GJYKATA HEDH NË GJYQ PERSON TË GABUAR DHE NUK DËSHIRON TA TËRHEQË GJYKIMIN

Një rast social nga fshati Marino në Shkup, i cili merr ndihmë finansiare, nuk e di se si do ta paguajë avokatin në gjykimin e detyruar në Gjykatën themelore Shkupi 2, që të vërtetojë se Toplifikimi Shkup Veri, Gjykata themelore Shkupi 2 dhe MPB ia kanë vjedhur identitetin që të paguajë faturë për ngrohje të cilën asnjëherë nuk e ka bërë, pasi nuk ka pasur as banesë e as ngrohje qendrore.

GJYKATA HEDH NË GJYQ PERSON TË GABUAR DHE NUK DËSHIRON TA TËRHEQË GJYKIMIN Pa numrin amë, sipas Ligjit për procedurë finansiare, Gjykata themelore Shkupi 2 ka pranuar padinë dhe ka vendsur gjykim– Ndërtesa e Gjykatës themelore Shkupi 2 me përmendoren e figurës kontraverze Andon Qosja (Foto: SDK.MK)

Banor i fshatit të Shkupit, Marino, i cili asnjëherë nuk ka pasur banesë dhe as nuk ka përdorur ngrohje qendrore, e pret gjykimin në Gjykatën themelore Shkupi 2 në tetor, pavarësisht faktit se ai ka vërtetuar që identiteti i tij është gabuar me atë të një personi tjetër me emër të njëjtë dhe mbiemër të ngjashëm, i cili që prej më shumë se shtatë vjetësh evidenton me borxh ndaj Toplifikimit Shkup Veri SHA. Ai është rast social i cili merr ndihmë sociale dhe nuk e di se si do të arrijë ta paguajë avokatin në këtë gjykim të detyruar në Gjykatën Shkupi 2, që të vërtetojë se

Toplifikimi Shkup Veri, Gjykata themelore Shkupi 2 dhe MPB ia kanë vjedhur identitetin që të paguajë faturë për ngrohje qendrore, të cilën asnjëherë nuk e ka bërë.
Për rastin në fjalë Avokati i popullit, Ixhet Memeti ka hapur procedurë.
Gjegjësisht, për borxhin e papaguar, Toplifikimi Shkup Veri SHA, në vitin 2010 në Gjykatën themelore Shkupi 2, nëpërmjet avokatit ka paditur Gute Milanovskin nga Shkupi. Në padinë ka figuruar vetëm adresa, respektivisht rruga Llazo Tërpovski dhe numri i banesës së personit që ka borxh. Pa numër amë, gjë që është e ndaluar sipas Ligjit për procedurë finansiare, Gjykata themelore Shkupi 2 e ka pranuar këtë padi. Dhe përveç kësaj, e ka mbajtur të pakompletuar për disa vite, në vend që ta kthejë në Shkup Veri SHA, që ta rregullojë dhe t’i vërë numrin amë.

Pasi disa vitesh, Gjykata civile e ka procesuar rastin me padinë pa numër amë dhe ka sjellë gjykim, në dëm të personit që ka borxh. Por, në vend të personit të duhur, Millanovski, ekzekutuesi i gjykatës, para tre muajve, ka trokitur në derën e Gute Milenkovskit, banor i fshatit të Shkupt Marino, Komuna e Ilindenit. Aty as nuk ka pasur ndonjëherë ngrohje qendrore, e Milenkoski asnjëherë nuk ka jetuar në rrugën Llazo Tërpovski në lagjen Shkup Veri, ku është krijuar borxhi.
Kur ka marrë gjykimin në fjalë, Milenkovski, i shokuar ka vajtur në sportelin e Gjykatës themelore Shkupi 2, që t’i vërtetojë gjykatës se është bërë gabim me identitetin e tij, që ai asnjëherë nuk ka pasur banesë dhe as do të ketë, se ai jeton në Marino dhe aty nuk ka ngrohje qendrore. Në Gjykatë i kanë thënë se ajo nuk është punë e tyre dhe se nëse mendon se ai nuk është personi për t’u gjykuar, të marrë avokat dhe të dërgojë ankesë.

“Para tre muajve mbërriti lajmërimi për gjykimin ekzekutiv dhe se kam borxh nga një faturë e vjetër të cilin duhet ta paguaj, si dhe harxhime gjyqësore. Përsova infarkt. Shtypjen e kam mbi 220 dhe që atëherë jam në kardiologji. Unë jam i varfër. Marr 1.200 denarë ndihmë sociale në muaj. Ku të paguaj tani avokat? Unë nuk e di se kush i ka dhënë të dhënat e mia dhe kush më ka futur në këtë punë. Kam çertifikatë lindjeje, vërtetim nga Komuna, nga kadastra. Të gjitha këto institucione mund të konfirojnë se unë asnjëherë nuk kam jetuar në atë rrugë Llazo Tërpovski në Butel apo Shkup Veri, nuk e di as se ku është. Më ndihmoni disi, u sëmura keq nga kjo që më ndodhi. Nuk e di edhe atë Ndihmën e shpejtë që vjen disa herë me radhë se si do ta paguaj”,lutet për ndihmë Milenkovski.
Kur ka vajtur në Gjykatën themelore Shkupi 2, që t’ua tregojë gabimin dhe se janë marrë me një rast joekzistent kundër tij, nga Gjykata civile i kanë thënë:

“Në gjyq ti figuron dhe ke borxh, andaj duhet të mbash përgjegjësi. Kështu qëndron puna, “dhe pas kësaj Milenkovski është bërë keq në moment.
“Ky nuk është shtet, ne nuk kemi shtet!”, thotë ky njeri me probleme serioze shëndetësore.
I dëshpëruar, ka vajtur te Avokati i popullit, Ixhet Memeti.
“Kah fundi i muajit maj të këtij viti, Milenkovski erdhi te Avokati i popullit. Ne këshillojmë për çdo rast që të dërgojë ankesë, e të mos e vulosin për dhunë ndaj zyrtarizimit të gjykimit dhe t’ia japin ekzekutuesit. Kemi dërguar shkresë drejt Shkup Veri SHA, që të na thonë që aty se me cilin person kanë bërë marrëveshje dhe vërtetuam se përveç ngjashmërisë së emrave, Gute Milenkovski i fshatit Marino, nuk ka asnjë lloj lidhjeje tjetër me personin Gute Millanovski, i cili jeton në rrugën dhe numrin që figurojnë në padi. Vërtetuam se personi i vërtetë nuk është Gute Milenkovski i Marinos, por Gute Millanovski i lagjes Shkup Veri”, shpjegon Zoran Billbillovski, këshilltari shtetëror i Avokatit të popullit, Ixhet Memeti.

Pas kësaj, ka mbërritur përgjigje nga Toplifikimi Shkup Veri se personi i vërtetë i cili ka borxh, Gute Millanovski, e ka shlyer borxhin e tij.
“Muajin e kaluar, në korrik, nga Toplikfikimi Shkup Veri SHA, kemi kërkuar që ta tërheqin padinë. Thanë se do të veprojnë, se do ta tërheqin. Njëkohësisht i kemi shkruar edhe Gjykatës themelore Shkupi 2 dhe kryetarit Ilir Sulejmani, me kërkesë që të na kthejë përgjigje se si e kanë vërtetuar identitetin e personit që ka borxh, kur në padi nuk qëndron numri i tij amë? Pyetëm se si gjykata ka vërtetuar se personi i cili ka borxh është Gute nga Marino?, pyet edhe sot këshilltari shtetëror Billbillovski.

Billbillovski, nga përvoja e deritanishme, me parashtresat e qytetarëve në lidhje me çështjet e tyre me gjykatën civile, thotë se për rastin në fjalë, gjykata ka punuar në shërbim të SHA Shkup Veri.
“Duke marrë parasysh që në padinë nga Toplifikimi nuk ka pasur numër amë të të paditurit, Gjykata themelore Shkupi 2, në vend që t’ia kthejë padinë për plotësim deri në fund kompanisë, ka dërguar letër drejt MPB dhe aty ka pyetur për personin pa numër amë. Ka marrë përgjigje nga MPB se ky person është Gute Milenkovski, i cili jeton në Marino, gjë që është shkelje e ligjit si nga gjykata, ashtu edhe nga MPB”, thotë Billbillovski.

Meqë Avokati i popullit i ka vërtetuar SHA Shkup Veri mbi gabimin në lidhje me identitetet dhe mbi procedurën gjyqësore në tërësi, por edhe për faktin se personi që ka pasur borxh e ka shlyer borxhin e tij, kompania para Avokatit të popullit ka thënë premtim me gojë që padia kundër personit të gabuar Gute Milenkoski do të tërhiqet. Por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.
Mirë që akoma nuk është tërhequr padia e paligjshme, por Gjkyata themelore Shkupi 2, në tetor ka caktuar afat gjyqësor kundër Milenkovskit. Ankesën e tij kundër aktit ekzekutiv. Ai tani duhet të vërtetojë se identiteti i tij është keqpërdorur dhe se asnjëherë nuk ka jetuar në Shkup Veri, se asnjëherë nuk ka pasur banesë, asnjëherë nuk ka përdorur ngrohje qendrore…

“Njeriu që nuk ka faj e as borxh, është në mënyrë të vazhdueshme nën stres, kurse tani e pret dhe gjykimi. Gjyqësia është e dyftyrë, kjo vërtetohet edhe me këtë rast para Avokatit të popullit. Nëse një qytetar padit një institucion apo kompani edhe nëse vetëm një shkronjë mungon në pasi, gjykata automatikisht do t’ia kthejë mbrapsht padinë që ta rregullojë e të nxjerrë edhe një tog dokumentesh të tjera. Gjykata do ta maltretojë qytetarin deri në pafundësi. Në këtë rast, pa numër amë të padisë, të cilin sipas ligjit duhet ta ketë, gjykata përnjëherë cakton gjykim kundër një personi tjerër, të gabuar. Gjykata është biznes i elitës politike. Ajo nuk mban anën e qytetarëve”, është përdunfimi i këshilltarit shtetërir Billbillovski nga ky rast dhe nga parashtresat e shumta të tjera të sjella nga qytetarët, të cilët, të mashtruar nga ana e gjykatës, kërkojnë riparimin e të drejtave dhe lirive të tyre te Avokati i popullit.

Avokati i popullit dhe vërteton se numri më i madh i parashtresave të qytetarëve gjatë vitit janë parashtresat kundër gjykatës

S. K. DELEVSKA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира