ARSOVSKA SËRISH NUK ERDHI NË SEANCË QË T’U PËRGJIGJET PYETJEVE TË KËSHILLTARËVE, KONFERENCËN E FUNDIT E KISHTE MË 20 MAJ

ARSOVSKA SËRISH NUK ERDHI NË SEANCË QË T’U PËRGJIGJET PYETJEVE TË KËSHILLTARËVE, KONFERENCËN E FUNDIT E KISHTE MË 20 MAJPara fillimit të seancës, drejt kryetarit të Këshillit Trajko Sllaveski ka mbërritur njoftim nga kabineti i Arsovskës se kryetarja nuk do të jetë e pranishme në seancë. (Foto: K. Popov)

Kryetarja Danella Arskovska sot përsëri nuk erdhi në seancën për pyetje të këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Para fillimit të seancës drejt kryetarit të Këshillit Trajko Sllaveski ka mbrritur njoftim nga kabineti i Arsovskës se kryetarja nuk do të jetë e pranishme në seancë.

“Nga kabineti i Arsovskës para pak më informuan se kryetarja nuk do të jetë e pranishme për shkak të moskoordinimit në lidhje me datën e mbajtjes së seancës. Kjo nuk është e vërtetë, sepse që më 14 apo 15 qershor është dërguar njoftim se më 29 qershor caktohet seancë për pyetje të këshilltarëve”, tha Sllaveski.

Pas kësaj, këshilltarët nga LSDM-ja e braktisën sallën duke thënë se nuk do të marrin pjesë në një seancë ku nuk do të ketë se kush t’u përgjigjet.

“Kryetarja vazhdon me mosrespektim të Këshillit dhe qytetarëve. Nuk është hera e parë që ajo të mos vijë në seancë dhe që të mos marrin përgjigje. Asnjë pyetje e këshilltarëve nga seanca e kaluar nuk ka marrë përgjiegje. Arsovska thotë se ka punuar ndershëm, përgjegjëshëm dhe me përpikëri, e unë e pyes se sa jeni e ndershme, e përgjegjshme dhe e përpiktë kur na ofendoni duke mos u shfaqur për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të këshilltarëve”, tha koordinatorja e LSDM-së Ljubica Jançeva.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së Marija Andonovska pyeti se ku ka shkuar në udhëtim pë rmomentin Arsovska dhe se çfarë është më me rëndësi sesa problemet e qytetarëve.

“Përgjigje nuk ka, më e rëndësishme për Arsovskën është të shëtisë nëpër botë për interesat e saja personale. Përse udhëtimet nga të cilat Qyteti nuk përfiton asgjë janë më të rëndësishme për të sesa përgjigjet ndaj pyetjeve për problemet të cilat i mundojnë qytetarët?”, tha Andonovska.

Nga kabineti i Arsovskës nuk morëm përgjigje për atë se ku ndodhet kryetarja dhe se pse nuk merr pjesë në seancë. Personi për marrëdhënie me publikun Kristina Depo, si disa herë deri më sot, edhe tash nuk iu përgjigj telefonatave tona.

Arskovka përgjatë gjithë mandatit rrallëherë ka ardhur në seancat ku në rend ditor janë pyetjet e këshilltarëve. Kur vjen, zihet me këshilltarët dhe ikën. Nuk duket askund në hapësirën publike, nuk mban konferenca shtypi dhe brifingje, as nuk zhvillon ngjarje ku ka gazetarë të ftuar.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира