VAJZA ME NEVOJA TË VEÇANTA NGA VRAGOTURCE EDHE NË KLASË TË DYTË VAZHDON TË ECË NGA 13 KILOMETRA DERI NË SHKOLLË

VAJZA ME NEVOJA TË VEÇANTA NGA VRAGOTURCE EDHE NË KLASË TË DYTË VAZHDON TË ECË NGA 13 KILOMETRA DERI NË SHKOLLË8 vjeçarja Eleonora Mlladenovska nga fshati i humbur i Vragoturcës nga viti i kaluar shkollor ka kaluar gjithsej 2.500 klimoetra që të arrijë në shkollë për mësim, në fshatin fqinj Pelincë, ndërsa problemi me transportin nuk është zgjidhur as sivjet. (Foto: SDK.MK)

Vazhdon beteja për transportin shkollor të familjes Mlladenovski në fshatin malor Vragoturcë. Edhe këtë vit shkollor, Eleonora e vogël, fëmijë me nevoja të veçanta, u nis në shkollë në këmbë deri në fshatin fqinj Pelincë, pasi Komuna Staro Negoriçane nuk siguroi transport, ndërsa shteti nuk e zgjidhi çështjen e banimit të familjes.
Familja Mlladenovski jeton në fshatin e harruar malor në Vragoturcë në kufirin maqedono-serb, në lartësi mbidetare prej 1.200 metrave, larg rreth 40 kilometra nga Kumanova. Pranë shtëpisë mund të arrihet vetëm me anë të një xhipi, nëpërmjet një udhe të gjatë 15 kilometra, që e lidh fshatin me rrugën rajonale Pelince-Kumanovo apo në këmbë nëpërmjet rrugicave të shkurtuara, tatëpjetave dhe pjerrtësirave ku ec Eleonora.

Tetëvjeçarja pas një pushimi tremujor, përsëri filloi të ecë 13 kilomtra në ditë deri në shkollë. Prandaj, babi Novko ka dërguar kërkesë që ta akomodojë në Shkollën shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në lagjen Kisella Vodë në Shkup, pasi nuk mund të përkujdeset për të.
“Fëmija ka problem me të pamurit, por më duhet udhëzim dhe mendim nga Klinika e syve. Këto ditë do të udhëheq një komision dhe nëse i përmbush kushtet, do ta pranojnë. Aty e ka të vëllain Filip, kështu do të shoqërohet me të. Jam i detyruar ta jap, edhe pse nuk dua që fëmijët të më shpërndahen. Por nuk kam zgjidhje tjetër. Vitin e kaluar u mundua nga 8 kilometra të shkonte në një drejtim. Në këtë kohë askush nuk ec në këmbë, përveç fëmijës tim.”, thotë Novko.

Nëse nuk e vendos fëmijën në shtëpi strehuese, Novko i cili ka verbëri të përjetshme, thotë se do ta heqë nga shkolla.
8 vjeçarja Eleonora Mlladenovska nga fshati i humbur i Vragoturcës nga viti i kaluar shkollor ka kaluar gjithsej 2.500 klimometra që të arrijë në shkollë për mësim, Nga Komuna Staro Negoriçane arsyetoheshin se transportuesi i cili e ka marrë përsipër transportin e nxënësve, nuk dëshiron ta transportojë Eleonorën, përshkak të vështirësisë për të pasur qasje deri te zona e shtëpisë së tyre.

Mbi rastin u interesua Avokati i popullit nga Kumanova, i cili dërgoi parashtresë, deri te Komuna dhe u gjend një zgjidhje e përkohshme, transportuesi ia pagoi mjetet prindërve që të mund t’i sigurojnë fëmijës vetë transport.
“Tani do ta mbyllim lëndën, pasi janë shfrytëzuar në maksimum të gjitha mjetet e disponueshme. Përderisa nuk zgjidhet problemi deri vitin tjetër, do të reagojmë përsëri”, deklaroi në fund të vitit shkollor Avokati i popullit në Kumanovë, Naser Veseli.

Mësuesja thoshte se Eleonora është një fëmijë i qetë dhe shumë i dashur, e cila në fillim ka qenë shumë e tërhequr dhe e frikësuar, por përsëri është çliruar dhe ka filluar të shoqërohet me fëmijët.
“Dëshiron të shkojë në shkollë dhe përkrah kësaj e ka shumë të vështirë. Gjithsesi, ajo është një fëmijë me nevoja të veçanta e cila posedon edhe dokument mjekësor. Ne nuk kemi program të veçantë për punë me fëmijët e këtillë, por e adaptojmë sipas mundësive të tyre. Kërkon punë të vazhdueshme dhe vëmendje që të shfaqë edhe rezultatet më minimale. I mësoi shkronjat dhe numrat ndërkohë që më të vështirë e ka llogaritjen. Pritjet e mia nuk janë të mëdha, por bashkë gëzohemi me çdo sukses të Eleonorës”, tha mësuesja Maja Cvetanovska nga shkolla e rajonit “Hristijan Karposh” në fshatin Pelince, kur Eleonora përfundoi klasën e parë.

S. NIKOLIQ

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира