DERI NË VITI TË RI TË BURGOSURIT E BURGUT IDRIZOVË DHE SHUTKË DO TË KENË MJEK

DERI NË VITI TË RI TË BURGOSURIT E BURGUT IDRIZOVË DHE SHUTKË DO TË KENË MJEKNë ambulancat e burgjeve të Idrizovës dhe Shutkës do të ketë nga dy mjekë të përgjithshëm, një specialist, dy motra medicinale, stomatolog, gjinekolog, psikolog, në përputhje me standardet evropiane”, thotë Zllate Mahmedoviq, drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Shkup, i cili mbrëmë u bëri vizitë burgjeve (Foto: Shtëpia e shëndetit, Shkup)

Deri në vit të ri ambulancat dhe burgjet e Idrizovës dhe Shuto Orizares do t’i marrë Shtëpia e shëndetit, Shkup, e cila për rreth 2.000 të burgosur do të sigurojë kujdes dhe mbrojtje mjekësore, siç i takon një shoqërie të lirë.

Zllate Mehmedoviq, drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Shkup, thotë se mbrëmë, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Fondit për sigurim dhe Drejtorinë për zbatimin e sanksioneve, kanë vizituar ambulancat në burgun Idrizovë dhe në burgun Skopje, që të merren vesh mbi mënyrat se si do të vijojë procesi i marrjes së ambulancave. Ai tha se marrja e ambulancave duhet të përfundojë deri në fillim të vitit tjetër.

“Tani po merremi vesh mbi mënyrën e marrjes së ambulancave dhe të financimit. Ekziston një propozim që shërbimet shëndetësore të mbulohen nga FSShM dhe të burgosurit të sigurohen nga Fondi, kurse sigurimi të paguhet nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve. Propozimi i dytë është që shërbimi shëndetësor i burgjeve të paguhet nëpërmjet një programi të veçantë dhe mjeteve të veçanta të buxhetit. Këtë javë kemi negocime me Fondin në lidhje me buxhetin e vitit të ardhëm dhe do të shohim se si do të merremi vesh”, thotë Mehmedoviq.

Me ndryshimet e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, që u sollën në vitin 2013, mbrojtjen shëndetësore në burgje duhet ta merrte përsipër Ministria e shëndetësisë, e cila duhej të siguronte një nivel bazor të mbrojtjes shëndetësore. Këto ndryshime duhej të ishin zbatuar 30 ditë pasi u sollën. Ministria e shëndetësisë vjet justifikohej se procedura e marrjes së ambulancave të burgjeve është në proces e sipër dhe se kjo gjë do të ndodhte në fillimin e këtij viti.

Sa i përket kushteve të këqija në ambulancat në të gjithë shtetin, Avokati i popullit, Ixhet Memeti alarmon vazhdimisht. Ai deklaron se mospasja e gjendjes së duhur shëndetësore në këto institucione paguhet me jetë njerëzore. Në shumë burgje nëpër shtet nuk gjendet as edhe një mjek.

Mehmedoviq thotë se burgu në Idrizovë për momentin ka vetëm një mjeke të përgjithshme e cila punon në dy turne dhe dy motra medicinale. Në qendrën për metadon në Idrizovë, ka gjithsej 250 të burgosur me terapi të metadonit.

“Momentalisht në farmacinë e burgut nuk gjendet asnjë farmacist dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, pasi në shtator janë shfrytëzuar ilaçe me vlerë prej 6.000 eurosh, që nuk është pak.
Planifikojmë që të ketë dy ambulanca, gjegjësisht, një ambulancë në Idrizovë dhe një tjetër në Shutkë. Në secilën do të ketë dy mjekë të përgjithshëm, të cilët punojnë në dy turne, një specialist, dy motra medicinale, një stomatolog, një gjinekolog dhe një psikolog. Të gjithë specialistët do të mund të mbulohen me personelin e Shtëpisë së shëndetit, por për gjinekolog do të na duhet të bëjmë marrëveshje me ndonjë prej mjekëve privatë, apo të angazhojmë gjinekolog nga ndonjë prej institucioneve publike”, thotë Mehmedoviq.

 

Tani në Idrizovë ka dhe stomatolog, i cili është angazhuar me marrëveshje. Kur t’i marrim amblancat nën kuadrin tonë, do të sigurojmë edhe stomatolog”, thotë Mehmedoviq. (Foto: Shtëpia e shëndetit, Shkup)

Ai thotë se kushtet në ambulancat e burgut janë të vështira, por nuk duhet të bëjnë rikonstruktim më të madh, pasi në rrethin e Idrizovës po ndërtohet spital, ku në të ardhmen do të duhet të vendosen edhe ambulancat e burgut.

“Hapësirat do t’i pastrojmë dhe do t’i ngjyrosim, do të sjellim tavolina dhe karrige për mjekët. Kanë një hapësirë të cilën e quajnë stacionar, por aty nuk ka kushte për stacionar. Ajo është një qeli e zakonshme burgu, në të cilën nuk ka fare kushte për stacionar. Spitali i ri që ndërtohet në rrethin e Idrizovës duhet të jetë gati deri në vitin 2020 dhe atëherë ambulancat do të transferohen në atë objekt, i cili bëhet në vendin e punëtorisë së re të burgut”, thotë Mehmedoviq.

Ai tha se do të duhet patjetër që protokolli i ndarjes së terapisë së metadonit të zbatohet më rreptësisht. Me anë të saj kurohen 250 të varur. Megjithatë edhe pse ekziston veçmë një ndarje e rreptë e terapisë, të burgosurit gjejnë mënyra për të bërë keqpërdorime të terapisë që marrin.

“Sipas vlerësimeve tona, një mjek do të duhet të përkujdeset për 750 të burgosur, gjë që është krejtësisht e mjaftueshme, nëse merret parasysh se mjekët amë kërkojnë nga 3.000 pacientë. Këtu puna bëhet në kushte të tjera. Tani në Idrizovë ka dhe stomatolog, i cili është angazhuar me marrëveshje. Kur t’i marrim ambulancat nën kuadrin tonë, do të sigurojmë edhe stomatolog”, thotë Mehmedoviq.

E. BOÇVAROVSKA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира