GJYKATA THEMELORE SHKUPI 2 ÇLIROI NJË NJERI TË GJYKUAR GABIMISHT, QË KUR ME MPB DHE TOPLIFIKACIJA SHKUP VERI IA VODHËN IDENTITETIN

GJYKATA THEMELORE SHKUPI 2 ÇLIROI NJË NJERI TË GJYKUAR GABIMISHT, QË KUR ME MPB DHE TOPLIFIKACIJA SHKUP VERI IA VODHËN IDENTITETINGjykata civile e ka procesuar rastin me padinë pa numër amë dhe ka sjellë aktgjykim në dëm të personit që kishte borxh - Gjykata themelore 2(Foto: SDK.MK)

Gjykata themelore Shkupi 2 më në fund e çliroi nga frika dhe trauma Gute Milenkovskin nga fshati i Shkupit Marino, i cili kurrë nuk ka pasur ngrohje qendrore, mirëpo nga shkaku se i ishte vjedhur identiteti, ka qenë i paditur nga SHA Toplifikacija Shkup Veri për borxhin e faturës së papaguar para 6 vjetësh. Ishte gjykuar në vend të personit që kishte pasur borxhin në të vërtetë, që ka qenë Gute Millanovski nga Buteli.

Milenkovski, i cili është rast social, i shokuar nga vendimi ekzekutiv i cili i ka mbërritur vjet në adresën e shtëpisë në Marino, e kërkoi drejtësinë te Avokati i popullit, i cili menjëherë ngriti procedurë për rastin e tij. Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, pas marrjes së gjykimit për borxhin që kurrë nuk e kishte bërë, Milenkovskit i është përkeqësuar shëndeti i zemrës.

Nën presion nga Avokati i popullit Ixhet Memeti, Toplifikacija Shkup Veri përfundimisht e tërhoqi padinë kundër njeriut padrejtësisht të akuzuar.

Gjykatësja Magdalena Bajallska – Gjorgjievska, më 15 nëntor 2017 jashtë afatit të gjykimit ka sjellë vendim në të cilin konstatohet tërheqja e padisë së Toplifikacija dhe e ka hequr vendimin (gjykimin) e 25 dhjetorit 2012, me të cilën Milenkovski nga Marino është dashur të paguajë borxhin për ngrohje qendrore, me gjithë kamatë dhe shpenzime gjyqësore.

Në zëvendësimin e identitetit të Gute Milenkovskit me personin që në realitet ka pasur borxh, që ka qenë Gute Millanovski nga Buteli, kanë marrë pjesë SHA Toplifikacija Shkup Veri, MPB dhe Gjykata themelore Shkupi 2.

Për borxhin e papaguar të mëparshëm, Topllana Shkup Veri në vitin 2010 në Gjykatën themelore Shkupi 2, nëpërmjet një avokati ka ngritur padi kundër Gute Millanovskit nga Shkupi. Në padi është theksuar vetëm adresa, gjejgjësisht rruga Llazo Tërpovski dhe numri i banesës së personit që kishte borxh. Gjykata themelore Shkupi 2 e ka pranuar këtë padi pa numër amë, gjë që është e paligjshme me Ligjin për procedurë financiare. Dhe jo vetëm këtë, por e ka ruajtur të pakompletuar për disa vjet, në vend që ta kthejë në Toplifikacija Shkup Veri që ta rregullojnë dhe t’i vënë numër amë.

Zoran Billbillovki, këshilltar i Avokatit të popullit Ixhet Memeti, thotë se në rastin në fjalë, MPB e kanë thyer ligjin dhe janë vënë në shërbim të SHA Toplifikacija Shkup Veri (Foto: SDK.MK)

 Ndërkohë që vitet kanë kaluar, Gjykata civile e ka procesuar rastin me padinë pa numër amë dhe ka sjellë gjykim në dëm të personit që kishte borxh. Por, në vend te Millanovski, përmbaruesi i gjykatës para tre muajëve ka trokitur në derën e Gute Milenovskit, banor i fshatit të Shkupit Marino, komuna Ilinden. Aso kohe Milenovski as nuk ka pasur ngorhje qendrore, e as nuk ka jetuar ndonjëherë në Llazo Tërpovski në lagjen Shkup Veri, që është vendi ku është kryer borxhi.

Kur përmbaruesi ka kryer gjykimin, Milenkovski i shokuar ka shkuar në sportelin e Gjykatës themelore Shkupi 2 që të vërtetojë se gjykata ka bërë gabim me identitetin e tij, sepse ai kurrë nuk ka pasur e as do të ketë banesë, se jeton në Marino dhe atje nuk ka parno qendrore. Në gjykatë i kanë thënë se kjo nuk është punë e tyre dhe nëse mendon se nuk është personi që ka kryer aktin, le të gjejë avokat dhe të dorëzojë ankesë.

“Para tre muajsh, më erdhi lajmërim për aktgjykim përfundimtar se kam borxh dhe më duhet të paguajë faturë të vjetër për ngrohje dhe shpenzime të gjykatës. Pësova infarkt. Shtypjen e kam mbi 220 dhe që atëherë jam në kardiologji. Unë jam i varfër. Marr 1.200 denar në muaj ndihmë sociale. Si ta paguaj tani avokatin? Unë nuk e di se kush i ka dhënë të dhënat e mia dhe kush më solli në këtë gjendje. Kam çertifikatë lindjeje, vërtetim nga Komuna, nga kadastra. Të gjitha këto institucione mund të konfirmojnë se unë asnjëherë nuk kam jetuar në atë rrugë Llazo Tërpovski në Butel apo Shkup Veri, as nuk e di se ku gjendet. Më ndihmoni disi, jam sëmurë rëndë nga kjo që më kaploi. Nuk e di as se si do ta paguajë Ndihmën e shpejtë që vjen disa herë radhazi”, përgjëroi Milenkovski.

Kur ka shkuar në Gjykatën themelore Shkupi 2 që t’a bëjë të qartë gabimin dhe faktin se rasti i tij është joekzistent, në Gjykatën civile i kanë thënë:

“Në Gjykatë je regjistruar se ke borxh dhe do të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është e gjitha”, gjë pas së cilës Milenkovski është bërë keq në moment, shpalosi ai për SAKAMDAKAZAM.MK, vjet në gusht.

Pas kësaj, Avokati i popullit ka kërkuar nga Toplifikacija që ta tërheqë menjëherë padinë kundër njeriut që nuk ka pasur borxh nga fshati Marino. Të autorizuarit që kanë punuar mbi këtë lëndë i kanë shkruar kryetarit të Gjykatës së Shkupit 2 Ilir Sulejmani – si e kanë verifikuar identitetin e personit që ka borxh, kur në padi nuk gjendet numri i tij amë? Kanë pyetur nëse gjykata ka vërtetuar se personi që ka borxh është ky Milenkovski nga Marino?

Përgjigja gjendet te aktigjykimi. Gjykata pranon se kur ka mbërritur padia nga Toplifikacija pa numrin amë, në vend që ta kthejë për ripërpunim, ka sjellë vendim kundër personit me identitet të gabuar dhe është drejtuar drejt MPB që t’i japë numër amë, për t’ia dërguar aktgjykimin për pagesë.

“Gjykata në mënyrë që të kryente marrjen e vendimit me të cilën miratohet urdhërpagesa e propozuar me dëshmi është drejtuar deri te Ministria për punë të brendshme që të marrë adresën e banimit të të paditurit. MPB në 17.10.2016 ka dorëzuar përgjigje se adresa e të paditurit është rr.“….” Nr….f.Marino”, thuhet në vendimin e 15 nëntorit 2017.

Zoran Billbillovski, këshilltar i Avokatit të popullit Ixhet Memeti, nga eksperienca e deritanishme me parashtresat nga qytetarët në lidhje me çëshjte  me gjykatën civile, thotë se në këtë rast gjykata është vënë në shërbim të SHA Toplifikacija Shkup Veri.

“Duke marrë parasysh se në padinë nga Toplifikacija nuk ka pasur numër amë të të paditurit, Gjykata themelore Shkupi 2, në vend që ta kthejë për plotësim në kompani, ka dërguar letër drejt MPB ku ka pyetur mbi personin që kishte borxh pa numër amë. Përgjigjja e MPB ka qenë se ai është Gute MIlenkovski, i cili jeton në Marino, gjë që është thyerje e ligjit, si nga ana e gjykatës, ashtu dhe nga MPB”, thotë Billbillovski.

S. K. DELEVSKA

 

 

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари