QINDRA NJERËZ TË FSHIRË NGA LISTA ZGJEDHORE SEPSE KANË LETËRNJOFTIM TË SKADUAR

QINDRA NJERËZ TË FSHIRË NGA LISTA ZGJEDHORE SEPSE KANË LETËRNJOFTIM TË SKADUARAvokati i popullit thotë se këta qytetarë nuk kanë humbur as shtetësinë e Maqedonisë e as aftësinë e punës që KSHZ-ja t’i fshijë nga Lista zgjedhore. (Foto: Gj. Liçovski)

Dhjetra shtetas të Maqedonisë me të drejtë vote edhe për një herë janë fshirë nga Lista zgjedhore vetëm sepse u ka skaduar letra e njoftimit.

“Më 15 tetor, në raundin e parë të zgjedhjeve ata nuk kanë mundur të votojnë as me pasaportë valide, sepse thjesht janë zhdukur nga Lista zgjedhore. Dhe, edhe sikur të kishin nxjerrë letërnjoftime të reja, nuk do t’u ishte kthyer e drejta e votës, sepse ndërkohë do të ishte mbyllur Lista zgjedhore”, thotë për SAKAMDAKAZAM.MK Avokati i popullit Ixhet Memeti.

Te Avokati i popullit tashmë kanë dërguar parashtresa disa veta mbi heqjen e të drejtës për të votuar.

Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski, te i cili Memeti tashmë ka reaguar me shkrim për çështjen në fjalë, thotë se për këtë rast nevojitet një ndryshim i Rregullores së zgjedhjeve, pasi qytetarët nuk kanë dhe aq faj se letra e njoftimit u ka skaduar në ditë të papërshtatshme. Në të kundërt, thotë ai, problemi do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“E drejta për të votuar fitohet më 18 vjet dhe kjo vetëm sa vërtetohet me anë të letrës së njoftimit. Ekzistojnë qytetarë të cilëve letrat e njoftimit u skadojnë në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve. Për të gjitha këto raste, MPB dhe KSHZ në vend që t’i lënë në Listën zgjedhore, i heqin që aty”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltar i Avokatit të popullit. Sipas tij, shpjegimi i KSHZ se këta qytetarë është dashur të vijnë kur është bërë këqyrja e Listës zgjedhore dhe të paraqesin nëse ndërkohë kanë marrë letërnjoftime të reja, është absurde.

Avokati i popullit reagon se këta qytetarë nuk kanë humbur as shtetësinë e Maqedonisë e as aftësinë e punës që KSHZ-ja t’i fshijë nga Lista zgjedhore.

“Kjo është zhvendosja klasike e fajit te qytetarët”, reagon Billbilllovski.

Kësaj çështjeje  i kundërvihet kryetari i KSHZ, Aleksandar Çiçakovski dhe udhëzon se problemi është sistematik dhe duhet zgjidhur urgjentisht.

“Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale më 6 gusht, gjënë e parë që KSHZ kërkoi ditën e nesërme ishte që MPB të dorëzonte një listë të të gjithë votuesve të cilët në momentin e shpalljes së zgjedhjeve kanë të drejtë votimi. Gjegjësisht, një listë të të gjithë votuesve me letranjoftimi valide deri në ditën e zgjedhjeve dhe listë të personave që janë paraqitur të vdekur 30 ditë para njoftimit. Këta qytetarë duhet të vijnë dhe të paraqiten para mbylljes së Listës zgjedhore. Erdhën 50 të tillë dhe ne i futëm në Listën zgjedhore. Pas mbylljes së Listës, nuk lejohen ndërhyrje. Kjo presupozon shkelje të ligjit, gjegjësisht nuk lejohet nga Rregullorja zgjedhore”, shpjegon Çiçakovski.

Ai thotë se ky nuk është një problem i ri dhe se po shqyrtohet një vendim i ri ligjor, vendim që KSHZ të marrë edhe një raport tjetër nga MPB pas mbylljes së Listës zgjedhore me të dhënat mbi numrin e letërnjoftimeve të rinovuara apo të letërnjoftimeve të reja të personave që ndërkohë kanë mbushur 18 vjet.

“Mirëpo për këtë gjë nevojitet një debat më i gjerë me partitë politike dhe me ekspertë të së drejtës penale, pasi nuk duhet të ekzistojnë dyshime apo të hapet mundësia që MPB, pas mbylljes së Listës zgjedhore herën e parë, të printojë letranjoftimi për keqpërdorim të zgjedhjeve. Prandaj them se problemi është sistematik dhe se duhet të gjendet një mënyë për t’u mbrojtur nga keqpërdorimet me anë të letërnjoftimeve të reja të nxjerra pas shpalljes së zgjedhjeve”, thotë Çiçakovski.

Letrat e njoftimit të cilat qytetarëve u kanë skaduar më 15 tetor, që kur kanë votuar në raundin e parë, mbeten në Listën zgjdhore thotë Çiçakovski. Por në rast se nxirret letërnjoftim i ri, gjegjësisht letërnjoftim valid i rinovuar, edhe nëse gjenden në Listë , ata të dielën nuk do të mund të votojnë me letërnjoftime të skaduara.

“Andaj e njoftuam këtë kategori të qytetarëve se MPB do të punojë të shtunën dhe të dielën, që të mund të merren letërnjoftimet e reja dhe të mund të votojnë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të dielën”, thotë Çiçakovski.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира