E DËNUARA KONTRABANDISTE E KOKAINËS MJEKON TË BURGOSURAT NË IDRIZOVË

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

E DËNUARA KONTRABANDISTE E KOKAINËS MJEKON TË BURGOSURAT NË IDRIZOVË

 

Një kontrabandiste e dënuar për sasi të mëdha kokaine, e cila vuan dënim disavjeçar në burg, u bën kokteje qetësuesish dhe hapash të tjerë e pastaj ua ndan terapinë mjekësore të dënuarave të tjera në burgun Idrizovë.

E dënuara ka bërë këtë gjë për më shumë se një vit,  me urdhër paraprak me gojë të policisë së burgut. Kur ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë rolin e motrës medicinale, e ka zëvendësuar një grua tjetër, e dënuar për vrasje.

Avokati i Popullit e ka zbuluar dhe ka hapur rastin për këtë thyeje të ligjeve dhe protokolleve në Idrizovë, pas parashtresave anonime të të burgosurave nga reparti i femrave në burg. Ato janë ankuar që në vend të doktoreshës, motrës medicinale apo ndonjë personi tjetër në institucion, ndarjen e hapave e bënte e dënuara.

Në vizitën në repartin e femrave në Idrizovë, të dënuarat na informuan që ato nuk kanë mënyrë se si të dinë se çfarë terapie u jepet, sepse hapat bëhen pluhur me avan, dhe u jepen në formë kokteji. Problemi më i madh është atëherë kur, këto dy të dënuara bëjnë zëvendësimin e barnave, pa asnjë lloj konsultimi me mjekun e burgut. Të dënuarat e kanë informuar Avokatin e Popullit, se e dënuara në fjalë bën prodhim të paautorizuar si dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike. Poashtu, ajo u vendos fasho në mënyrë joprofesionale në raste lëndimesh të lehta”, thotë Vaska Bajramovska- Mustafa, zv. Avokat i Popullit.

Pas kësaj, Avokati i Popullit menjëherë e ka lajmëruar Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve, nga e cila ka kërkuar që të vërtetojë pohimet e të burgosurave. Drejtoria ka vepruar urgjentisht. Sipas procesverbalit  nga kontrolli ad-hok profesional  nga Drejtoria, janë vërtetuar tërësisht pretendimet e të dënuarave në lidhje me pakënaqësinë nga shërbimi shëndetësor në burg.

Avokati i Popullit nuk e zbulon identitetin e të dënuarës, e cila ndan terapinë në repartin e femrave në Idrizovë, por drejtoresha e Drejtorisë, Lidija Gavrillovka nuk e mohon se ajo është e dënuar për trafikim kokaine.

Në procesverbalin nga kontrolli i kryer në 20 korrik të këtij viti, Drejtoria zbulon se ilaçet e rekomanduara nga mjekja e burgut i ndan një e dënuar femër, në praninë e personave zyrtarë.

Janë vëretuar dhe dijenitë për ndarjen joadekuate të ilaçeve për përdorim oral, më saktë, që  e dënuara i bluan ilaçet me avan dhe gramar hekuri në fletë të bardhë, gjë që u vërtetua gjatë bisedës me të. Gjithashtu, gjatë mbikqyrjes u zbuluan dhe fakte rreth dhënies së ndihmës mjekësore në formën e vendosjes së fashove në raste të tjera të lëndimeve më të lehta, gjë të cilën përsëri e bënte e dënuara në fjalë, konstaton Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve.

Avokati i Popullit ka dhënë një afat prej dhjetë ditësh që të tejkalohet kjo gjendje, nëpërmjet udhëzimeve për qasje deri te mejku në institucionet e burgimit për kontroll mjekësor, ndarje terapish mjekësore, ndihmë të shpejtë dhe vendosje të fashove për personat e dënuar, në mënyrë që këto të mund të kryhen vetëm nga mjeku dhe punëtorët shëndetësorë në institucion, në praninë e ndonjë pjesëtari të sektorit të sigurisë.

Mirëpo, në përgjigjen e Drejtorisë, nuk ka afat se kur do të rregullohet kjo gjendje, thotë Bajramovska – Mustafa.

Sipas nenit 7 të Udhëzimit për qasje drejt mjekut për personat e dënuar në institucion, në kushte të jashtëzkonshme, terapia ditore mund të ndahet nga një pjesëtar i sektorit të sigurisë, nëse paraprakisht është përgatitur nga personeli i shëndetit dhe vendosur nëpër qese të veçanta, me mbiemër dhe numër amë të personit të dënuar.

Ilaçet që janë të rrezikshme në rast se përdoren në dozë të tepurar (psikofarmakoterapia, qetësuesit, neuroleptikët, hipnotikët dhe ilaçet e tjera), ruhen në farmaci të mbyllur dhe çdo ditë, secila dozë i jepet më vete çdo të dënuari të burgut, rikujton Avokati i Popullit.

“Avokati i Popullit në 9 të këtij muaji i tha drejtorit të burgut Idrizovë, Zhikvko Pejkovski, që në këtë mënyrë përkeqësohet shëndeti i të gjykuarve. Gjithashtu ekziston dhe rreziku për jetët e tyre, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për dhënien e medikamenteve nga persona joprofesionalë, mes tjerash duke vepruar edhe kundërUdhëzimit për qasje drejt mjekut për të dënuarit jashtë institucionit, shpërndarje të medikamenteve dhe kontroll mjekësor jashtë institucionit, thotë Bajramovska-Mustafa.

Në letrën zyrtare drejtuar drejtorit të burgut, Avokati i Popullit sugjeron që të fillojë urgjentisht procedura për angazhime shtesë të personelit mjekësor, në mënyrë që të ketë qasje të rregullt deri te mjeku  për të gjitha të dënuarat. Ai kërkon që ato të kontrollohen nga mjeku, të paktën një herë në javë, të ndërmerren masa për ndarjen ligjore të terapisë nga persona profesionalë mjeksorë, sipas recetës dhe udhëzimit të mjekut dhe të ndalojë praktikimi i deritanishëm i ndarjes së terapisë nga personat e dënuar.

Afati dhjetë ditor ka kaluar, ndërsa Avokati i Popullit pret përgjigje nga drejtori Pejovski.

Avokati i Popillit i referohet raportit të Tretë të përgjithshëm të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues: “Edhe të burgosurave duhet t’u lejohet të punojnë si motra medicinale, por megjithatë,  duhet të jetë alternativë e fundit, që do të thotë që personat e dënuar nuk guxojnë asnjëherë të përfshihen në shpërndarjen e ilaçeve”.

Komiteti evropian, akoma në vitin 2014, thotë Bajramovksa –Mustafa, gjatë vizitës në Maqedoni, vuri re që “është shqetësues fakti që në të shumtën e institucioneve të vizituara,  shpërndarja e ilaçeve (duke përfshirë edhe terapinë ), kryhet nga ana e punonjësve të burgut, sidomos fakti që kjo zhvillohet jashtë orarit të punës së personelit shëndetësor. “

Nga Drejtoria për kryerjen e saksioneve nuk iu përgjigjën pyetjeve të SAKAMDAKAZAM, të cilat iu dërguan me postë elektronike – pyetje në lidhje me personin që e ka autorizuar të dënuarën të japë ilaçe, arsyen se pse është përzgjedhur pikërisht kontrabandistja e kokainës,  se a  mban përgjegjësi drejtoria e burgut për këtë çështje dhe se si.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари