BANKAT EVROPIANE DHE BE-JA JANË TË SHQETËSUAR SE ARSOVSKA DHE DREJTORI I “UJËSJELLËS”-IT NUK PUNOJNË NË PROJEKTIN PËR STACIONIN E PASTRIMIT

BANKAT EVROPIANE DHE BE-JA JANË TË SHQETËSUAR SE ARSOVSKA DHE DREJTORI I “UJËSJELLËS”-IT NUK PUNOJNË NË PROJEKTIN PËR STACIONIN E PASTRIMITNë mbledhjen e fundit më 11 maj, mes të gjithë të përfshirëve në projekt, është shprehur pakënaqësi nga angazhimi i Qytetit dhe “Ujësjellësit dhe kanalizimit” (Foto: K.Popov)

Bankat evropiane, Bashkimi evropian dhe institucionet shtetërore të përfshira në projektin për një stacion pastimi për ujëra të zeza janë të shqetësuar se Qyteti i Shkupit dhe “Ujësjellësi dhe kanalizimi” nuk e mbështesin implementimin e këtij projekti kapital. Kjo qëndon në rregulloren nga mbledhja e fundit të mbajtur mbajtur më 11 maj, ku nuk kanë ardhur përfaqësues të Qytetit. Në këtë mbledhje është konkluduar gjithashtu se edhe pse paratë janë siguruar, kësti i parë nuk mund të …. në llogari sepse Qyteti i Shkupit nuk i ka mbaruar punët e nevojshme administrative.

Përfaqësues të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), Banka evropiane për investime (BEI), Delegacioni i BE-së, Ministria e financave, Ministria e mjedisit jetësor, Sekretariati për çështje evropiane, anëtarët e njësive projektuese për zbatimin e projektit dhe përfaqësues të “Ujësjellësit dhe kanalizimit” mbajnë mbledhje të rregullta mujore për zbatimin e projektit. Në këto takime deri më sot kanë munguar vetëm përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit, edhe pse e kanë për detyrim të marrin pjesë.

Mbledhja e fundit është mbajtur më 11 maj dhe aty ëahtë shprehur pakënaqësia ndaj angazhimit të Qytetit dhe “Ujësjellësit dhe kanalitimit” për zbatimin e projektit. Sipas rregullores të cilën e ka rishikuar SAKAMDAKAZAM.MK, fillimisht është bërë e ditur se shtojca e marrëveshjes me firmën zbatuese, e përgatitur nga njësia projektuese dhe e mirtuar nga banka evropiane për investime, akoma nuk është nënshkruar nga drejtori i “Ujësjellësit” Dragan Ilievski.

Në mbledhje, përfaqësuesi i Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim ka thënë se edhe pse kredia është efikase, kushtet për pagesën e parave nuk janë të përmbushura. Nga Banka kanë shtuar se nuk respektohen kushtet për pagesën e kredisë dhe se nuk mund të përdoren mjete. Është bërë e ditur se është e nevojshme të mbarohet procesi i shpronësimit dhe nevojiten resurse dhe mbëstetje për punën në njësinë projektuese. Nga banka edhe njëherë në mbledhje kanë shprehur shqetësimin e tyre se menaxhmeti i ”Ujësjellësit” dhe udhëheqësia e  Qytetit të Shkupit nuk e mbështesin implementimin e projektit. Gjithashtu është thënë se të gjitha shpenzimet që do të dilnin nga paditë eventuale të realizuesit për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes dueht t’i paguajë “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

  • BANKAT EVROPIANE E NGRINË PROJEKTIN PËR STACIONIN E PASTRIMIT NË SHKUP SEPSE PËRFAQËSUESIT E QYTETIT NUK VIJNË NË TAKIME
  • DANELLA PËR NJË MUAJ TË TËRË KA FSHEHUR NGA BANKAT EVROPIANE DHE BE-JA SE E KA SHKARKUAR UDHËHEQËSEN E PROJEKTIT PËR STACIONIN E PASTRIMIT, E KËTË NUK E DITUR AS E SHKARKUARA

Përfqësuesit e “Ujësjellësit dhe kanalizimit” të cilët kanë qenë në mbledhje kanë thënë se kryetarja Danella Arskovska ka pasur takime me ministren e mjedisit jetësor Kaja Shukova, ku i ka thënë se Qyteti ka problem me shpronësimin me Komunën Gazi Babë, është premtuar se në takimin e ardhshëm do të dërgojë përfaqësues nga Qyteti dhe i ka thënë se tashmë është hapur një llogari e veçantë për paratë nga krediti. Por, një anëtar i njësisë projektuese menjëherë ka bërë të ditur se një llogari e vaçantë ende nuk është hapur, e as nuk ka pasur përfaqësues të Qytetit siç i ka thënë Arsovska Shukovës.

Nga Qytet i Shkupit kanë dërguar letër drejt Mnistrisë të financave me të cilën kërkojnë që ata t’i zgjidhin problemet me shpronësimin. Kësaj letre Ministria, siç u tha në mbledhje, I është përgjigjur se detyra e tyre është të menaxhojnë me paratë e kreditsë dhe grantit, e jo t’i zgjidhin detyrimet e Qytetit të Shkupit.

Në konkludimin e taimit është thënë se urgjenitisht duhet të hapet një llogari e veçantë që të mund të vijë në llogari pagesa e parë. Edhe njëherë është shprehur shqetësimi për statusin e projektit dhe është kërkuar “mbështetje më e madhe nga drejtori i “Ujësjellësit” dhe nga Qyteti i Shkupit.

Mbledhja e ardhshme është caktuar më 25 maj, por ajo nuk u mbajt sepse nga bankat evropiane i kanë dërguar letër Qyteti të Shkupit dhe “Ujësjellësit”se nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e rregullta mujore dhe javore, derisa nuk dërgohet përfaqësues nga Qyteti i Shkupit.

Gjithashtu, njësia projektuese ka mbetur pa udhëheqës që kur drejtori i “Ujësjellësit” Dragan Ilievski e shkarkoi udhëheqësen më 20 prill, ndërsa vendimin ia ka dhënë në 18 maj. Për këtë vendim, nuk janë konsultuar bankat, edhe pse kjo është dashur të bëhet.

Është dita e pestë që nga Qyteti i Shkupit nuk ka përgjigje të pyetjeve të SAKAMDAKAZAM.MK. Në vend të vendimit, morëm kërcënim për padi nëse nuk e tërheqim tekstin Brenda 48 orëve.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира