NJË NËPUNËS ME TRI SULME NË TRU KA MBETUR EDHE PA PUSHIM MJEKËSOR EDHE PA PUNË

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:334:"MinistriaeshëndetësisënukpërgjegjetpërIniciativëneAvokatittëpopullitnëlidhjemendryshimineLigjitpërsigurimshëndetësor,pasparashtresëssënëpunësittëcenuar,icilimetrisulmenëtru,kambeturedhepapushimmjekësoredhepapunë,sepseështësëmurëparasetëmbushë6muajstazhpune.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    NJË NËPUNËS ME TRI SULME NË TRU KA MBETUR EDHE PA PUSHIM MJEKËSOR EDHE PA PUNË

    Një nëpunësi, që nuk ka pasur gjashtë muaj sigurim shëndetësor të pandërprerë, nga dita e parë e punësimit, Fondi për shëndetësi nuk do t’ia mbulojë pushimin mjekësor. Kjo do të thotë që, kur të punësohet, duhet që të sëmuret në gjashtë muajt e ardhshëm deri sa të ketë të drejtën, sipas Ligjit për sigurim shëndetësor, që Fondi t’ia paguajë kompenzimin për rrogën gjatë kohës që nuk shkon në punë.

    Për rastet e këtilla në ligjet ka gropa. Në asnjë nga ligjet nuk është përcaktuar se cili është detyrimi i punëdhënësit në lidhje me pagesën e pushimit mjekësor, nëse ai zgjat më tepër se 30 ditë. Kjo nuk është e rregulluar askund dhe qytetarët e këtillë janë lënë literalisht vetëm për harxhimet e mjekimit.

    Një qytetar me tri sulme në tru nga fshati i Shkupit, Morane, verën e kaluar ka dorëzuar parashtresë deri te Avokati i popullit, Ixhet Memeti, pasi që Fondi për shëndetësi ka refuzuar t’ia pranojë të drejtën për kompenzim të rrogës për ndërprerje të përkohshme pune, për shkak të sëmundjes, për periudhën nga 18 shkurt deri më 30 prill, 2015, kur ai ka qenë në pushim mjekësor, pasi ka pasur sulm në tru. Në momentin kur ka ndodhur sulmi, ai nuk ka pasur sigurim shëndetësor të pandërprerë prej gjashtë muajsh, sepse te kompania ku është punësuar, nuk ka pasur stazh pune prej 6 muajve. Është sëmurë më herët.

    Fondi ka refuzuar kërkesën e tij si të pabazë, sepse ka qenë i punësuar në tre shtator, 2014 dhe deri atëherë kur i ndodhi sulmi në tru, nuk ka pasur 6 muaj marrëdhënie pune. Shërbimet e Fondit i kanë shpjeguar Avokatit të popullit se në rastin konkret, detyrimi që të paguajë pushimin mjekësor i ka takuar punëdhënësit.

    Mirëpo, meqenëse punëdhënësi, as me Ligjin për sigurim shëndetësor, as me Ligjin për marrëdhënie pune, nuk është i detyruar ta bëjë këtë, por vetëm të punësuarit t’i paguajë pushim mjekësor deri në 30 ditë mungesë nga puna, që kur i ka mbaruar ai afat, menjëherë e ka pushuar nga puna. Kështu, për shkak të ligjeve absurde, ka mbetur pa pushim mjekësor të paguar dhe pa punë dhe nga xhepi i tij I është dashur ta paguajë mjekimin.

    “I siguruari i cili ka dorëzuar parashtresë te ne, por edhe të siguruarit e tjerë, që nuk i përmbushin kushtet e nenit 15 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore për pagesën e kompenzimit të rrogës për mungesë nga puna për shkak të sëmundjes, mbeten pa kompenzim dhe ngatërrohen në labirintet ligjore (as punëdhënësi, as Fondi nuk e paguajnë kompenzimin), sepse nuk është parashikuar zgjidhje për rastet e këtilla as me Ligjin për sigurim shëndetësor, as me Ligjin për marrëdhënie pune, thotë Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendës Avokat i popullit.

    Në 30 nëntor, 2015, Avokati i popullit për këtë rast i është drejtuar ministrisë për shëndetësi dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Ka dërguar Lajmërim me kërkesë të mendimit.

    Ministria e shëndetsisë asnjëherë nuk ka dërguar përgjigje kthyese deri te Avokati i popullit, ndërsa Ministria për punë dhe politikë sociale është përgjigjur se sipas Ligjit për marrëdhënie pune, nuk është kompetente për rastin konkret.

    Ai që ka dorëzuar parashtresën, për të cilin ka qenë sulmi i tretë në tru, nuk i ka përmbushur kushtet për pension të invalidit dhe ai dhe familja e tij kanë mbetur literalisht pa të ardhura. Ai ka dorëzuar kërkesë për ndihmë sociale, por edhe këtu nuk ka pasur probleme, sepse nuk e ka përmbushur kushtin që të mos ketë pasur asnjë lloj të ardhure paraprakisht për tre muaj. Meqë ka punuar disa muaj te kompania e cila e ka pushuar kur ka pasur sulmin e tretë në tru,  ai i sëmurë, e shoqja e papunë, fëmijët të mitur, kanë ngelur në shtëpi pa asnjë denar.

    Avokati i popullit nuk ka hequr dorë nga rasti. Ai thekson që ky problem ndikon një kategori më të madhe të qytetarëve.
    Në 14 qershor të këtij viti, Ombudsmani, ka dërzuar Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të ligjit për sigurim shëndetësor dhe ligjin për marrëdhënie pune, deri te propozuesi i autorizuar i ligjeve – Qeveria.

     

    “Avokati i popullit ka vërtetuar që në procedurën për realizimin e kompenzimit të rrogës, në rastet e pamundësisë për të punuar për shkak të lëndimit apo sëmundjes dhe mungesës nga puna mbi 30 ditë, zgjidhjet e vazhdueshme normative shkaktojnë probleme dhe pasiguri ligjore, sepse nuk mbahet llogari për gjendjen faktike të qytetarëve, të cilët e përdorin këtë pushim mjekësor, por në praktikë nuk mund ta realizojnë të drejtën e kompenzimit të rrogës, gjë me të cilën cenohen”, i shkruan Ombudsmani Qeverisë, duke arsyetuar se si dëmtohen të siguruarit e këtillë, ndërsa punëdhënësit dhe Fondi për shëndetësi me ligjet ekzistuese janë të mbrojtur.

    Avokati i popullit tregon se ka pabarazi të qytetarëve me këtë gjendje të parregulluar ligjore, me shkeljen e parimeve kushtetuese të së drejtës dhe ligjshmërisë, sigurimit të së drejtës sociale, humanizmit, solidaritetit dhe mbrojtjes së garantuar të qytetarëve para kushtetutës. Kërkon që këto situata të rregullohen me ligj.

    Iniciativën për ndryshime ligjore ai e ka dorëzuar edhe deri te Ministria për financa,për shëndetësi dhe për punë dhe politikë sociale. Mirëpo, ministria e financave ka dërguar pëgjigje që do të shfaq mendimin e saj kur Avokati i popullit të dorëzojë propozim konkret për ndryshim të ligjit dhe llogaritje të implikacioneve financiare.

    “As nuk jemi propozues të autorizuar të ligjeve, as nuk jemi ne ata që munden dhe të cilët duhet të llogarsin implikacionet financiare nga ndryshimet ligjore nëse shteti do t’i bënte pushimet mjekësore edhe për kategorinë e të siguruarve që janë sëmurë para se të mbushin 6 muaj punë” shpjegon Bajramovska-Mustafa, e habitur nga përgjigja e këtillë nga Ministria e financave.

    Në mënyrë pak më të këndshme, Avokati i popullit është refuzuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale, e cila i është përgjigjur se iniciativa ka qenë e rishikuar me një vëmendje të vazhdueshme dhe që do të merret parasysh në ndonjërën nga ndryshimet e ardhshme dhe plotësimet e ligjit për marrëdhënie pune.

     

    Nga Ministria e shëndetësisë nuk ka përgjigje kthyese, as pas Iniciativës së Avokatit të popullit për ndryshim të ligjit për sigurim shëndetësor.

    Për shkak të mosbashkëpunimit të institucioneve, Avokati i popullit e ka përfunduar procedurën e kësaj parashtrese.

    Ai që ka dorëzuar parashtresën, pasi që ka mbushur tre muaj pas asnjëlloj të ardhure në familje, e ka përmbushur kushtin për rast social dhe për pranimin e ndihmës sociale. Sëmundja asnjëherë nuk i është paguar, ka mbetur i bllokuar në labirintet ligjore me tri sulme në tru, ai dhe familja tani jetojnë me ndihmë sociale të cilën mezi e kanë fituar.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира