ZJARRFIKËSIT E TETOVËS ME MBI 500 NDËRHYRJE, ÇDO DITË SHUHET NGA NJË ZJARR

ZJARRFIKËSIT E TETOVËS ME MBI 500 NDËRHYRJE, ÇDO DITË SHUHET NGA NJË ZJARR Njësia zjarrfikëse e Tetovës mbulon një territor me popullësi prej 200.000 banorësh. (Foto: SDK.MK)

Nga fillimi i vitit zjarrfikësit e Tetovës kanë bërë 500 ndërhyrje, ndërsa në shumicën e rasteve është bërë fjalë për zjarre në Komunën e Tetovës dhe pesë komunat e tjera të rajonit të Tetovës. Përveç shuarjes së këtyre zjarreve, ata kanë ndërhyrë edhe gjatë fatkeqësive, duke dezinfektuar qytetin.

“Mbi 80 përqind të 504 ndërhyrjeve iu referohen shuarjes së zjarreve. Ky numër na tregon se pothuajse çdo ditë kemi nga dy intervenime,” thotë komandanti i njësisë zjarrfikëse në Tetovë, Ukë Aliti.

Territori i intervenimeve të njësisë shtrihet nga Jazhinca deri në Kodrën e Diellit dhe përfshin të gjitha komunat brenda këtij rajoni, duke mbuluar 200.000 banorë. Për zjarrfikësit e Tetovës ky fakt paraqet një problem të madh.

“Largësia është vështirësia më e madhe në mënyrë që të arrijmë në kohë dhe të shuajmë zjarrin. Për shembull, që të intervenojmë në Vranicë apo në Jazhincë, që ndodhen 30 kilometra larg Tetovës apo në ndonjë tjetër fshat malor, automjeteve tona u nevojitet të paktën një orë dhe kjo kohë është shumë e gjatë. Deri më tani komunat rurale nuk kanë shprehur iniciatvë për të formuar njësi dhe shoqata vullnetare të cilat do të bënin intervenimin e parë parandalues, në mënyrë që të minimizohen zjarret e mëdha, ndonëse përgjegjësia më e madhe do të vijojë të mbetet e jona”, theksoi Aliti.

Zjarrfikësit nuk e kanë të lehtë as intervenimin brenda qytetit kur nevojitet që të hyjnë në ndonjë objekt.

“Shpesh herë përballemi me shoferë të pandërgjegjshëm dhe gabimisht të parkuar. Për ne ka rëndësi çdo sekondë. Ka shoferë që nuk i kushtojnë rëndësi faktit se ne kemi përparësi. Apeloj drejt qytetarëve sa më shpejt të jetë e mundur t’u japin përparësi zjarrfikësve dhe të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet e tyre”, tha Aliti.

Në njësinë e Tetovës punojnë 70 zjarrfikës.

Z. ANDONOV

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира