30 FËMIJË ME PROBLEME NË RRITJE DO TË VUAJNË PËR 260.000 EURO, DREJTORI IBRAHIMI KURSEN

a:2:{s:11:"td_subtitle";s:300:"DrejtoriiekonomisënëKlinikënefëmijëve,RidvanIbrahimivazhdimishtrefuzontënënshkruajëvendiminpërshpalljenetenderitpërblerjetëhormonitorigjinalpërrritje,dukeevënënërrezikshëndetine30fëmijëve,ndërsaOmbudsmanifilloiprocedurënkundërdiskriminimit.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

30 FËMIJË ME PROBLEME NË RRITJE DO TË VUAJNË PËR 260.000 EURO, DREJTORI IBRAHIMI KURSEN

Pesë subspecialistë të Klinikës për sëmundje të fëmijëve, të enjten e nënshkruan mendimin profesional, që ndryshimi i terapisë për 30 fëmijë me probleme të rritjes nga hormoni origjinal në hormon të ngjashëm biologjik për rritje, do të ketë një varg pasojash dhe do të ndikojë negativisht mbi shëndetin e tyre. Me këtë, ata shpjeguan edhe procedurën që e zbatoi Avokati i Popullit e cila të enjten mbaroi me dorëzim të rekomandimit për mbrojtje të së drejtave të këtyre fëmijëve në Klinikën e fëmijëve, Ministrinë e shëndetësisë dhe Fondin për sigurim shëndetësor.

Ombudsmani e filloi procedurën pas disa reagimeve publike të Shoqatës “Rast” kundër diskriminimit të këtyre fëmijëve të Klinikës së fëmijëve, më saktësisht nga ana e drejtorit të ekonomisë së klinikës, Ridvan Ibrahimi, i cili vazhdimisht refuzon ta nënshkruajë vendimin për shpallje të tenderit për blerje të hormonit origjinal për rritje.

“Në disa adresime kam deklaruar, kurse tani edhe pas rekomandimit të Avokatit të Popullit theksoj, që si drejtor i Klinikës së fëmijëve nuk do të lejoj të rrezikohet shëndeti i as edhe një fëmije, e le më të 30 fëmijëve të cilët tani marrin hormonin origjinal për rritje. Të gjitha studimet në baza të dëshmive tregojnë që ndryshimi i terapisë me biosimular tek këta fëmijë është i rrezikshëm dhe se mund të ketë pasoja mbi shëndetin e tyre”, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK dr. Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Në shkresën drejt tri institucioneve kompetente, Avokati i Popullit rekomandon që të merren masa urgjente për mbrojtjen e papengueshme të terapisë së këtyre fëmijëve.

“Ne insistojmë që të gjitha aktivitetet që ndërmerren, gjithmonë të kenë si pikënisje atë çka është më e mirë për fëmijët, në përputhje me Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës të Kombeve të Bashkuara, nënshkrues i së cilës është edhe Maqedonia. Në atë Konventë, mes tjerash është theksuar nevoja për mbrojtje cilësore dhe efikase shëndetësore për fëmijët. Prandaj, rekomandojmë që të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që terapia e këtyre fëmijëve të vazhdojë me hormonin e njëjte origjinal për rritje, me të cilin janë trajtuar që nga fillimi i mjekimit të tyre dhe të mos bëhen ndryshime të cilat mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme mbi shëndetin e tyre, “ thotë Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendës Avokat i Popullit.

Sipas dr. Sofijanova, problemin e shkakton fakti që ky hormon është pothuajse dy herë më i shtrenjtë se hormoni biologjik i ngjashëm me të dhe që ndryshimi në çmim për terapinë e këtyre 30 fëmijëve është 16 milionë denarë apo rreth 260.000 euro më shumë.

“Kuptohet që këto para duhet të sigurohen, sepse shëndeti i atyre fëmijëve është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, thekson dr. Sofijanova. Përndryshe, biosimulatori është ilaç i shkëlqyer, i cili pikërisht për arsye se është më i lirë, tashmë në mënyrë masive përdoret në të gjitha shtetet e zhvilluara. Për këtë gjë u vërtetuam gjatë vizitave tona studimore në Bavari dhe në Britaninë e Madhe. Tek ne, 70 fëmijë janë në terapi me biosimulator,por këta 30 të tjerë nuk mund të rrezikojmë as se si. Drejtori i ekonomisë, Ibrahimi, mban këndvështrimin financiar, por detyrimi ynë si mjekë është që ta bindim në të kundërtën dhe për këtë kam mbledhur nënshkrimet e subspecialistëve, thotë dr. Sofijanova.

Për më tepër, ajo thotë që do të ishte mirë që shteti dhe Shoqata “Rast” të negocionin me prodhuesin për çmim më të ulët, gjë me të cilën do t’ia lehtësonin problemet financiare klinikës.

Drejtori i ekonomisë në klinikën e fëmijëve, Ridvan Ibrahimi, nuk ishte i qasshëm për deklaratë, sepse ishte jashtë shtetit. Pas konferencës së shtypit, në Shoqatën “Rast” kah fundi i shtatorit, ai deklaroi që do të punojë në përputhje me ligjin.

Në rekomandim, Avokati i Popullit kërkon që institucionet shëndetësore ta shikojnë dhe mundësinë për dispersion të terapisë hormonale për rritje edhe në entet shëndetësore të shtetit. Për momentin, terapinë hormonale e ndan vetëm Qendra klinike në Shkup, ndërsa në rast dispersimi do të angazhohej një kuadër i duhur profesional.

“Në këtë mënyrë do të tejkaloheshin problemet financiare të prindërve të këtyre fëmijëve, të cilët çdo muaj duhet të vijnë në Shkup që ta marrin terapinë e tyre”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Ministria e shëndetësisë, Fondi për mbrojtje shëndetësore dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve kanë afat ligjor prej një muaji që të tregojnë se a do ta do ta respektojnë rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира