DREJTORI IBRAHIMI LËSHOI PE, DO TË BLIHET HOMRON ORIGJINAL PËR RRITJE PËR 30 FËMIJËT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

DREJTORI IBRAHIMI LËSHOI PE, DO TË BLIHET HOMRON ORIGJINAL PËR RRITJE PËR 30 FËMIJËT

Hormoni origjinal për rritje është i domosdoshëm për vazhdim të mjekimit të 30 fëmijëve me probleme rritjeje, ndërsa drejtori i ekonomisë së Klinikës për fëmijë, Ridvan Ibrahimi do ta blejë atë pasi që mori mendimin e nënshkruar nga pesë specialistët e Klinikës, ku thuhet që zëvendësimi i hormonit origjinal të rritjes me atë biologjik do të ketë pasoja negative mbi shëndetin e tyre.

“Me këtë mendim të subspecialistëve kam dëshmi ligjore se përse do të nënshkruaj blerjen. Nga dy ilaçet gjenetikisht të njëjtë, hormoni origjinal për rritje është 50 përqind më i shtrenjtë. Unë e pres vendimin e Këshillit drejtues të Klinikës dhe që nesër do të bëhet revizion i vendimit për shpallje të tenderit. Theksoj që buxheti i vërtetuar për blerjen e hormonit për rritje është 54 milionë denarë dhe ky nuk mund të korrigjohet. Kjo gjë do të thotë që ne , si Klinikë nuk do të mund ta rrisim numrin e fëmijëve me probleme në rritje të cilët mjekohen te ne, edhe pse lista e pritjes ka 20 veta, krah 100 vetave që tashmë e marrin hormonin. Në vlerësimet e tyre veproja duke u bazuar nga eksperienca në Suedi, ku prej 102 fëmijëve të cilët janë mjekuar me hormon origjinal për rritje, 98 kanë kaluar në terapinë me hormon të ngjashëm biologjik, kurse ata që kanë refuzuar ta bëjnë këtë e paguajnë vetë ndryshimin. Plani im ishte që me blerjen  e ilaçit të ngjashëm biologjikisht të arrijmë ta shtojmë listën për të paktën edhe dhjetë fëmijë”, deklaroi drejtori i ekonomisë së Klinikës për SAKAMDAKAZAM.MK.

Beteja për blerjen e hormonit origjinal për këta 30 fëmijë, që mjekohen me të që nga fillimi, për dallim nga 70 të tjerët që mjekohen me hormonin biologjikisht të ngjashëm, filloi që nga fillimi i verës kur mbaroi ilaçi  dhe kur Klinikës së fëmijëve i duhej ta blinte atë me procedurë urgjente. Me iniciativën e vet, edhe Avokati i Popullit nisi, e cila mbaroi javën e kaluar me dorëzim të rekomandimit për mbrojtje të së drejtave të këtyre fëmijëve drejt Klinikës së fëmijëve, Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor. Ombudsmani e filloi procedurën pas disa reagimeve publike të Shoqatës “Rast”.

“Në disa adresime kam deklaruar, por tani pas rekomandimit të Avokatit të Popullit theksoj, që si drejtor i Klinikës së fëmijëve nuk do të lejoj që të rrezikohet jeta e asnjë fëmije, e le më e 30 fëmijëve, që për momentin kanë terapinë me hormonin origjinal për rritje. Të gjitha studimet në bazë të dëshmive tregojnë që ndryshimi i terapisë është i rrezikshëm dhe se mund të ketë pasoja mbi shëndetin e tyre”, deklaroi të premten për SAKAMDAKAZAM.MK, dr Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Avokati i Popullit në shkresën drejt tri institucioneve kompetente thekson dhe rekomandon që të merren masa urgjente për sigurim të terapisë për këta fëmijë.

“Ne insistojmë që të gjitha aktivitetet që ndërmerren, gjithmonë të kenë si pikënisje atë çka është më e mirë për fëmijët, në përputhje me Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës të Kombeve të Bashkuara, nënshkrues i së cilës është edhe Maqedonia. Në atë Konventë, mes tjerash është theksuar nevoja për mbrojtje cilësore dhe efikase shëndetësore për fëmijët. Prandaj, rekomandojmë që të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që terapia e këtyre fëmijëve të vazhdojë me hormonin e njëjte origjinal për rritje, me të cilin janë trajtuar që nga fillimi i mjekimit të tyre dhe të mos bëhen ndryshime të cilat mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme mbi shëndetin e tyre, “ thotë Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendës Avokat i Popullit.

Në rekomandim, Avokati i Popullit kërkon që institucionet shëndetësore ta shikojnë dhe mundësinë për dispersion të terapisë hormonale për rritje edhe në entet shëndetësore të shtetit. Për momentin, terapinë hormonale e ndan vetëm Qendra klinike në Shkup, ndërsa në rast dispersimi do të angazhohej një kuadër i duhur profesional.

“Në këtë mënyrë do të tejkaloheshin problemet financiare të prindërve të këtyre fëmijëve, të cilët çdo muaj duhet të vijnë në Shkup që ta marrin terapinë e tyre”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Ministria e shëndetësisë, Fondi për mbrojtje shëndetësore dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve kanë afat ligjor prej një muaji që të tregojnë se a do ta do ta respektojnë rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира