NJË GRUA ROME SHTATZËNË KA PARAQITUR DISKRIMINIM NË SPITAL, NJË TJETËR KA FITUAR PADI SE NUK IA KANË DHËNË FOSHNJËN E SËMURË

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Битола,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    NJË GRUA ROME SHTATZËNË KA PARAQITUR DISKRIMINIM NË SPITAL, NJË TJETËR KA FITUAR PADI SE NUK IA KANË DHËNË FOSHNJËN E SËMURË

    Gruaja shtatzënë, rome nga Manastiri ka paraqitur se ka qenë e diskriminuar nga një nëpunës shëndetësor gjatë kontrollit në Klinikën spitalore të Manastirit, lajmëroi  zyra e Avokatit të popullit në Manastir. Ajo është ankuar se personi medicinal i është drejtuar me fjalë fyese duke e ofenduar për higjienën personale. Gruaja ka dërguar parashtresë deri te Avokati i popullit, ku e kanë rishikuar rastin.

    “Ajo ka pohuar që nëpunësi shëndetësor i ka dhënë përkujdesje të duhur shëndetësore dhe e ka kryer kontrollin. Mirëpo, ankohej në lidhje me raportin diskriminues që ai ka treguar ndaj bashkësisë rome, duke përdorur fjalë fyese gjatë kryerjes së shërbimit shëndetësor”, thotë Liljana Ilievska, zv. Avokat i popullit.

    Zëvendës Avokati i popullit Liljana Ilievska thotë se bëhet fjalë për fjalimin klasik të urrejtjes për të cilin pason një dënim prejt së paku tre muajve burg. (Foto: SDK.MK)

    Zëvendës Avokati i popullit Liljana Ilievska thotë se bëhet fjalë për fjalimin klasik të urrejtjes për të cilin pason një dënim prejt së paku tre muajve burg. (Foto: SDK.MK)

    Në lidhje me rastin, kanë kërkuar deklaratë nga mjeku dhe nëpunësit shëndetësorë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit.

    “Nëpunësi shëndetësor në deklaratë i referohej vetëm faktit se është kryer një shërbim cilësor, gjë të cilën viktima e diskriminimit nuk e mohonte. Në këso rastesh, meqë Avokati i popullit nuk është organ hetimor apo organ gjyqësor, i drejtoi në procedurë gjyqësore”, shton Ilievska.

    Përndryshe, disktiminimi etinik është një nga shkaqet më të shpeshta për parashtresa tek Avokati i popullit në Manastir. Sivjet, janë dërguar tre parashtresa, nga të cilat dy në baza etnike. Njëra i referohet parullave ofenduese “Vdekje për maxhupët” të shkruara në shkollën “Gjorgi Sulgarev”, ku bëjnë mësim shumicë rome.

    Në 2015, një banor i Manastirit ka dërguar parashtresë sepse, për shkak të përkatësisë etnike, nuk e kanë lejuar të marrë pjesë në një ngjarje kulturore, kurse në 2016 ka paraqitur se ka qenë i diskriminuar, sepse meqë është rom, nuk e kanë lejuar që të largohet nga shteti.

    Vitin e kaluar, Qendra për zhvillim e bashkësisë rome, “Bariska svetlina” doli me raport që në Manastir janë regjistruar 13 raste të shklejes së të drejtave të romëve, gjashtë nga të cilët janë nga fusha e mbrojtjes shëndetësore.

    Romët e kërkojnë drejtësinë nëpërmjet gjyqit, e ndonjëherë edhe e fitojnë. Një shembull pozitiv është gjykimi i vitit të kaluar në Gjykatën e apelit të Manastirit pas padisë së një nëne për trajtimin e trupit të fëmijës së vdekur si hedhurinë shëndetësore, në spitalin e Manastirit.

    “Rasti ka të bëjë me nënën 20 vjeçare të lagjes Bair, e cila në 2012 ka lindur një djalë në spitalin në Manastir. Pas dy ditësh te fëmija është dalluar një ndryshim i ngjyrës së trupit dhe është vendosur në inkubator. Prinërve nuki kanë lejuar ta shohin dhe nuk u kanë dhënë informata për gjendjen shëndetësore të fëmijës. Mëngjesin e ardhshëm kanë marrë informacion se fëmija ka vdekur nga shkaqe të paditura. Trupi nuk u është kthyer prindërve”, lajmëruan nga ROMA S.O.S.

    Gjykata e detyroi spitalin që t’iu paguajë paditësve dëmin për shkelje të të drejtave të tyre personale, me shumë prej 30.000 denarëve me kamatë ligjore për dënim.

    ZH. ZDRAVKOVSKA

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира