KOMISIONI PËR DENACIONALIZIM KA FALSIFIKUAR NËNSHKRIMIN E NJË GURAJE TË VDEKUR DHE ANALFABETE DHE KA MARRË PRONËN E NJË TETOVARI

Pas parashtresës së dërguar nga djali dhe vajza e saj, të cilët vetëm tani kanë zbuluar këtë krim i cili buron nga komisionet nën Ministrinë e financave, Avokati i popullit ka hapur procedurë për rastin në fjalë dhe ka dorëzuar raport të veçantë te Qeveria. Ombudsmani Ixhet Memeti pret që Prokuroria t’i gjejë falsifikuesit dhe t’i sjellë në gjyq.

KOMISIONI PËR DENACIONALIZIM KA FALSIFIKUAR NËNSHKRIMIN E NJË GURAJE TË VDEKUR DHE ANALFABETE DHE KA MARRË PRONËN E NJË TETOVARI“Këto janë ato 2.400 metra katrorë që shteti i kaluar ia mori familjes sime pa të drejtë. Ne kërkojmë që toka të na kthehet, pasi është e jona. Me vite të tëra jemi endur nëpër komisioni qeveritare, të financave, të këtilla e të atilla, nëpër gjykata, gjykata administrative…E në fund del se dikush i shtetit na ka vjedhur tokën. Ime më nënshkruhej me gisht, kurse ata kanë falsifikuar ndonjë nënshkrim që sipas tyre është i saji, që të mund të justifikojnë se ka pranuar vendimin. Më pas rastin e kanë mbyllur, dhe përjetësisht na e kanë marrë tokën. Drejtësinë time do ta kërkoj deri në fund dhe dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë krim”, thotë i revoltuar Skender Huseini për lokacionin atraktiv në Tetovë të uzurpuar nga shteti. (Foto: SDK.MK)

Skender Huseini nga Tetova dhe motra e tij, të cilët për 15 vjet janë duke u endur nëpër gjykata në luftë me shtetin, i cili nuk ua kthen tokën e nacionalizuar në një lokacion atraktiv të qytetit, janë viktimat e krimit të Ministrisë së financave, ku dikush ka falsifikuar nënshkrimin e nënës së tyre të ndjerë. Dikush nga Komisioni për denacionalizim në 2014 ka zbuluar se gruaja kishte vdekur në 2007 duke pritur që t’i kthehej drejtësia. Personi që ka falsifikuar nënshkrimin e sa nuk e ka ditur se ajo ka qenë analfabetë dhe se nënshkruante me anë të gjurmës së gishtit.

Pas parashtresës së dërguar nga djali dhe vajza e saj, të cilët vetëm tani kanë zbuluar këtë krim i cili buron nga komisionet nën Ministrinë e financave, Avokati i popullit ka hapur procedurë për rastin në fjalë dhe ka dorëzuar raport të veçantë te Qeveria. Ombudsmani Ixhet Memeti pret që Prokuroria t’i gjejë falsifikuesit dhe t’i sjellë në gjyq.

“Gruaja ka vdekur në vitin 2007. Trashëgimia e parë e pronës së nacionalizuar në qendër të Tetovës ka qenë e disa trashëgimtarëve: e saja, e të birit dhe të bijës. Ndërkohë që procedura e denacionalizimit ka vazhduar, të tre janë lajmëruar. Në vitin 2014, Komisioni për denacionalizim refuzon kërkesën për denacionalizim, kurse Vendimin ia mundëson vetëm nënës, e cila kishte vdekur para 7 vjetësh. Diksuh nga komisioni ka zbuluar se gruaja nuk jeton më dhe se bijtë e saj nuk e kanë idenë se çfarë është duke ndodhur”, thotë Ombudsmani.

Avokati i popullit Ixhet Memeti reagon në lidhje me faktin se komisioni për denacionalizim, gjegjësisht Ministra e financave shfrytëzon panjohurinë e njerëzve mbi çështjet ligjore, siç është ky rast. Thotë se kjo është arsyeja se pse ministrat e financave e kufizojnë Ombudsmanin dhe konsiderojnë se ai nuk duhet të dijë se cilët janë anëtarë të Komisionit, se sa janë apo çfarëdolloj të dhëne mbi ta.
(Foto: SDK.MK)

Meqenëse gruaja ka qenë analfabete dhe deri në momentin kur vdiq, mënyra se si nënshkruhej ishte me gjurmën e gishtit, dikush ka falsifikuar dokumentin se në vitin 2014 Vendimi i është dhënë nënës. Komisioni për denacionalizim e zgjidh këtë rast dhe vendimi me “nënshkrim” vihet në fuqi po atë vit, duke e kthyer tokën në pronësi të shtetit.

E gjithë kjo ndodh në kohën kur ministër i financave ka qenë Zoran Stavreski i VMRO-DPMNE-së.

“Kur shkuam me motrën tim në Komision të pyesnim se deri ku kishte mbërritur procesi me lëndën, ata na thanë; Kjo punë ka mbaruar më, ju jeni refuzuar dhe vendimi është në fuqi”, thotë Skender Huseini.

Ministria e financave, duke iu drejtuar pronarëve të tokës, të cilët u manipuluan në këtë lojë të hidhur, thotë: “denacionalizimi ju është refuzuar me vendim në fuqi, ju nuk keni të drejta as mbi pjesën e papërfunduar të tokës dhe as të drejtë zëvendësimi. Me pak fjalë, ju nuk keni asnjë të drejtë në atë tokë”.

Pas këtij shoku me falsifikimin, në nëntor 2018, djali dhe vajza e pronares së ndjerë kanë dërguar parashtresë te Avokati i popullit.

Huseini na çoi deri te toka në qendër të qytetit pranë së cilës është ndërtuar qendra e zjarrfikëseve.

“Këto janë ato 2.400 metra katrorë që shteti i kaluar ia mori familjes sime pa të drejtë. Ne kërkojmë që toka të na kthehet, pasi është e jona. Me vite të tëra jemi endur nëpër komisioni qeveritare, të financave, të këtilla e të atilla, nëpër gjykata, gjykata administrative…E në fund del se dikush i shtetit na ka vjedhur tokën. Ime më nënshkruhej me gisht, kurse ata kanë falsifikuar ndonjë nënshkrim që sipas tyre është i saji, që të mund të justifikojnë se ka pranuar vendimin. Më pas rastin e kanë mbyllur, dhe përjetësisht na e kanë marrë tokën. Drejtësinë time do ta kërkoj deri në fund dhe dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë krim”, thotë i revoltuar Huseini.

Avokati i popullit dyshon se shteti “zgjidh” shumë lëndë të denacionalizimit në po këtë mënyrë për të marrë në duart e tij prona atraktive që t’i shesë. Zakonisht ato shiten me shuma banale dhe ndryshimin mes këtij çmimi dhe çmimit faktik që paguan blerësi apo investuesi, pushtetarët e fusin në xhep. Nuk ka rëndësi nëse profiti shkon te qeveria aktuale nëpërmjet Ministrisë së transportit apo nëpërmjet pushteteve të kryesisë lokale të vendeve ku gjenden këto prona.

“Kur shkuam me motrën time në Komision të pyesnim se deri ku kishte mbërritur procesi me lëndën, ata na thanë; Kjo punë ka mbaruar më, ju jeni refuzuar dhe vendimi është në fuqi”, thotë Skender Huseini. (Foto: SDK.MK)

Avokati i popullit Ixhet Memeti reagon në lidhje me faktin se komisioni për denacionalizim, gjegjësisht Ministra e financave shfrytëzon panjohurinë e njerëzve mbi çështjet ligjore, siç është ky rast. Thotë se kjo është arsyeja se pse ministrat e financave e kufizojnë Ombudsmanin dhe konsiderojnë se ai nuk duhet të dijë se cilët janë anëtarë të Komisionit, se sa janë apo çfarëdolloj të dhëne mbi ta.

“Për herë të parë cënohet dhe e drejta e Avokatit të popullit të mund të dijë se sa komisione ka Ministria e financave në Maqedoni”, reagon Memeti.

Pas komunikimit të gjatë me Memetin, Komisioni për denacionalizim e ka pranuar gabimin e tij. Është përfshirë edhe Qeveria, pasi Memeti kishte dërguar raport të veçantë drejt Qeverisë dhe në këtë mënyrë u është dashur të tregojnë se sa komisione të denacionalizimit ekzistojnë në Maqedoni, se kush janë anëtarët e tyre me emër dhe mbiemër dhe cilat janë ingerencat e tyre.

Komisioni e ka shfuqizuar vendimin dhe procedura e denacionalizimit ka filluar nga fillimi.

Ndaj pyetjes së SAKAMDAKAZAM.MK se a do të mbajë dikush përgjegjësi për këtë falsifikim, Avokati i popullit thotë: “I mbetet Prokurorit shtetëror të reagojë sipas zërit të dëgjuar”.

Përshtypja e  Prokurorit është se Ministria e financave nuk posedon një mekanizëm kontrolli – për të parë se çfarë u shkaktojnë komisionet qytetarëve, Duhet pyetur, thotë ai, nëse ata janë realisht të kualifikuar për atë punë, po dirigjohen nga ana e ministrave sikur po luanin me fatet e qytetarëve për të pasur toka atraktive për të shitur.

Problemi eskalon përsëri me pronat e pakthyera të qytetarëve në procesin e denacionalizimit. Te zyra e Avokatit të popullit deri në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti ka mbërritur një shumë e madhe parashtresash nga pronarë të tokave atraktive, të cilën shteti i manipulon nëpër labirintet e tij 15, 18, madje 20 vjet me radhë, duke ua refuzuar lëndët me anë të gjykatave.

Për disa prej lëndëve për të cilat Avokati i popullit vepron sipas parashtresave, merr këtë përgjigje: “Lënda është humbur.” Fakt edhe më tronditës është se një përqindja e madhe e kërkuesve të parë të drejtësisë kanë vdekur dhe lëndët e tyre u kalojnë anëtarëve më të rinj të familjes, ashtu siç është rasti i familjes Huseini.

“Në vend që komisionet e denacionalizimit të ekzistojnë në vazhdimësi, të gjithë ministrat e financave, ashtu siç vijnë në pushet, krijojnë komisione të reja. Dikujt ia kthejnë pronën, dikë tjetër e mashtrojnë, bëjnë çfarë të jetë e mundur që prona t’i mbetet shtetit”, reagoi ashpërsisht Avokati i popullit.

Pas komunikimit të gjatë me Memetin, Komisioni për denacionalizim e ka pranuar gabimin e tij. Është përfshirë edhe Qeveria, pasi Memeti kishte dërguar raport të veçantë drejt Qeverisë dhe në këtë mënyrë u është dashur të tregojnë se sa komisione të denacionalizimit ekzistojnë në Maqedoni, se kush janë anëtarët e tyre me emër dhe mbiemër dhe cilat janë ingerencat e tyre. Komisioni e ka shfuqizuar vendimin dhe procedura e denacionalizimit ka filluar nga fillimi. (Foto: SDK.MK)

SAKAMDAKAZAM.MK mbi këtë rast dhe mbi problemin me pronat e pakthyera të nacionalizuara të qindra qytetarëve që presin t’u kthehet drejtësia edhe pas 20 vjetëve, u drejtua me disa pyetje drejt ministrit të financave Dragan Revdovski, por ai nuk iu përgjigj asnjërës.

SAKAMDAKAZAM.MK ka dorëzuar këto pyetje drejt ministrit Tevdovski

  1. A planifikoni t’i zgjidhni kërkesat për denacionalizim, mes të cilave ka dhe të tilla që janë të vjetra 15, 18 dhe 20 vjet dhe nëse po, kur?
  2. A ekzistojnë mjete nga Buxheti, apo a ka shteti një pronë që t’ua kompensojë pronën e humbur qytetarëve, apo siç ka ndodhur në 2 dekadat e fundit, planifikoni edhe ju, gjegjësisht Ministria, të dëmshpërblejë me tokë të kategorisë së ulët, me ara apo deponi, në shkëmbim të lokacioneve atraktive në mesin e qytetit, të cilat u janë nacionalizuar këtyre personave të dëmtuar?
  3. Meqenëse së shpejti do të sillen ndryshimet me anë të të cilave Gjykata administrative do të duhet të sjellë vendimet finale dhe nuk do të mund t’i kthejë më lëndët e denacionalizimit nga 200 herë te komisionet, a përgatitet Ministria që të zgjidhë proceset e denacionalizimit?
  4. A do t’i bëni thirrje Prokurorisë që të hetojë përgjegjësinë penale te këta anëtarë të kaluar dhe të tashëm të komisioneve për denacionalizim, për tërheqjen e këtyre lëndëve të vjetra prejj 15 deri 20 vjet, si dhe përgjegjësinë për dyshime se shteti i ka marrë dhe shitur të gjitha tokat e nacionalizuara në dobi të tij? A do të hetohen keqpërdorime ndaj qytetarëve nga ana e komisioneve për denacionalizim gjatë këtyre viteve dhe tani?
  5. A e dini se gjatë procesit të kërkesës për kthim të pronës së tyre, nëpër labirintet e gjyqit, shumë prej kërkuesve të denacionalizimit kanë vdekur?
  6. Kush do të mbajë përgjegjësi për veprimet e denacionalizimit?

S. K. DELEVSKA

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира