BABALLARËT JANË TË DISKRIMINUAR PASI NUK KANË TË DREJTË PËR FËMIJË TË TRETË, PARALAJMËROI AVOKATI I POPULLIT

BABALLARËT JANË TË DISKRIMINUAR PASI NUK KANË TË DREJTË PËR FËMIJË TË TRETË, PARALAJMËROI AVOKATI I POPULLIT Diskriminimi në bazë gjinor është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj, thonë nga zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Memeti. (Foto:SDK.MK)

Avokati i popullit kërkon që edhe baballarët të kenë të drejta kompensimi për fëmijën e tretë, pasi me vendimin aktual ligjor bëhet diskriminim dhe trajtim jo i barabartë i prindërve. Ai ka dërguat iniciativë drejt Ministrisë për punë dhe politikë sociale për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve për arsye se në rastet kur nëna nuk i përmbush kriteret për realizimin së drejtës për kompensim për fëmijën e tretë, atë nuk mund ta realizojë babai si prindi tjetër.

“Vendimet e vazhdueshme normative shkaktojnë pabarazi dhe pasiguri ligjore pasi vetëm nëna mund ta realizojë këtë të drejtë, por jo edhe babai, me çka dëmtohen si prindërit ashtu edhe familja, duke mos mbajtur llogari për qëllimin e dhënies së kompensimit të lartpërmendur, gjegjësisht përmirësimi i standardit jetësor të familjes që ka fëmijë të tretë. Diskriminimi në bazë gjinor është i ndaluar me Kushtetutë dhe ligj”, thonë nga zyra e Avokatit të popullit.

Avokati i popullit pas punës së tij në lëndë konkrete ka konstatuar edhe punë të tjera të palogjikshme, pasi shfrytëzuesit e ndihmës finansiare sociale dhe të të ardhurave të tjera sociale nuk mund të kenë të drejtën për kompensim prindëror për fëmijën e tretë. Ata duhet të zgjedhin se a do të marrin para për fëmijën e tretë apo ndihmë sociale. Të gjithë personat e punësuar marrin para për fëmijën e tretë, pavarësisht shumës së të ardhurave të tyre.

“Kjo gjendje faktike paradoksale bën që dispozitat e përmendura të jenë në kundërshtim me parimet e së drejtës dhe ligjshmërisë, sigurimit të së drejtës sociale, humanizmit dhe solidarietet si vlera themelore të Republikës së Maqedonisë”, thotë Avokati i popullit.
Nëna nuk mund të fitojë para nëse gjatë shtatzuanisë nuk ka kryer kontroll mjeksësor te mjeku i përzgjedhur – specialist i gjinekologjisë apo lindjes. Por Avokati i popullit thotë se, për shembull, gratë në Shuto Orizari me vite nuk kanë qasje tek gjinekologu.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира