JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: SINDROMA CHURG-STRAUSS

JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: SINDROMA CHURG-STRAUSS

Churg-Strauss syndrome- Sindroma Churg-Strauss
ICD М 30.1
Prevalenca: 1-9/100.000

Kjo është një sëmundje shumë e rrallë që prek rreth 5-7 persona në një milion njerëz në botë. Bën pjesë në grupin e vaskuliteve dhe është sëmundje e enëve të gjakut, venave dhe arterieve. Sindroma Churg-Strauss është një vaskulit i rrallë i arterieve të vogla dhe të mesme. Mund të prek çdo organ në trup, duke shkaktuar dëme serioze që fatkeqësisht mund të jenë fatale. Asnjë test specifik nuk mund ta konfirmojë këtë sindromë sepse shenjat dhe simptomat janë të ngjashme me sëmundjet e tjera, kështu që mund të jetë shumë e vështirë për t’u diagnostikuar. Shenjat dhe simptomat e hershme të tilla si astma dhe sinusiti mund të jenë mjaft të zakonshme, kështu që diagnoza nuk mund të përcaktohet kur inflamacioni të ketë shkaktuar dëmtime të mëdha në organe dhe nerva. Simptomat varen nga cili organ është i përfshirë, cilat janë të dëmtuara etj. Shenja specifike janë eozinofilet dhe granulomet në indin e prekur.

Kolegji Amerikan i Reumatologjisë në vitin 1990, për diagnozën e sindromës Churg-Strauss, rendit kriteret e mëposhtme:
-astma;
-eozinofilia;
-prania e mononeuropatisë ose polineuropatisë;
-infiltrate pulmonare të pafiksuara;
-prania e anomalive të sinuseve paranazale;
-dëshmi histologjike e eozinofileve ekstravaskulare.
Diagnoza bëhet nëse përmbushen 4 nga këto 6 kritere.

(radio jingle I njohim sëmundjet e rralla)

Granulomatoza eozinofile me polangjit u përshkrua për herë të parë nga patologët Jacob Churg (1910-2005) dhe Lotte Strauss (1213-1985) në Spitalin Mount Sinai në New York në vitin 1951.
Zakonisht manifestohet në 3 faza. Jo tek gjithësecili zhvillohen të tre fazat. Dhe jo të tre fazat ngrihen në të njëjtin rregull.

-Faza e hershme (prodromale) karakterizohet nga inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes. Pothuajse të gjithë pacientët kanë astmë ose rinit alergjik.
-Faza e dytë karakterizohet nga një numër abnormal i madh i eozinofileve (hiperozinofili) që shkakton dëme të indeve, më së shpeshti tö mushkërive dhe sistemit tretës.
-Faza e tretë përbëhet nga vaskuliti i cili përfundimisht mund të çojë në vdekjen e qelizave dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.
Fatkeqësisht, nuk ka shërim për këtë sëmundje. Terapia me kortikosteroide, citostatikë dhe terapia biologjike synon ta mbajë sëmundjen në remision.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира