dhe Muhamed Zeqiri. Televizioni “TV21” publikoi një video të ngjarjes.
Para setë fotografohet në vendin e tij të ri të punës, Xhaferi në tavolinën e tij të punës ka vendosur flamujt e vegjë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe BE-së.
Jozyrtarisht zbulojmë që procedura për marrjen e vendit të spikerit shkon siç duhet. Vulat nuk janë te ish kryetari Trajko Veljanoski, por tek shërbimet profesionale.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së bashkë me ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski dje ishin në mbledhje në kabinetin e kryetarit, pikërisht kur aty duhej të hynte spikeri Talat Xhaferi. Se përse mbledhja u mbajt në kabinetin e Xhaferit, askush nga deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk dëshironte të japë deklaratë.