BDI I FAJESOI LSDM DHE VMRO – DPMNE SE PUNOJNE KUNDER PSP

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

BDI I FAJESOI LSDM DHE VMRO – DPMNE SE PUNOJNE KUNDER PSP

Dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO, e pengojne punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i bëjnë dëm idesë së pamvarësisë të institucionit, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK funksionar i lartë partiak I BDI-së, duke i fajësuar se “njëra e partizon institucionin, dhe tjetra e satanizon, por që të dyja partitë janë të vetmet në qëllimin për ta shfrytezuar si objekt ku i pastrojnë punët e tyre mes vete”.

Ky është reaksioni i BDI-së prej ku tre parti të vogla të Shqiptarëve, Lëvizja për Reforma e PDHS-së e kryetarit të komunës së Strugës Zijadin Sela, Lëvizja Besa dhe partia Uniteti lajmëruan që kanë pasur takime me diplomatë të ambasadës amerikane sepse kinse SHBA-të kanë qenë të deshpëruar nga lideri I BDI-së Ali Ahmetit pas votimit të fundit në Kuvend kur deputetët e tij u solidaruzuan me VMRO – DPMNE-në dhe nuk i votuan ndryshimet e ligjeve të cilat i kerkoi Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva.

Të martën vetëm katër deputetë të BDI-se votuan për vazhdimin e afatit për investigime të Prokurorisë Speciale Publike dhe për kërkesen e Katica Janevës që në mënyre plotësuese ti mbron dëshmitaret e mbrojtur.

Funkisonari i BDI-së prej të cilit SAKAMDAKAZAM.MK kërkoi koment se a do te ketë ndryshim në qëndrimin e BDI-së i cili Prokuroria Speciale Publike na tha që “Ahmeti dhe BDI ishin të parët që e perkrahën institucionin dhe dhanë shembull personal, e më pas ishin dhe në ndihmë në shperndarjen  e të gjitha instrumenteve percjellëse për funksionim pa pengesë, zyra, buxhet…, por edhe në numrin e prokurorëve që i kerkoi prokurorja speciale.

“Mosmirenjohëse dhe jonjerezorë është që të shfrytëzohen në menyrë manipulative marëdheniet ndëretnike, ose tragjeditë e njerëzve për te përfituar poena politik për qëllime zgjedhore. Ne përkrahjen e treguam me vepra, me shembull personal të liderit. Por nëse edhe të tjeret i mëndojnë mirë PSP-së, le të ndalojnë me perpjekjet që ti partizojnë dhe tu japin argumente kundërshtarëve të tyre të PSP-së, por le te qasen me një projekt konkret për tu siguruar një përkrahje e gjëre dhe zgjidhje e përbashket, dhe jo në këtë mënyre të ulët, përfituese, transparente dhe propagandiste” thonë nga BDI.

“PSP do të funksionojë dhe do ta mbarojë punën e saj vetëm nëse përkrahja jonë është e sinqerte, dhe jo e kalkuluar”, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK funksionar i lartë i BDI-së.

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира