TË GJITHË QË KANË KALUAR KOVID-19 MUND TË VAKSIONOHEN TË PAKTËN NJË MUAJ PAS SHËRIMIT TË KREJTËSISHËM

TË GJITHË QË KANË KALUAR KOVID-19 MUND TË VAKSIONOHEN TË PAKTËN NJË MUAJ PAS SHËRIMIT TË KREJTËSISHËMPajtimi për vaksinim dhe karton vaksinal i cili do të merret në të gjitha punktet vaksinale (Foto: SDK.MK)

Vaksina kundër kovid-19 mund t’i jepet çdokujt që ndihet i shëndetshëm si dhe atyre që i janë nënshtruar kovid një muaj pas shërimit të plotë. Ky është udhëzim nga rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe nga përvojat ndërkombëtare, thotë prof. dr. Aleksandra Grozdanova, kryetare e komitetit për imunizim.

Vaksinimi në vend fillon sot me punëtorët e shëndetësisë nga Klinika e sëmundjeve infektive, me dërgesën e parë të vaksinave nga “Fajzer” të dhuruara nga Serbia.

Rekomandimi i autoriteteve shëndetësore është që ata që kanë marrë kovid-19 kohët e fundit, meqenëse kanë antitrupa, mund të presin të vaksinohen edhe më vonë dhe t’u lënë mundësinë për vaksinim atyre që nuk kanë pasur kontakt me virusin deri më tani.

Njerëzit që i janë nënshtruar kovid-19 me gjendje të rëndë në spital, pas një muaji thërriten përsëri për kontroll.
Nuk do të kryhet asnjë lloj testimi dhe analize gjaku, e as nuk do të ngarkohet sistemi shëndetësor me kontrolle paraprake, por çdo rast duhet vlerësuar individualisht.

Në punktin vaksinal do të ketë mjekë dhe do të plotësohet pyetësori dhe pajtimi. “Rekomandimi zyrtar është që kushdo që është në gjendje të mirë shëndetësore pa sëmundje imune, mund të marrë vaksinën”, na tha Dr. Grozdanova.

Kujdes duhet ushtruar vetëm tek:

  • Personat me sëmundje kronike që aktualisht kanë imunitet të zvogëluar me sëmundje autoimune dhe persona që aktualisht marrin imunoterapi;
  • Ata që janë alergjikë ndaj ilaçeve të caktuara ose më parë kanë pasur reagime alergjike më të rënda;
  • Pacientët që kanë kaluar kovid-in me fotografi të rëndë klinike, me ndërlikime apo kanë gjendje të të ashtuquajturit kovid i zgjatur.

Grozdanova thotë se kjo gjë nuk do të thotë se këta pacientë nuk duhet të vaksinohen.
“Të gjithë ata mund të vaksinohen, por me një konsultim paraprak të detyrueshëm me mjekun specialist i cili i udhëzon”, shprehet ajo.

Drejtorja e klinikës së hematologjisë, Dr. Irina Panovska-Stavridis thotë se terapia antikoagulante e mirëkontrolluar nuk është kundërindikacion për vaksinimin.

“Vaksina kovid-19 nuk rrit vlerat e D-dimerëve. Por D-dimerët që asocohen me sëmundje aktive malinje apo me sepsa janë kundërinikacion për vaksinimin – andaj këta njerëz nuk duhet të vaksinohen tani”, tha Dr. Panovska-Stavridis.

Gratë shtatëzëna nuk vaksinohen sepse prodhuesit e vaksinave nuk kanë prova klinike se si imunizimi do të ndikojë në fetus. Në këtë fazë të imunizimit, fëmijët deri në moshën 16 vjeçare përjashtohen sepse nuk kanë qenë pjesë e hetimeve të mëparshme klinike.
Sipas planit kombëtar të imunizimit, në fazën e parë të vaksinimit janë vendosur profesionistë të shëndetit që punojnë me pacientë të kovidit, mjekët amë dhe personat mbi 70 vjeç.

Në sistemin e caktimit të imunizimit janë përfshirë edhe mjekët amë. Sistemi Moj termin tashmë ka indentifikuar të gjithë mbi moshën 70 vjeçare dhe mjekët e përgjithshëm kryejnë sondazhe personale të pacientëve të tyre. Listat e të sëmurëve kronikë nuk janë lëshuar ende.

Plani do të azhurnohet në përputhje me mënyrën se si do të mbërrijnë vaksinat dhe me numrin e vaksinave në dispozicion të shtetit.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 97,456, nga të cilët 88,301 janë shëruar, 3,003 kanë ndërruar jetë dhe 6,152 janë aktivë.

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира