GJYKATA ADMINISTRATIVE NUK LEJOI HAPJEN E KAZINOS NË REÇICËN E VOGËL, PAS PROTESTAVE TË BANORËVE

GJYKATA ADMINISTRATIVE NUK LEJOI HAPJEN E KAZINOS NË REÇICËN E VOGËL, PAS PROTESTAVE TË BANORËVEGjykata administrative mori vendim me anë të të cilit nuk lejohet që objekti në Reçicë të vogël, para të cilit kemi protestuar, të shndërrohet në një kazino. Në vendimin qëndron se ky objekt nuk i përmbush kushtet që të funksionojë si kazino, ndërsa nga Komuna e Tetovës kemi marrë vendim se objekti nuk mund të transformohet nga një objekt banimi në një objekt afarist, siç ka kërkuar investuesi, thonë nga Lëvizja kundër kumarit. (Foto: SDK.MK)

Pas protestës kundër hapjes së kazinosë në Reçicë të Vogël të Tetovës në fillim të majit, Lëvizja kundër kumarit publikoi se më në fund kanë arritur që ky objekt, në të cilin planifikohej hapja e një kazinoje, të mos marrë leje për një gjë të tillë.

“Gjykata administrative mori vendim me anë të të cilit nuk lejohet që objekti në Reçicë të vogël, para të cilit kemi protestuar, të shndërrohet në një kazino. Në vendimin qëndron se ky objekt nuk i përmbush kushtet që të funksionojë si kazino, ndërsa nga Komuna e Tetovës kemi marrë vendim se objekti nuk mund të transformohet nga një objekt banimi në një objekt afarist, siç ka kërkuar investuesi. Deri më tani, gjatë dy vjetëve të fundit, kundër këtij vendimi kemi dërguar një numër të madh ankesash edhe drejt Komunës së Tetovës, Gjykatës administrative, DAP, drejt Ministrive. Me këtë vendim të gjykatës administrative, më në fund dëshira jonë u plotësua. Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj intelektualëve, profesorëve, aktivistëve qytetarë dhe popullit për mbështetjen që na dhanë”, deklaroi Xhemail Abdiu nga Lëvizja anti-bixhoz.

Kërkojmë me anë të Ligjit të përcaktohet se objektet e të gjitha kazinove, bastoreve sportive dhe lojërave të fatit, të jenë në distance jo prej 300 metrash nga objekti më i afërt i karakterit publik, siç thuhet në propozimin e tanishëm, por 3 kilometra nga shtëpia e fundit e vendbanimit. Gjithashtu, kërkojmë të përgatitet një strategji nacionale për edukimin mbi dëmet që janë pasojë e lojërave të fatit, dedikuar nxënësve, studentëve dhe qytetarëve të tjerë të shtetit, thonë nga Lëvizja anti-bixhoz. (Foto: SDK.MK)

Mirëpo aktivizmi i Lëvizjes nuk ndalon këtu. Ata lajmërojnë iniciativa të reja dhe kërkojnë që vërejtjet dhe propozimet e tyre të integrohen te Ligji për lojëra fati i cili duhet të vendoset së shpejti.

Kërkojmë me anë të Ligjit të përcaktohet se objektet e të gjitha kazinove, bastoreve sportive dhe lojërave të  fatit, të jenë në distance jo prej 300 metrash nga objekti më i afërt i karakterit publik, siç thuhet në propozimin e tanishëm, por 3 kilometra nga shtëpia e fundit e vendbanimit. Gjithashtu, kërkojmë të përgatitet një strategji nacionale për edukimin mbi dëmet që janë pasojë e lojërave të fatit, dedikuar nxënësve, studentëve dhe qytetarëve të tjerë të shtetit. Përgatitja e kësaj strategjie duhet të sigurohet nga borxhet e tjera, të cilat do të jenë barrë e lojërave të fatit. Ne duam që në Reçicë të Vogël të zhvendosen të gjitha kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit nga drejtimi për në qendër të qytetit. Ne nuk jemi për mbylljen e kazinove, ne duam vetëm të respektohet Ligji.”, tha Jushi Emurllai.

Nga Lëvizja lajmërojnë se janë në përgatitje e sipër të një proteste tjetër, por kësaj here të përmasave më të mëdha, ku parashikohet përfshirja e qytetarëve nga qytete të tjera të Maqedonisë.

Sipas vlerësimeve jozyrtare, në qytet ka më shumë se tridhjetë kazino dhe rreth 140 bastore sportive.

Z. ANDONOV

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира