NË VARREZA JANË VJEDHUR 7 PLLAKA VARRI TË MERMERTA,TË RËNDA GJYSËM TON – “BUTELI” REFUZON TË DËMSHPËRBLEJË

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:457:"NgavarrezateSHA“Butel”,nëlagjenGjorçePetrov,nëgushttëkëtijviti,nënrrethanatëçuditshme,brendanjënatetëvetme,janëvjedhur7pllakavarri,nëveçantiatotëmermerittëzi,iciliështëmëishtrenjtë.AvokatiiPopullitdotahetojërastinpasparashtresëssënjëshkupjanitëcënuar,icilidyshonqëvjedhjaerëndënukkamundurtëndodhëpadijendhelogjistikënetëpunësuarvetëndërmarrjes.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

NË VARREZA JANË VJEDHUR 7 PLLAKA VARRI TË MERMERTA,TË RËNDA GJYSËM TON – “BUTELI” REFUZON TË DËMSHPËRBLEJË

Avokati i Popullit do të hetojë rastin e vjedhjes së pllakave të mermerta të varrit në varrezat e SHA “Butel”, në lagjen Gjorçe Petrov, pasi i cënuari Zoran Minarkov ka ngritur parashtresë kundër SHA “Butel”, duke e quajtur përgjegjëse për mbrojtjen e përmendoreve. Në gusht të këtij viti, nën rrethana të çuditshme, brenda një nate të vetme, janë vjedhur 7 pllaka varri, në veçanti ato të mermerit të zi, i cili është më i shtrenjtë. Mes tyre, ka qenë dhe pllaka e varrit të nënës së ndjerë të Minarkovit, pllakë e cila është  blerë nga SHA “Butel.

Minarkov për SAKAMDAKAZAM.MK thotë që, duke marrë parasysh që SHA “Butel” i menaxhon varrezat dhe se për shërbimet e saj klientët paguajnë taksë, është detyrim i firmës që të përkujdeset për to.

“Bëhet fjalë për një papërgjegjësi të madhe, mjafton të thuhet fakti që askush nga SHA ”Butel” nuk më lajmëroi për vjedhjen. Është më se e qartë që është e pamundur të zhduken 7 pllaka varri, të rënda 300 kg deri në gjysmë ton, pa një organizim paraprak të mirë të vjedhësve apo pa ndihmën nga të punësuarit e ndërmarrjes. Duke marrë parasysh peshën e pllakave të mermerit, do të thotë që në vjedhje kanë marrë pjesë më së paku gjashtë persona. Pllakat duhet të jenë mbartur me kamion dhe  më tragjikja nga të gjitha është se kanë kaluar nëpër hyrjet e varrezave, të cilat normalisht, janë të mbrojtura nga rojtarët e SHA “Butel”, thotë Minarkov, i cili dyshon që vjedhja e rëndë nuk ka mundur të zhvillohet pa dijen dhe logjistikën e të punësuarve të ndërmarrjes.

Paraqitësi i parashtresës tek Avokati i Popullit ka theksuar që kamioni dhe automjetet me kampshtëpiza kanë qasje vetëm tek dy nga portat e varrezave. Ato, thotë ai, mbrohen nga rojtarët e ndërmarrjes.

Minarkov thotë që për pesë vjet ka paguar taksa me shumë prej 1.500 deri 2.000 denarë. Thekson që në këto varreza në Gjorçe Petrov vazhdimisht ka vjedhje.

“Të paktën të dëmshpërblehem nga SHA “Butel”. Pllaka e varrit të cilën e bleva pikërisht nga kjo ndërmarrje kushton 57.700 denarë. Jam i fyer, mbi të gjitha, si unë ashtu dhe familja ime nga kjo që ndodhi. Që mundit të njerëzve t’i bëhet një dëm i këtillë, mbi të gjitha, është johumane. Planifikoj të ngre edhe një padi penale kundër kompetentëve të SHA “Butel”, thotë Minarkov, i revoltuar.

Këshilltari shtetëror i Avokatit të Popullit, Zoran Billbillovski, thotë që ka dërguar shkresë deri te SHA”Butel” që ta informojë për parashtresën dhe i ka kërkuar që të japë opinionin e saj për rastin. Poashtu, e ka lajmëruar që paraqitësi i parashtresës kërkon dëmshpërblim.

“Ka shumë raste të këtilla të vjedhjes së pllakave të shtrenjta të mermerit dhe të bronzit nëpër varreza, por asnjë deri tani nuk ka ardhur te zyra e Avokatit të Popullit”, thotë Billbillovski.

SAKAMDAKAZAM.MK e kontaktoi SHA”Butel” në lidhje me dyshimet e të dëmtuarit Minarkov për një vjedhje të organizuar. Mirëpo, nga SHA “Butel” mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe detyrimi për dëmshpërblim.

“Kishte përdhosje, rastin e paraqitëm në MPB. Është kryer një këqyrje dhe procedura për zbulimin e fajtorëve akoma vazhdon. Pronarët e varrezave vit për vit paguajnë taksë prej 320 denarëve për mirëmbajtjen e varrezave, por kjo është vetëm për mbledhjen e mbeturinave rreth varrezave. Kjo nuk do të thotë që nëse ka ndonjë dëm si përdhosje të varrezave dhe vjedhje, prona të jetë e siguruar. Nëse MPB i gjen fajtorët, atëherë të cënuarit dhe vjedhësit mund të paditen mes vete, thotë Aneta Stefanovska, udhëheqëse e shërbimit administrativ në SHA “Butel”. 

Ajo thotë që SHA “Butel” kryen hetim në rastet kur varri dëmtohet para varrimit të të ndjerit ose gjatë procesit të ndërtimit.

“Ne nuk do të dëmshpërblejmë”, thotë Stefanovska, në mënyrë kategorike.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира