SHTËPIA E SHËNDETIT NË RESNJË I PRET MJEKËT TË SPECIALIZOHEN QË KOLEGËT E TYRE TË MOSHUAR TË MUND TË DALIN NË PENSION

SHTËPIA E SHËNDETIT NË RESNJË I PRET MJEKËT TË SPECIALIZOHEN QË KOLEGËT E TYRE TË MOSHUAR TË MUND TË DALIN NË PENSIONResnja nuk ka spital, kështu që përkujdesja shëndetësore për 17.000 banorë, e ndonjëherë edhe për pacientë nga jashtë, është detyrë e Shtëpisë së shëndetit, e cila në përgjithësi është e mirëpajisur, por me kuadër specialishtës me moshë shumë të vjetër. – Ekipi i Ndihmës së shpejtë (Foto: SDK.MK)К)

Në Shtëpinë e shëndetit në Resnjë vijnë pacientë nga Ohri, Demir Hisari dhe komuna të tjera ku në të cilat, institucionet shëndetore në komunat e tyre përkatëse nuk mund t’u caktojnë një termin të shpejtë për mamografi dhe eho të gjinjve, si dhe testim për ostoporozë. Tashmë banorët e Resnjës nuk duhet të udhëtojnë në spitalet e rrethinës për të marrë terapinë ditore të infuzionit, por këtë mund ta bëjnë në Shtëpinë e shëndetit. Resnja nuk ka spital, kështu që përkujdesja shëndetosore për 17.000 banorë, e ndonjëherë edhe për pacientë nga jashtë, është detyrë e Shtëpisë së shëndetit, e cila në përgjithësi është e mirëpajisur, por me kuadër specialistësh në moshë shumë të vjetër.

“Kush mund të bëjë 60 kilomtra vajtje ardhje në Manastir dhe Ohër për një kontroll mjekësor? Në Shtëpinë e shëndetit kemi spital ditor, terapi të plotë spitalore, infuzion, ilaçe, gjithçka për të cilën pacientët më parë duhej të shkonin në Manastir, Ohër apo në Entin e sëmundjeve respirative në Oteshevë.
Imagjinoni një njeri të sëmurë që merr lendacin t’i duhet të shkojë e të kthehet çdo ditë. Për ne është e rëndësishme që të kemi specialistë këtu. Përderisa ka mjekë, do të ketë dhe popullësi”, thotë banori i Resnjës Cvetan Bogoevski.

Shërbimet janë të pajisura me mamograf, eho për gji, spital ditor, mjekë amë dhe gjinekologë, hapësirë të veçantë për pacientë të dyshuar për kovid-19 dhe shërbime të tjera. (Foto: SDK.MK)

Shtëpia e shëndetit ka 90 të punësuar, prej tyre 22 janë mjekë, por ka vetëm 13 specialistë dhe 9 mjekë të përgjithshëm.

Me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe i përshpejtuam specializimet. Më parë, për më shumë se 10 vjet me radhë, nuk kishte asnjë specializim”, thotë drejtoresha Sanja Andonovska, mjeke specialiste për mjekësi fizikale dhe rehabilitim.

“Problem më të madh kemi moshën e vjetër të mjekëve specialistë, të cilëve nuk u dihet se edhe sa mund t’i mbajë shëndeti i mirë. Kemi një mjek specialist për klinikën biokimike, një internist, neurolog, otorinolarignolog, ortoped, fiziater, internistë dhe specilaistë të tjerë.

Shtëpia e shëndetit ka 90 të punësuar, prej tyre 22 janë mjekë, por vetëm 13 janë specialistë, ndërsa 9 janë mjekë të përgjithshëm. (Foto: SDK.MK)

Ajo shpreson për mbështetjen e Ministrisë së shëndetësisë për specializim me qëllim që në Shtëpinë e shëndetit të vazhdojnë së punuari të gjitha shërbimet. Aktualisht ata kanë laboratori të mirëpajisur, me aparat për telemedicinë për D-dimer dhe poashtu mund të testojnë grupin e gjakut. Shërbimet janë të pajisura me mamograf, eho për gji, spital ditor, mjekë amë dhe gjinekologë, hapësirë të veçantë për pacientë të dyshuar për kovid-19 dhe shërbime të tjera.

“Jemi vend i vogël, nuk kemi numër të lartë të popullsisë, por harrojnë faktin se jemi te shpërndarë në një hapësirë të madhe. Dy qendrat mjekësore lidhen nga qafë mali, në Manastir arrijmë përmes Gjavatos, në Ohër përmes Bukovës, por në kushtet dimërore udhëtimi është i vështirë. Prandaj përpiqemi të ofrojmë shërbime sa më cilësore këtu ku jemi”, thotë Andonovska.

Më të përdorura janë shërbimet e Ndihmës urgjente mjekësore e cila mundëson shërbimet e saj edhe në fshatrat në kufi me Greqinë dhe Shqipërinë, në largësi prej 30 kilometrash.

Banorët e Resnjës nuk duhet të udhëtojnë drejt spitaleve të rrethinës për të marrë terapinë ditore të infuzionit, sepse atë ua siguron Shtëpia e shëndetit. (Foto: SDK.MK)

Vendet më larg Resnjës janë fshatrat Stenjë dhe Dolno Dupeni. Udhëtimi deri te këto fshatra merr shumë kohë. Ndonjëherë pacienti duhet të transportohet te spitalet e Manastririt, Ohrit apo Shkupit. Kjo merr një orë e gjysmë, ndonjëherë edhe më shumë. Për shkak të kësaj largësie na duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe të përpiqemi të ofrojmë ndihmë dhe ta rregullojmë gjendjen, në vend që thjesht t’i transferojmë pacientët në spitale të tjera”, thotë Stojanço Avramovski, mjek i mjekësisë së përgjithshme në Shërbimin për ndihmë urgjente mjekësore.

ZH. ZDRAVKOVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира