POLICIA KA ZBULUAR BIZNES ME PLLAKA TË VJEDHURA VARRI

a:2:{s:16:"td_post_template";s:18:"single_template_EU";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    POLICIA KA ZBULUAR BIZNES ME PLLAKA TË VJEDHURA VARRI

    Pllakat e mermerta masive të varreve, të rënda 300 kilogramë deri në një ton, të cilat në rrethana të çuditshme ishin zhdukur nga varrezat e Gjorçe Petrovit, dje në gusht, pas ndërhyrjes së Avokatit të popullit Ixhet Memeti, i gjeti MPB. Policia e ka lajmëruar Avokatin e popullit që tre persona, duke përfshirë edhe rojtarin e varrezave, kanë marrë pjesën në biznesin e vjedhjes së pllakave të shtrenjta. MPB ka ngritur akuza kundër të treve tek Prokuroria e Shkupit për vjedhje të rënda dhe prishje të varreve.

    Rreth këtij rasti, një nga të cenuarit ka dërguar parashtresë te Ombudsmani, Zoran Minarkov, i cili për SAKAMDAKAZAM.MK ka rrëfyer që vjet në gusht, persona të panjohur e kanë demontuar dhe vjedhur pllakën e varrit të nënës së tij të ndjerë. Krah kësaj, atëherë ata kanë vjedhur edhe gjashtë pllaka mermeri. Minarkov e ka dërguar parashtresën kundër ShA “Butel”, si përgjegjëse për mbrojtjen e varreve.

    Minarkov thoshte se është e pamundur të zhduken 6-7 pllaka varri të rënda një ton, pa qenë vjedhësit mirë të organizuar dhe pse jo edhe të ndihmuar nga të punësuarit e ndërmarrjes. Mermeri duhet të ketë qenë i ngarkuar në kamion dhe i transportuar, duke kaluar nga porta e varreve, thoshte Minarkov, kurse hyrjen e ruan një rojtar i punësuar në SHA “Butel”. Ai që atëherë ishte i bindur që vjedhjet e rënda nuk kanë mundur të ndodhin pa dijen dhe logjistikën e të punësuarve e ndërmarrjes.

    Sipas MPB, çrrënjosja e pllakave të varrit në varrezat në Gjorçe Petrov, ka ndodhur gjatë katër ditëve, nga 18-22 gusht, 2016. Dy personat kanë ardhur te rojtari i varrezave, bashkë kanë demontuar vetëm pllakat më të shtrenjta, i kanë ngarkuar në kamion dhe kanë dale nga varrezat. Më pas, siç thuhet në kërkesën, ata i janë shitur një njeriu në lagjen e Shkupit Ilinden, e cila është errë me përpunim të varreve. Pllakat e vjedhura i kanë shitur nga 25.000 copën.

    “Paratë i kanë ndarë dhe i kanë harxhuar për nevojat e tyre”, thuhet në akuzën penale. Që kur rasti u publikua në SAKAMDAKAZAM.MK, vjet në 27 dhjetor, blerësi i pllakave të vjedhura vullnetarisht ka ardhur në polici. Ka sjellë 4 pllaka mermeri të plota dhe dy gjysma. Ka treguar se si tre muaj para ka ardhur njëri nga të akuzuarit dhe i ka ofruar pllaka të cilat nuk i janë dashur. Nuk ka të dhëna se a do të paraqitet edhe blerësi i pllakave të vjedhura si bashkëpunues në këtë biznes.

    Përmendoret e prishura mbi varre, thotë MPB, u janë kthyer familjeve të cenuara të të ndjerëve.

    S. K. DELEVSKA

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира