QEVERISË DHE LIDERËVE PARTIAKË UA TREGOVA VENDIN, PËR SA I PËRKET PARLAMENTIT, THOTË TALAT XHAFERI

QEVERISË DHE LIDERËVE PARTIAKË UA TREGOVA VENDIN, PËR SA I PËRKET PARLAMENTIT, THOTË TALAT XHAFERIAli Ahmeti, si lider i BDI-së nuk mund të më qortojë. Ai është jurist, ndërsa unë kryetar i Parlamentit. – Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi (Foto: Gj. Liçovski)

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në intervistë ekskluzive për SAKAMDAKAZAM.MK flet për sfidat kryesore gjatë punës së tij në 3 muajt e fundit, pas zgjedhjes në funksion më 27 prill.

Kryetar Xhaferi, deputeti Ilija Dimovski ju është kërcënuar drejtpërsëdrejti: “Asnjë ligj s’ke për të sjellë”. Si mendoni që me një kërcënim të këtillë të kalojnë ligjet e planit 3-6-9, nga të cilat varet Maqedonia?

  • Pikë së pari, unë nuk shqetësohem shumë nga sjelljet e deputetëve. Gjithçka lë në dorë të etikës dhe moralit të tyre personal dhe sjellja e tyre nuk më ndikon mua si njeri. Si institucion, lë që kur deputetët të kthehen në shtëpi, të mendojnë dhe të reflektojnë mbi atë që kanë bërë gjatë ditës, e se çfarë miratojnë dhe çfarë nuk miratojnë. Puna në Parlament nuk bëhet me kërcënime. Pasi, ndaj çdo kërcënimi ka procedurë të caktuar, në sensin që puna e Parlamentit është e parashikuar me anë të Rregullores. Rregullorja jep mundësinë që njeriu të flasë, ta shpalosë qëndrimin dhe mendimin e tij në raport me çështjet në fjalë. Dhe në qoftë se kjo bëhet një makineri për pengesa, në mënyrë indirekte Rregullorja jep mundësinë që të ndërpritet. Dhe jo rastësisht, në nenin 90 të Rregullores thuhet se folësi mund të flasë vetëm në lidhje me lëndën që diskutohet. Nëse nuk zbaton këtë, pasi dy herë t’i jetë tërhequr vëmendja, kjo nënkupton që kryetari i Parlamentit ka të drejtën që folësit t’ia marrë të drejtën e fjalës. Por, pas 27 prillit, ideja ime ishte që me sjelljen time personale të mos kontribuoj dhe të mos jap argumente që do të mbështesin mendimin se unë po zbatoj një diktaturë. E duke marrë parasysh të kaluarën time si ushtar, oficer, të mos nënkuptojë njeri që unë po zbatoj një procedurë luftarake me udhëheqjen e një institucioni demokratik. Dhe për këtë arsye, doja që në një atmosferë origjinale, pas 27 prillit, qytetarët të mund ta shihnin sjelljen e deputetëve të tyre.

Dhe ja ku duket sjellja – bllokim i Parlamentit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kërcënime.

  • Por, prandaj kishte dhe mjaft kohë që deputetët të kuptojnë se ajo që po ndodh në Parlament është e pakuptimtë. Ka mjaft kohë, që vetë qytetarët, pa nevojë për ndikim nëpërmjet PR apo sistemeve spin që ndikojnë mbi të menduarit e tyre, të ndjekin në mënyrë origjinale se çfarë ndodh, pa u ndikuar nga anë të ndryshme. As nga unë, as nga deputetët e tjerë.

Çfarë nëse vazhdon kjo metodë filibastering për bllokim të seancave, a do të ndjenit përgjegjësi si kryetar i Parlamentit?

  • Unë lajmërova se pas pushimeve sjellja e deputetëve nuk do të jetë ashtu siç ka qenë. Unë lashë mjaft kohë që qytetarët të mund të vërtetojnë atë që unë vetë konsideroj, këtë gjë unë e ndjej dhe e di në bazë të ndjekjes së reagimeve të qytetarëve, të organeve dhe ekspertëve të pavarur dhe në përgjithësi të publikut, dhe jam mjaft i vetëdishëm që të di se tashmë ka ardhur momenti, që normat e Rregullores duhet zbatuar deri në fund.

Deri më tani jemi mësuar me idenë e kryetarit të Parlamentit, i cili udhëhiqet nga qendrat fuqisë, nga parta nga e cila ai vjen. Në rastin tuaj, kjo tendencë vazhdon apo jo? Nga BDI ka kritika në lidhje me mënyrën se si ju i drejtoni seancat, sipas disave jeni i rreptë, sipas të tjerëve jo dhe në disa momente akoma joserioz?

  • Unë udhëhiqem nga Rregullorja dhe procedura. Ndërsa se çfarë perceptimi personal kanë qoftë deputetët, qoftë qytetarët, kjo gjë është personale, unë nuk preokupohem me atë. Karakteri im është i tillë, që kur me bindjen time vlerësoj se një punë ka marrë drejtim të keq, e di se atë gjë nevojitet ta zgjidh në mënyrë tjerët dhe vihem në rolin e atij që e zgjidh rastin, gjegjësisht situatën. Ndërsa, se a mendon dikush se jam tepërsisht i rreptë apo dikush tjetër se nuk jam shumë serioz, kjo është mënyra ime e të punuarit, jo vetëm këtu, por edhe si deputet dhe si ministër i mëparshëm dhe oficer. E kam pasur atë liri në komunikim, duke mbajtur distancën e domosdoshme.

A vlen kjo edhe për liderin e partisë BDI, Ali Ahmeti?

  • Poashtu edhe me liderin, pasi që nga momenti kur më lajmëruan se do të isha i nominuar për kandidat për kryetar të Parlamentit, mendoj që disa gjëra në raport me këto çështje i kemi qartësuar që atëherë. Pse? Unë për një kohë të gjatë jam brenda organeve të partisë. Nga thememelimi e deri më tani, në vazhdimësi kam qenë anëtar i kryesisë, i bordit ekzekutiv të partisë, dhe mes vete ne njiihemi tashmë shumë mirë edhe nga aspekti i karakteristikave personale. Lideri Ali Ahmeti është i vetëdishëm për karakterin tim, për veçorinë e karakterit tim dhe ai nuk përzihet në ato punë. Unë, si koordinator kam pasur lirinë e plotë në vendimarrje nga aspekti i Parlamentit dhe organeve të punës. Në këtë kontekst, kam bërë të ditur dhe nëpërmjet emërimit, se në momentin e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, sipas dispozitave të Kushtetutës, atij i pushojnë funksionet në organet partiake. Dhe unë e zbatoj këtë, prandaj kam thënë: Ose kjo do të jetë diçka ndryshe, ose nuk duhet që diçka të zbatohet vetëm në kontinuitet.

Çfarë do të thotë ndryshe?

  • Do të thotë që Parlamenti të jetë parlement. Të ketë vendin e vet në sistemin politik, ashtu siç thuhet me Kushetetutë. Dhe unë mendoj që gjatë këtyre 3 muajve të udhëheqjes së Parlementit ua kam bërtë të ditur këtë të gjithëve, duke përfshirë edhe Qeverinë, u kam bërë të ditur se kush ku e ka vendin, në lidhje me atë se çfarë do të thotë hierarki e pushtetit, duke i respektuar të gjitha rrethanat dhe specifikat e pushteteve. Dhe në këtë kontekst është edhe letra e Qeverisë drejt Parlamentit, me gatishmëri të jetë më shpesh transparente, të shfaqë transaperncë në mënyrë tematike për disa gjëra, por për momentin në lidhje me çështje të tiilla, ekziston një pengesë rregulative.

A do të ndryshohet përfundimisht Rregullorja e Parlamentit?

  • Rregullorja nuk mundëson një veprim të tillë. Mirëpo, nën kornizat e fushëveprimit të detyrimeve të Parlamentit, sipas planit 3-6-9, ne tashmë kemi formuar një grup pune, i cili do të punojë për ndryshime draft, gjegjësisht për plotësim të Rregullores. U dhashë afat shërbimeve që ta përgatisin këtë gjë, duke i pasur parasysh të gjitha ndodhitë paraprake, dhe sipas pikave të Rregullores, të precizohen dispozitat, që të mos lëmë dispozita të dykuptimta. Këtu do të vijë edhe transparenca e Qeverisë, dhe jo sikur deri më tani, një herë në muaj, të enjten e fundit. Tani tama kur të përfundojnë 100 ditët e para, hymë në fazën e zgjedhjeve lokale dhe deri në fund të fushatës zgjedhore nuk do të mund të organizohen seanca me pyetje të deputetëve drejt Qeverisë. Nevojitet të mendohen dhe të parashikohen në Rregullore edhe situata të këtilla dhe ajo të plotësohen në këtë aspekt. Më pas do të krijojmë debat me të gjitha grupet e deputetëve, që të mund të dalë në pah ideja dhe nëse ka pajtim që të hymë në procedurën e ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores, të mund ta bëjmë këtë gjë.

A është e domosdoshme që ndryshimet e Rregullores të jenë me konsenzus?

  • Rekomandohet që të bëhen me konsnzus, por në fund, nëse mendojmë se kjo gjë do t’i përmirësojë marrëdhëniet, shumica gjithsesi nuk është e kufizuar që të mos veprojë, pasi një shembull të tillë kemi. Ju e dini, në situatë kur LSDM ishte jashtë Parlamentit, në raport me disa konkluzione të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera relevante ndërkombëtare, në u futëm në fazën e ndryshimit të Rregullores në pjesën e procedurave për Buxhetin etj. Kjo ndodhi në vitin 2013, pas 24 dhjetorit, 2012. E ndryshuam pa praninë e opozitës, që do të thotë që nëse vlerësohet se do të ishte më adekuate të rregulloheshin disa gjëra, nuk do të duhej të ishim skllevër të asaj ndaj së cilës, ekskluzivisht nga aspekti politik, opozita ka qenë kundër. Unë do të përpiqem që procesi të jetë përfshirës, në përshtatje me të gjithë. Rekomandohet që të bëhet me konsenzus. Por, në rast se nuk merret parasysh nevoja, jo e shumicës, por e institucionit të Parlamentit, puna e të cilit duhet të jetë e tërësishëme dhe funksionale, në kuptimin që nuk duhet të ketë dispozita të dykuptimta, të cilat mund të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe të keqpërdoren, do t’i qasemi ndryshimit, gjithsesi.

Cilat janë motivet të deputetëve meshkuj të VMRO-DPMNE-së, të cilët ju fyejnë kaq shumë?

  • Unë këtë e lë në fushën e tyre personale dhe nuk dua të përdor terme të cilat mbase do të kuptoheshin në mënyrë jo të duhur. Lë në dorën e qytetarëve që të vlerësojnë dhe të definojnë se çfarë do të thotë ajo dhe përse sillen në atë mënyrë.

Gjithsesi, nuk tingëllon fare mirë.

  • Kam përshtypjen që duhet të fillojë t’u duket pak keq edhe atyre. Unë thashë, nuk preokupohem me raportet personale të dikujt. Nuk pretendoj që askujt t’i imponoj një raport me mua në aspekt personal, si sjellje personale. Si duket, ose nuk kuptojnë se janë deputetë, e kanë kod tjetër të sjelljes. Kodi dhe etika e sjelljes së funksionarit të përzgjedhur, sidomos të një deputeti, nuk është punë të cilën mund ta ndreqni me anë të rregulloreve. Ajo është punë e një sistemi vlerash, i cili fitohet përgjatë gjithë procesit jetësor. Nuk do të mund të them diçka më tepër, që të mos keqkuptohem. Pasi, fjalët janë të tilla. Populli nuk thotë më kot: “Derisa nuk thua asnjë fjalë, je zot i të pathënës. Fjala e thënë është zot i njeriut.”

A ju qortoi lideri Ali Ahmeti, që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski e thërriti mbrëmë që t’jua tërhqite vëmendjen, t’ju përmblidhte pak për mënyrën se si i udhëhiqkeni seancat?

  • Unë ju thashë, Ali Ahmeti nuk mund të më qortojë. Ali Ahmeti është deputet, unë jam kryetar i Parlamentit dhe në këtë aspekt, ne i kuptojmë raportet tona. Ndërsa Ilija Dimovski me mënyrën në të cilën iu drejtua Ali Ahmetit është jokorrekt. Së pari, me sjelljen e tij ndaj një lideri partie. Në një rast unë i thashë që as në funksionin e kryetarit të Parlamentit, nuk do të sillesha ashtu as ndaj Nikolla Gruevskit, as Zoran Zaevit, as Menduh Thaçit, kur ishte lider, as ndaj Bilall Kasamit, kryetarit të Besës, as ndaj Zijadin Selës, as ndaj kujtdo lideri të partisë apo deputeti. Është e pahijshme që një koordinator i një grupi deputetësh të sillet ashtu ndaj dikujt që është deputet. Dimovski mund t’i drejtohet në atë mënyrë një koordinatori tjetër të një grupi deputetësh, e jo një deputeti që nuk ka mundësi t’ia kthejë fjalën, siç ndodhi me rastin e Ali Ahmetit. Ahmeti nuk është koordinator. Keqpërdoret foltorja dhe fjalimi ndaj dikujt që nuk mund të kundërpërgjigjet.

A do të kishit pranuar që brenda kohëzgjatjes së diskutimit, një deputet në Parlament të lëshojë inçizime të bombave tashmë të publikuara?

  • Unë nuk kam mundësinë që të shoh se çfarë mbajnë me vete dhe nuk mund të reagoj në atë moment. Por nuk është gjë që rekomandohet. Nuk është mirë për nga aspekti etik. Kjo gjë mësohet gjatë procesit të jetës dhe edukimit. Do të ishte etike të mos keqpërdoreshin ato materiale, pa marrë parasysh nëse janë publikuar apo jo. Të gjithë mund të kemi akses në Youtube që t’i shohim, por nuk është e moralshme që t’i përdorim tani për politikë.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира