PRONARËT E OBJEKTIT KU ËSHTË VENDOSUR FIRMA “SGS” KËRKOJNË PRISHJE TË PLANIT ME TË CILIN KOMUNA QENDËR HOQI TETËKATËSHEN E PARASHIKUAR

PRONARËT E OBJEKTIT KU ËSHTË VENDOSUR FIRMA “SGS” KËRKOJNË PRISHJE TË PLANIT ME TË CILIN KOMUNA QENDËR HOQI TETËKATËSHEN E PARASHIKUARMe rritjen e lartësisë së ndërtesave, banorët e dy ndërtesave fqinje do të kenë dritaret e mbyllura – Objekti ku parashikohet të “lulëzojë” një 8 katëshe tjetër. (Foto: Gj. Liçovski)

Firma “SSI Investment” kërkon që të prishet plani rishqyrtuar i detajuar urbanistik “Dare Xhabaz”,  të sjellë nga Komuna qendër në qershor të këtij viti, një muaj pas sjelljes së ndryshimeve të planit me anë të të cilave zvogëlohet lartësia e ndërtesës në rrugën 11 tetori, ku aktualisht ndodhet firma e sigurimit “SDS”. Shoqata e ndërtimtarisë “SSI Investment” DOOEL Shkup ka dorëzuar iniciativë drejt gjykatës kushtetuese për vlerësim të kushtetueshmërisë së planit.

Ky plan zë hapësirën përballë “Kjubi”-t, pas ndërtesave ku më herët ndodhej “Interumpleks” dhe rreth shkollës fillore “Dimitar Milladinov”. – (Foto: SDK.MK)

Në qershor të këtij viti Komuna Qendër në suaza të moratoriumit për ndërtim, gjegjësisht të sjelljeve të planeve të reja të detajuara urbanistike, me anë të të cilave korrigjohen gabimet dhe rishqyrtohen ndërtimet e parashikuara gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, ka sjellë një plan të ri për “Dare Xhambaz”-in. Ky plan i referohet hapësirës përballë “Kjubi”-t, pas ndërtesave ku më herët ndodhej “Interumpleks” dhe rreth shkollës fillore “Dimitar Milladinov”.

Me ndryshimet e planeve urbanistike të sivjetshme në 6 gusht të vitit 2012 kur kryetar komune ishte Vlladimir Todoroviq parashikohej shtim i lartësisë së ndërtesës ku ndodhet firma e sigurimit “SGS” për 6 kate. Ky objekt është nën pronën e firmës ndërtimore “SSI Investment”. Bëhet fjalë për ndërtesën që aktualisht ka dy kate dhe ndodhet mes dy ndërtesave. Me këtë plan këtij ndërtimi i jepet mundësia të ketë lartësinë e dy ndërtesave fqinje dhe të jetë pothuajse i ngjitur me to. Me rritjen e lartësisë së ndërtesave, banorët e dy ndërtesave fqinje do të kenë dritaret e mbyllura.

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq thotë se nëse Gjykata kushtetuese e prish planin atëherë i gjithë procesi i moratoriumit dhe luftës kundër planeve të këqija të VMRO-DPMNE-së do të shkojë dëm. (Foto: Gj. Liçovski)

Në hapësirën në fjalë ndodhen tri ndërtesa me lartësi prej 8 katesh, kurse mes tyre disa objekte për zyra me lartësi prej dy katesh. Me planin e vjetër gjithashtu parashikohej që në parkun pas ndërtesave të ndërtohej një parking me kate.

Komuna Qendër rishqyrtoi këtë plan duke e hequr planin për ndërtimin e 8 katëshes. Gjithashtu hoqi edhe planin për parkingun në park.

Një muaj pas publikimit të planit të ri, firma “SSI Investment” dorëzoi një iniciativë drejt Gjykatës kushtetuese, me argumentimin se diçka e tillë nuk mund të ndryshohet, kur është vendosur më herët me ligj.

“Në korrik është dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Planit të detajuar urbanistik “Dare Xhambaz” nga ana e kryetarit të Shoqatës së ndërtimtarisë “SSI Investment” DOOEL. Akoma nuk është përcaktuar seanca e gjykatësve kushtetues ku duhet të merret vendimi mbi vlerësimin e këtij plani”, thotë Gjykata kushtetuese për SAKAMDAKAZAM.MK.

Në këtë objekt tashmë për disa vite qëndron firma e sigurimit “SGS” (Foto: Gj. Liçovski)

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq thotë se në Komunë ka ardhur një lajmërim nga Gjykata kushtetuese duke kërkuar përgjigje mbi procedurën për ndryshimin e planit.

“Kemi dorëzuar të dhënat në gjykatë pasi si Komision dhe Komunë kemi vendosur se aty nuk duhet të ketë një objekt 8 katësh. Mes tjerash kemi theksuar se me planin e vjetër nuk mund të zgjidhet çështja e parkimit, pasi nuk përmbushen parametrat e rinj të Ligjit për ndërtim dhe cënohet e drejta bazore e jetesës humane. Nga të dyja anët e objektit ka dritare. Imagjinoni sikur të ngrihet një ndërtesë e tërë e cila këtyre njerëzve do t’ua bllokojë krejtësisht dritaret”, thotë Bogdanoviq.

Me anë të Planit të detajuar urbanistik “Dare Xhambaz” është hequr shenja për tetëkatëshen dhe parkingun me kate në park. (Foto: Gj. Liçovski)

Përderisa Gjykata themelore vendos që të vlerësojë planin dhe sjell vendim për prishjen e tij, sipas Bogdanoviq i gjithë procesi i moratoriumit i cili po zbatohet për të korrigjuar gabimet e qeverisë së kaluar, do të shkojë dëm.

“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë planin para gjykatësve kushtetues. Nëse ata vlerësojnë se plani duhet të prishet, kjo do të ishte një ndërhyrje direkte në ingerencat e Komunës. Gjithçka që ne duam të bëjmë është të rregullojmë gabimet e kaluara. Nëse ata veprojnë kështu, e gjithë përpjekja jonë do të shkojë dëm. Pastaj të gjithë do të fillojnë të na kundërshtojnë dhe do të bëhet shprehi ndryshimi i planeve të Komunës. Moratoriumi do të jetë tërësisht i pavlerë”, thotë Bogdanoviq.

Plani “Dare Xhambaz” ishte plani i tretë i rishqyrtuar i cili u soll nga Komuna e Qendrës pas integrimit të Vendimit për ndalim të ndërtesave të parashikuara në planet e detajuara urbanistike të cilat nuk përputhen me planin e përgjithshëm urbanistik të Shkupit.

A. ANTEVSKA 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира