TRAJTIMI MJEKËSOR I VETËM NJË PACIENTI ME KOVID-19 I KUSHTON SHTETIT 2.600 EURO, NDËRSA PËR TË SËMURËT NË RESPIRATOR 5.700 EURO

TRAJTIMI MJEKËSOR I VETËM NJË PACIENTI ME KOVID-19 I KUSHTON SHTETIT 2.600 EURO, NDËRSA PËR TË SËMURËT NË RESPIRATOR 5.700 EUROKovid-19 është një sëmundje e shtenjtë dhe sipas analizave fillestare që kemi bërë në Klinikën infektive, dita mesatare e një pacienti në spital i kushton shtetit 11.750 denarë, thonë nga Fondi i shëndetësisë; - Ndihma e shpejtë duke çuar të sëmurë drejt spitalit “8 Shtatori” në Shkup. (Foto: Gj. Liçovski)

Trajtimi njëditor i një pacienti me kovid-19 kushton rreth 200 euro, ndërsa nëse bëhet fjalë për pacient në respirator mbi katër ditë kushton 5.700 euro. Këto janë të dhëna që redaksia digjitale SAKAMDAKAZAM.MK mori nga Fondi për sigurim shëndetësor (FZOM) në bazë të analizave për mjekimin e pacientëve nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

Nga Fondi i shëndetësisë thonë se nuk kanë numra të saktë se sa i ka kushtuar shtetit trajtimi me kovid-19 deri më tani, pasi bëhet fjalë për një sëmundje të re, e cila nuk ndodhet në çmimoren e shërbimeve shëndetësore (DRG), duke bërë që spitalet të mos dinë se si t’i fakturojnë shpenzimet e mjekimit të pacientëve. Si pasojë, ato marrin faktura joreale.

Kovid-19 konsdierohet të jetë një sëmundje virale dhe në çmimoren e Fondit shëndetësore mjekimi nga një sëmundje virale kushtron 26.601 denarë. Ky çmim nga 26.601 denarë është i njëjtë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e shtrirjes së pacientit në spital. Mirëpo, kovidi nuk mund të llogaritet sipas këtij çmimi, pasi nga përvoja jonë e deritanishme është konstatuar se mjekimi i pacientëve pozitive në kushte spitalore kushton shumë më tepër.

“Çmimi prej 26.601 denarësh për mjekimin e përgjithshëm të pacientit me kovid 10 është joreal. Mirëpo, bëhet fjalë për një sëmundje të re me të cilën askush prej nesh nuk ishte i njoftuar, prandaj duhej kohë që të vërtetohej saktësisht se sa do të kushtonte ky mjekim. Gjithsesi, bëhet fjalë për një sëmundje të shtrenjtë dhe sipas analizave fillestare të cilat i kemi bërë me Klinikën infektive, dita mesatare e trajtimit në spital për çdo pacient të klinikës kushton 11.750 denarë”, thonë nga Fondi i shëndetësisë.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e shëndetësisë, në spital janë mjekuar 2.776 pacientë, ndërsa mesatarisht në spital mjekohen 12 ditë. (Foto: SDK.MK)

Në mënyrë që spitalet të mund t’i fakturojnë Fondit për mjekim të pacientëve, ekipi i Fondit dhe Klinikës infektive punon për formimin e një çmimi sipas numrit të ditëve të kaluara në spital. Siç bëjnë të ditur nga Fondi, çmimi nuk do të jetë fiks, ashtu siç është tani, por do të jetë në raport me numrin e ditëve që pacienti kalon i hospitalizuar. Pesë ditët e para mjekimi është më i shtrenjtë sepse atëherë bëhen testimet dhe përcaktohet terapia. Pas çmimit të pesë ditëshit të parë ,do të vijojë një çmim tjetër për ditët 6-10 dhe një tjetër për 11-15, e kështu me radhë. Sipas analizave pesë ditët e para të mjekimit në spital kushtojnë rreth 55.000 denarë, ndërsa për periudhën në vijim, çmimi do të ulet për 30.000 denarë.

Sipas çmimores së Fondit të shëndetësisë, lidhja e pacientit në respirator për 4 ditë kushton 350.750 denarë apo 5.700 euro. Ky çmim është sipas çmimores aktuale dhe vlen edhe për rastet me kovid-19. Në këtë pjesë nuk do të ketë ndryshime.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e shëndetësië, në spital janë mjekuar 2.776 pacientë. Sipas statistikave të Fondit të shëndetësisë, mesatarisht pacientët në spital mjekohen për 12 ditë. Nëse bëhet llogaritja: një ditë – 11.750 denarë herë 12 ditë mesatarisht, atëherë një pacient i sëmurë nga kovid-19 i kushton shtetit 2.400 euro. Nëse gjatë 6 muajve të fundit në spital janë mjekuar 2.776 pacientë, atëherë gjithsej kjo shumë arrin 6.6 milionë euro.

Te ky çmim nuk përfshihen pacientët në respirator. Fondit të shëndetësisë deri në fund të qershorit i është fakturuar mjekimi i 52 pacientëve në respirator, shtatë në Klinikën infektive dhe 45 në Spitalin e përgjithshëm të qytetit (GOB) “8 Shtatori”. Kjo do të thotë se mjekimi në respiraor deri në fund të qershorit do të kushtojë rreth 350.000.

Deri më tani në shtet janë bërë 87.026 teste, kurse testimi i kushton shtetit rreth 5 milionë euro. (Foto: Gj. Liçovski)

Nga Fondi i shëndetësisë bëjnë të ditur se formimi i çmimit ka përfshirë të gjitha shpenzimet për kryerjen e këtyre shërbimeve shëndetësore, siç është puna e personelit mjekësor, shpenzime për materiale mjekësore dhe të tjera, për mirëmbajtjen e aparateve dhe hapësirave, si dhe shpenzimet fikse. Në rastin konkret, kjo do të thotë se çmimi prej 3.600 denarësh nuk është vetëm çmimi i testit, por meqë një pjesë e madhe e testimeve janë marrë si donacion, shuma prej 5 milionë eurosh nuk është reale, gjegjësisht ajo do të jetë shumë më e ulët se kaq, pasi Fondi nuk do t’u dërgojë para për testet që janë donacion.

Numri i testeve të kryera në laboratoritë shtetërore gjatë kësaj periudhe:

Instituti për shëndet publik – Virusologji: 68.278
Qendra për shëndet publik Shkup: 1.870
ASHAM: 10.872
Fakulteti i veterinarisë: 755
Mjekësia gjyqësore: 459
Qendra për shëndet publik Manastir: 3.295
Klinika infektive: 759
Klinika për gjinekologji: 638

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, në shtet janë diagnostikuar 14.600 persona, nga të cilët 606 të vdekur, të shëruar 11.741, e për momentin aktivë janë 2.253.

Aktualisht, në spital mjekohen 290 pacientë me kovid 19, ndërsa vetëm një është në respirator.

A. ANTEVSKA

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира